Përplasje mes lojtarëve dhe Panuccit, a është koha për “ciao mister”?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Humbje e shëmtuar, lojë mediokër, skema të provuar në moment, lojtarë jashtë roleve të tyre, zëvendësime të dështuar dhe në fund gjithçka i faturohet një personi… Christian Panucci-t. Në çdo ekip, kur nuk ecin situatat, gishti drejtohet te numri një i stolit dhe kështu ndodh pas humbjes kundër Skocisë me rezultatin 2-0. Shqipëria nuk shkon askund me këtë trajner, pasi problemi i tij kryesor është që nuk ka skuadrën me vete.

Nuk është më sekret, asnjë nga futbollistët nuk e ka përzemër. Nuk ka si ta kenë kur Panucci mban një distancë të frikshme me to, si gjenerali me ushtarët. Italiani zbulon formacionin 2-3 orë para ndeshjes dhe nuk shpjegon kurrë se pse ndryshon titullarët, apo nuk i tregon kurrë arsyet se pse nuk luajnë. Në fund, rezultati është si ai që kishim në Skoci, një katrahurë e vërtetë.

Takimi i humbur në “Hampden Park” ishte një goditje e fortë, pasi kjo kombëtare nuk të jep aspak shpresë. Kaotike në çdo veprim, futbollistë jashtë ritmit dhe pa stacione pasimi. Reparte të shkëputura, pa pasion, pa grintë, absolutisht ZERO. E si të mos mjaftonin të gjitha këto, në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Skocinë u bë gjyqi. Britma dhe ulërima janë dëgjuar mes Panuccit dhe futbollistëve. Prej atyre që tregojnë qartë hendekun e thellë që ekziston mes numrit një të stolit dhe lojtarëve.

Panucci nuk ka fenomenë, lojtarët shqiptarë nuk kanë nivel të lartë, e dimë. Nuk i kishte as De Biasi, por të paktën kanë shpirtin dhe dëshirën për të luajtur. Me italianin tjetër vinin me qejf në përfaqësuese, ndërsa me Panucci është kthyer në stres me vete. Momenti më i mirë për të reflektuar, mbase është momenti i duhur për të thënë “ciao mister”. Nuk mund të ngopemi me fitore me fat e të lutemi në kishë dhe të falemi në xhami që Strakosha të kthehet në superhero. Fati të ndihmon njëherë, fatkeqësisht për ne, Panucci e kishte me Izraelin.

Mbrojtja dhe 100 hallet e Panucci-t

Një vit më parë fitonim ndaj Lihtenshtejnit, debutim perfekt në shifra për Christian Panucci-n, por më pas nisi makthi: 7 ndeshje rresht duke pësuar të paktën një gol për takim, një rinovim tepër i vështirë, kthim te veteranët dhe fitore kundër Izraelit, për të marrë pak frymë.

Javën e shkuar më në fund nuk pësuam gol, por nuk mund të harrojmë heroizmat e Strakoshës dhe fatin e madh, sepse një penallti në favor të Izraelit arbitri mund ta jepte, kur portieri kuqezi ndali Zahavin, i cili po shkonte i vetëm drejt portës.

Humbja në Skoci na riktheu në tunel, sepse paraqitja ishte mediokre, përtej rezultatit. Nëse Skocia do kishte një Lukaku në sulm, mund të kishte shënuar nja 7 gola, aq të mëdha ishin gropat në mbrojtje.

Pas ndeshjes Panucci deklaroi se nuk kemi mbrojtje dhe nëse nuk e rregullojmë, nuk shkojmë gjëkundi. Pjesërisht e vërtetë, por nuk është problem vetëm reparti i mbrojtjes. Së pari, nëse Hysaj kthehet në lojtar modest në kombëtare, nuk është faji i tij, pasi në krahun e tij shpesh vërshojnë kundërshtarët dhe askush nuk e ndihmon. Histori e njëjtë me Binakun në krahun tjetër, sepse “suedezi” është perfekt kur sulmojmë ne, por nuk e dublon askush kur na mbyllin në mesfushën tonë. Në qendër Veseli e Gjimshiti nuk duket se formojnë një dyshe perfekte dhe të paktën në Skoci Panuçi duhej të kishte besuar më shumë te Mavraj. Po, është ende pa ekip (po firmos këto ditë në Greqi), por mbrojtësi veteran ka shumë eksperiencë dhe do të kthente ekuilibrat dhe qetësinë në prapavijë. Përveç kësaj, edhe Panucci do të kishte mundësi të thoshte pas ndeshjes: “Luajti Mavraj sepse duhet ta ndihmojmë në këtë moment të vështirë”. A nuk tha kështu edhe për Alijin e ndonjë tjetër?

