Populizmi i panevojshëm me transmetimet analoge

11 Shtator 2018, 20:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kaosi 24 orësh i krijuar  në zonën Tiranë- Durrës pas fikjes së sinjalit analog në transmetimet televizive është një ngjarje e vonuar dhe shtyrja e transmetimit numerik është një populizëm i panevojshëm. 

Shqipëria ka pasur detyrim qysh në vitin 2015 të kalonte transmetimin televiziv nga rrjetet analoge, në ato numerike, për të liruar frekuencat kombëtare sipas një plani për rregullimin ndërkombëtar të frekuencave, ku Shqipëria ka detyrimet e saj. 

Është një vendim i qeverisë së Sali Berishës më 2008, i cili buron nga detyrimet ndërkombëtare që ka Shqipëria, dhe jo nga ndonjë politikë lokale. Prej vitit 2015 deri më sot, ky proces është shtyrë nga kaosi i frekuencave dhe nga uzurpuesit e frekuencave, që tashmë i njohim të gjithë dhe që kanë krijuar një monopol në tregun shqiptar. 

Tirana dhe Durrësi janë rajoni i katërt në radhë që po ndodh ky proces. Më parë ky proces ka kaluar me sukses në Korçë, në Berat dhe në Fier, pra në tre qarqe të mëdha të Shqipërisë. Këto tre qarqe kanë thuajse një vit që punojnë në frekuenca numerike dhe nuk ka ndodhur ndonjë kaos. 

Kaosi në Tiranë vjen natyrisht prej numrit të lartë të popullsisë dhe mungesës efikase të njoftimeve për procesin. Do të ishte më mirë që AMA ta fikte çdo javë 10 minuta transmetimin e TV-ve, dhe më pas të jepte njoftimin sqarues, ose të gjente ndonjë formë tjetër publiciteti. Kjo, sa i takon detyrimit për njoftim. 

Problemi real mendoj se qëndron tek dekoderat. Fakti që procesi u shty deri në janar, nuk e zgjidh problemin e mundësisë së pagesës së dekoderit, prandaj këtu duhet të ndërhyjë qeveria. 

Dekoderi mund të kompensohet në faturën që ne bëjmë për pagesën e RTVSH, ose përmes një forme tjetër, për të siguruar që cdo familje shqiptare të marrë një dekoder universal falas. Ose qeveria ta përcaktojë standardin e të ardhurave të familjeve dhe të kompensojë ata që nuk kanë fuqi blerëse, poshtë një kufiri. Ky proces ka kuptim. 

Fikje- ndezja e transmetuesve nën ndjesinë e presionit pubik, është tërheqje populiste dhe nuk e zgjidh problemin. Shqipëria është e detyruar të kalojë në transmetime numerike dhe kjo nuk është as çështje e Edi Ramës, as e Sali Berishës, por çështje e detyrimeve ndërkombëtare që kemi si shtet. 

Problemi jonë është se nuk dimë të menaxhojmë as detyrimet ndërkombëtare dhe kemi tre vjet që e vonojmë këtë proces, dy vjet duke u marrë me tekat e uzurpuesve të frekuencave, dhe një vit duke e menduar kur ta fikim sinjalin analog, se mos ndërpresim seritë e Ertugulit. 

Fakti që tre qarqe në Shqipëri e kanë përballuar pa problem këtë reformë rrënjësore, do të thotë se kjo mund të bëhej dhe në Tiranë dhe Durrës, por fushata informuese duhej të ishte më agresive dhe njerëzit të mos ndjeheshin si të kapur në kurth, për t’iu turrur dyqaneve për dekoder. 

Kështu ndodh kur gjithë lekët e fushatës informuese i merr Sandri dhe në fund rezultati është që njerëzit as kanë marrë vesh se çfarë duhet të ndodhë me trasmetimet, por e marrin vesh menjeherë se ku shitet dekoderi. Uzurpuesit e frekuencave që vonuan procesin për tre vjet, thjesht shpejtuan shitjen e dekoderave. Kaq ka ndodhur.

23 komente në “Populizmi i panevojshëm me transmetimet analoge”

  1. katarakti says:

    Kam deshire ta pyes Meron: A ben per kryeminister ky piktori apo jo?! Se te gjitha punet po i le çale çale. Nje opozite hajdute dhe e diskredituar e ka vene perpara! Edhe per ca dekodere nuk di ta beje punen si duhet qe te mos shkaktoje panik dhe rremuje. Jo faji eshte i AMA-s, jo i drejtesise, jo kesaj dhe i asaj. Po ku eshte roli dhe dora e qeverise dhe kryeministrit?!

    1. ben says:

      Dmth
      Ky tipi qe eshte km
      Nuk jua fut dot atyre qe kane vjedhur frekuencat qe jane pasuri publike
      Dhe thjesht ja fut popullit.
      Dmth ja fut popullit 2 here.
      More Mero ke pyetur gje o byrazer se sa vende europiane e kane kete gjene me frekuenca digitale???
      Dhe sa I kane shitur keto dekoderat ne perendim ????
      Se mos valle I kane dhene pa leke andej o mero dhe ky europiani I madh po ju rrjep skalpin njerezve
      Di gje ti per kete pune??????
      PS: e more vesh o mero se ne guine ca puntore te nje porti qe qeveria donte ta jepte me koncesion bene greve me parullen “mos ma na beni Guinene si Shqiperia” e kupton ku ka aritur ky vend sa edhe zezaket kane filluar te ne perbuzin

      1. gjeneral gramafoni says:

        Bravo komentuesi “beni”
        .
        Jam dakort qe kete tipin km dmth Edi Ramen qe paska vjedhur frekuencat dhe ja fut popullit dy here TA VARIM NE LITAR si thoshte shtrigu Berishi per Shoshorin dikur…ose ta egzekutojme Ramen sipas KANUNIT LEK DUKAGJINIT se vjedhja e ‘frekuncave’ eshte krimi me i madh ne bote ku vrasja 21 janarit apo gerdecit duken lodra para frekuencave..me mire pa buke dhe pa uje se pa frekuenca
        .
        Le ta flasim seriozisht>
        .
        Po mire o komentues ju qe po kryqzoni Ramen pe Gabimet e Tij ku ishit kur Sali Bythisha e shkerdheu ate vend me Lulat..Xenat-Brecanat..Mulat..Kulicat dhe Dobicat e Serbit ?
        .
        Eshte detyrim kombetar te ju kujtoj krimet e Salibishes qe ju pshurreshit nga frika dhe keni gjetur nje Rame njerzor dhe human dhe beheni garipa..

        ..

        Fifty Shades of Berisha Grey is criminal erotic romance novel by Berish & sons

        1.Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. ,Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta,, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

        2. prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: ,Ti e ke idhull Enverin, Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.

        3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel ,Dajtit, në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.

        5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.

        6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe ,??fshesës Berisha,??, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

        7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës ,Alpine, Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës ,55, Ndërkohë që menaxherja e ,Alpine, ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

        8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.

        9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.

        10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit ,për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, ose atë që u konsiderua si ,??Ligji i gjobave, Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

        11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës ,??Omiros, në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

        12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99

        13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

        14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

        15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.

        16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.

        17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

        18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.

        19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën ,Bechtel Enka,. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.

        20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s,??duam të ndryshojmë mandatin

        21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: ,Zoti e shpëtoftë Shqipërinë, Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.

        22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

        23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.

        24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e ,??Argita Berishës,??, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si ,??shërbim konsulence dhe avokatie,??, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

        25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
        Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën ,??Trans Digging,??, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.

        26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa ,??Made in China,??.

        27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

        28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.

        29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

        30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

        31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.

        33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim

        34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.