Gjithsesi, problemi i Panucci-t është më i madh se kaq, sepse në sulm jemi zero. Pa Grezdën e Roshin, që krijojnë të vetëm raste e gola, pa Sadikun që me kombëtaren ka qenë gjithnjë në lartësinë e duhur, por edhe pa punëtorin Cikalleshi, i cili ka dalë “armik i partisë”, duket se Panuçi nuk ka më asnjë zgjidhje. Balaj duket si një planet më vete dhe rrallë i shkon ndonjë pasim, ndërsa rotacioni i Panucci-t bëri që të humbnim edhe fantazinë e Hykës, ndërsa Gavazaj është ende larg të qenit i denjë për formacionin titullar në kombëtare, por luan nga halli.

Me një mesfushë plot arna, Panuçi i lejon vetes të lërë jashtë edhe Migjen Bashën, duke mos i besuar asnjë minutë në Skoci, ndërsa mesfusha ishte tërësisht e ndryshuar nga ndeshja kundër Izraelit dhe ishte e qartë që nuk funksiononte.

Po skema? U fol e u stërfol për ndryshimin fantastik të Panuçi-t në pushim, duke kaluar me 3 lojtarë në qendër të mbrojtjes dhe duke e ftuar Skocinë të ngulte çadrën në zonën tonë. Siç e tha edhe Hysaj, skema e vetme që ishte provuar ishte ajo që na dha fitoren ndaj Izraelit, ndaj ndryshimi në një moment që ishim 0-0 dhe po mbaheshim, edhe pse me vuajtje, nuk ka kuptim.

Na mundi Skocia, ose më saktë na shpartalloi Skocia, që është ndoshta në pikën më të ulët në historinë e saj këto dekadat e fundit, sinjal më shqetësues se kaq nuk ka. Për fat tani presim Jordaninë në miqësore, kushedi sa gjëra do rregullojmë aty…

Urdhri nga lart, lëvizja e vetme pozitive e Christian Panuccit

Shqipëria po humbet 2-0, në minutën e 90’+1′, trajneri Christian Panucci hedh në fushën e lojës një mbrojtës. Një mbrojtës? Mediet e huaja dhe specialistët ndërkombëtarë mund të jenë hutuar dhe ta kenë quajtur si “të çmendur” teknikun italian, kurrsesi “sharlatan” se do i kishte hedhur në gjyq. Në fakt, aktivizimi i Enea Mihajt ishte e vetmja lëvizje e zgjuar e numrit një të stolit.

20-vjeçari kishte pranuar ftesën e Shqipërisë pas shumë vuajtjesh dhe tashmë nuk mund të ndryshojë më vendimin e tij. Aktivizimi me “shqiponjat” në një ndeshje zyrtare vulos përfundimisht fatin e tij me kombëtaret. Mihaj ishte i dyzuar, pasi priti deri në momentet e fundit kombëtaren e shpresave të Greqisë, në momentin që ftesa nuk i erdhi atëherë gjeti në një cep të vetes ndjenjat e atdhedashurisë dhe zbuloi se nuk është aq keq të jesh shqiptar.

Aktivizimi i tij në fushën e lojës ishte i detyrueshëm, pasi lojtari i ri me premisa të mira për të ardhmen mund të ndryshonte sërish mendje. Panucci e kishte marrë urdhrin që para ndeshjes se një nga zëvendësimet e kishte të djegur me lojtarin e Panaitolikos. Një top ndali me gjoks dhe një vrapim të shpejtë kur zëvendësoi Veselin, kaq mjafton. Në Shqipëri për sfidën kundër Izraelit nuk ishte as në stol, pasi Federata i druhej reagimit të tifozëve, por kundër Skocisë “dogjëm” një lojtar, i vetmi aspekt pozitiv i sfidës.(Telesport)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Përplasje mes lojtarëve dhe Panuccit, a është koha për “ciao mister”?”