        35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.

        36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

        37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t,??u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.

        38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

        39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. ,??Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t,??u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi,??, ,?? tha kreu i Financave.

        40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit ,??Për territorin,??. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

        41. 16 dhjetor 2008: Ligji i ,??Spiunëve,??, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. ,??ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera,?? deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: ,??Dosjet,?? një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për ,??dosjet,??: shkelet kushtetuta

        42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e ,??Plazhit të Gjeneralëve,??. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

        43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i ,??Jalës,??, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

        45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për ,??sheltin detar,?? që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.

        46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

        47. Në një kabllogram që ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit flet për një sondazh të USAID, i cili demaskon demagogjinë e qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit të USAID, 92 % të shqiptarëve mendonin se korrupsionin ka mbërthyer zyrtarët e lartë të shtetit. Në kabllogram thuhet se opozita dhe disa eksponentë të mazhorancës e përshëndetën sondazhin, por Berisha heshti. Sipas Uidhers, Berisha ishte i revoltuar nga sondazhi pasi të dhënat binin në kundërshtim me rezultatet që kishte propaganduar ai. Një tjetër kabllogram i bujshëm që daton në muajin janar të vitit 2009, kur dhe kryeministri përgatiste strategjinë e re elektorale, flet për korrupsionin në qeveri. Në kabllogram thuhet se Berisha dështoi plotësisht në luftën kundër korrupsionit. Sipas Uidhers në vitin 2009 shqiptarët mendonin se kishte më shumë korrupsion sesa në 2005, kur u larguan socialistët. ,Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005. Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje,??, thuhet në kabllogram.

        48. Disa ditë më parë u zbardh skandali i djalit të kryeministrit. Kabllogrami i datës 20 qershor 2008 përcjell detaje të rëndësishme për tragjedinë e Gërdecit, të cilat Ambasada Amerikane i ka siguruar pas një takimi që ambasadori Uidhers ka zhvilluar me shefin e Shtabit, Luan Hoxha. Sipas këtij kabllogrami shefi i Ushtrisë, Luan Hoxha kërkoi të takohej me ambasadorin për të folur rreth shkarkimit nga detyra, bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme përfshi pikëpamjet dhe faktet rreth Gërdecit. Në këtë takim gjeneral Hoxha ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij, për atë që ndodhi më 15 mars 2008. ,Gjatë gjysmës së projektit në dhjetor 2007, Hoxha ishte urdhëruar nga Mediu pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas sipas Luan Hoxhës, u konfirmua si Shkëlzen Berisha djali i kryeministrit thuhet në kabllogram.

        49. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit në nëntor të vitit 2008, flet për një skemë korruptive të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me misionet paqeruajtëse. Sipas Uidhers, Shefin aktual i Shtabit, Kolonel Xhemal Gjunkshi është i përfshirë në një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak. Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë. ,Sipas llogarive jozyrtare, komandantët e lartë të ushtrisë kërkojë një ryshfet deri në 7,000 dollarë nga një ushtar për ta emëruar në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak,, thuhet në kabllogram.

        50. Një kabllogram që ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se Lulzim Basha ka lidhje me botën e krimit. ,Sipas një burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtëm, Basha, i cili përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lehtësimin e lirimit nga burgu të kriminelëve të njohur në Elbasan në këmbim të mbështetjes nga familjet kriminale. Të afërm të kriminelit premtuan të ,organizojnë, njerëzit e tyre në Elbasan në mbështetje të Bashës. Krimineli u lirua më 29 qershor, ditën pas zgjedhjeve, thekson Uidhers ect ect

        ____________

        Eshte jo vetem antishqiptare por dhe kriminale qe te harrohen Krimet e Kucedrit
        dhe te kerkohet “VARJA NE LITAR E RAMES”..per frekuencat

        1. Zigur Qarri says:

          D.m.th,ne nuk kemi te drejte morale apo ligjore,te “kryqezojm Ramen per gabimet e tij”?-sepse e keqja e Berishes
          ka qene shume here me madhe!Imagjino hajdutin qe nuk ka vjedhur shume,te justifikohet para trupes gjykuese me
          argumentin,se s’kan perse e denojn,se te tjeret kan bere kerdine!Greket,edhe pse kan mbi 200 vjet qe jan çliruar nga
          Turqia,per gjendjen deshperuese te tyre,fajsojn akoma turqit!Ahmet Zogu i maste sukseset e tij,ne raport me gjendjen
          ne kohen e sundimit turk,Enver Hoxha ne raport me gjendjen ne kohen e sundimit Zogist,Sali Berisha ne raport me
          gjendjen ne kohen e socializmit,Edi Rama(ashtu si edhe ti)ne raport me gjendjen ne kohen e Sali Berishes!Suksesi apo
          deshtimi,nuk matet ne raport me te tjeret,por me ate çka bën konkretisht ne periudhen qe qeveris.Kur”rilindja” ishte
          ne koalicion me LSI-n,fajsonte ate per çdo deshtim,tani eshte kthyer perseri te armiku i vjeter.Po nese nuk denohet
          Berisha nga drejtesia?Tani jemi ne 20018,Kryeminister kemi Edvin Ramen,qe eshte pergjegjes per çdo deshtim te
          qeverise,prandaj edhe kritikat(normal si ne te gjith Boten) i drejtohen qeverise dhe jo opozites,ndryshe nuk ecet as
          edhe nje hap perpara,ndryshe justifikojm te keqen.

        2. Fair enough says:

          Ke shkruar shume gjate per te te lexuar. Per sa I peeked pyetjes ku ishim ne atehere ja Po ta them edhe per te tjeret: Ishim te 1 milion shuplakat qe ju dhene Berishes.
          Po zhgenjimin total qe Po na shkakton ky km dhe administrata injorante, e paafte, pa pike empatie nuk na I ka shkaktuar as S Berisha.
          Na I vrau shpresen.
          Zhgenjim total.
          Kancerin jo vetem qe s e shkuli, Po e ushqeu.
          Kaq.

  2. nezirja says:

    SI S’KANE TURP KETA PALACO,,,KETA NDYRESIRA,,,VJEDHIN NE TE KATER ANET,,NE DOGANA,,,,TATIME,,,,TAKSA,,,TANI DUAN TE NA LENE DHE PA TELEVIZOR,,,,SEPSE EDI RAMA ESHTE BASHKEPRONAR ,,,,,,,,,,,TEK DIGITALBI,,,,,,, DHE KERKON TE SHESE DEKODERAT PER TI RRITUR FITIMET KOMPANISE DHE KESHTU FUT PARA NE XHEP TE VET,,,,NGRIHUNI O POPULL ,,,MOS RRINI TE TULATUR NGA MASKARALLEKU QE NA KA HIPUR NE QEVERI,,,,KETA HAJDUTE SI TE DJATHTE E TE MAJTE ZBRESIN NGA PUSHTETI VETEM ME PLUMB.///

    1. qytetar says:

      Na pri shoqja Nezire,por merr dhe hajdutet e partise tende.Mut i jati mut i biri mut ai qe beri tane.Po su qerua kjo glase politike skemi gje ne vije

  3. Dekoder says:

    Po abuzimi qe behet o Mero,dekodera qe kushtojne 3$ dhe shiten 30$ si te duket ty? Apo edhe kjo eshte e detyruar nga BE per te nxjere miliona euro pronaret e mediave? Mbas nje viti do nxjerin dekoder te ri dhe te paguajne prape shqiptaret,se ju duhen leke pronareve te mediave…

    1. O trapo ku jane 3 dollar dekoderat.
      Te gjithe na hiqeni si kompetenta ju injorantet qe keni mesuar alfabetin .