  1. Gjakovari says:

    Panuçin ta heqin direkt. Ja qifsha mjekrren gomarit, nuk vlen asnje lek. Hedh dhe njerezit ne gjyq pale!? Mjeran qe kujton se respekti fitohet me zor.

  2. Kellira says:

    Anal-istet Shqiptare kapen pas trajnerit a thua se ne kemi me shume takat dhe kemi nja 100 futbollliste ne liste per Kombetaren.
    Kaq takat kemi. Kaq do te marrim.
    Panuci po tenton te filloje nje cikel te ri me lojtare te rinj por kalimi do te jete i veshtire. Po aq e veshtire eshte edhe gjetja e nje De Biazi 2.
    Them se i duhet dhene kohe se perndryshe askush nuk do te kete guxim te filloje nje cikel.
    Strakosha – Hysaj – Binaku (Veseli jo keq) eshte nje fillim i mire. Duhen mbushur vrimat e tjera. Dhe sidomos duhet me bo nji gol. Do ndryshonte shume ne Skoci ai gol…

    1. Jep says:

      Shoku, ne I dime lojtaret tane. Po pikerisht eksperimente me lojtare qe Jane pa eksperience si ndoji apo prenga, bashke me lilaj, Duke ndryshuar komplet mesfushen.
      A lihet hyka ne stol, ah po harrova panuci e kish bo skemen me krosa te lart dhe hyka esht I shkurter.
      Apo basha qe ish me I miri kunder izraelit?
      Na vjen keq se kombtarja aktivizon lojtare qe do duka ti promovoj me zor.
      Dhe me hyken e bashen mund t humbnim, po te pakten loje me te rrjedhshme do kishim bere.
      Pastaj guri Luan rregullisht ne belgjik, lojtare I ri esht, pse nuk eksperimenton dhe me gurin?
      Megjithe respektin, Bala Luan 1 neshje ne vit ne rusi, dhe ate zevendues.
      Kto na inatosin ne si tifoza se spretendojm gjera te medha, po te pakten loje me dinjitet mund te behet

      1. Kellira says:

        Mire e ke ti @Jep por fizikisht skocezeve nuk ia del dot Gjermani jo me neve qe kemi keta lojtare qe kemi dhe jemi ende ekip ne ndertim.
        Nuk di te them si i ka dale “ekuacioni” Panucit por nuk ka ndonje cudi te rrifesh nga Skocia. Ketu e kam llafin.
        Po vuajne ekipe te medha per te rindertuar si italia, Gjermania apo edhe Hollanda e prandaj them qe edhe analizat s’duhet te jene kaq Zi per Shqiperine. A thua se per ke po flasim!
        Tifozet kane te drejte te irritohen se ndryshe nuk quhen “Tifoze” por analistet pak me qete. Si thashe me pare keta edhe De Biazin e bene lecke!
        Une si tifoz i qete shoh elemente pozitive. Te tjerat do t’i shohim rruges.

  3. Endri says:

    Nuk echte trainer per kombetare, duhet te zevendesohet urgjentisht. Per mua Edi Rama do e bente me mire kete pune, ai din gjithcka dhe mund ta nxjerre ekipin nga amullia ku ndodhet.

  4. Kombi says:

    DUHET TA KUPTOJNE TE GJITHE , TRANIERET E HUAJ SHESIN NDESHJET E SHQIPERISE . THJESHT NUK I INTERESON FAMA E KUQEZINJVE 🖕🖕🖕.VETEM DUAN TE FITOJNE PARA . KETE BERI PER SHUME VITE GANIU .

  5. ME EMER says:

    .. kur e kuptoni qe mefusha nuk funksiononte , pse nuk u aktivizua KACE ..?! .. E kuptoni qe lojtaret “fshihen” per te mos marre pasim ?! HIDHINI NJE SY SKUADRAVE QE BEJNE LOJE “XHONGLERE ” ME PASIME TE SHKURTERA ..! KJO DUHESHE DJE NE MBREMJE ..!.. DUHEN LOJTARE ME TRU ..!

  6. tttt says:

    Kushdo tranier te jete dhe me i mire ne bote qe qarkullon, nuk mund te marri fitore me futbollista jashte forme dhe pa klas. Skocia ishte skuader amateroske, por qeti viktima ne fushe

  7. XXX says:

    Edi Rama po mxerr mje popull te tere nga amullia jo nje grusht futbollistesh. Une jam dakort qe Edin ta bejme trajner..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *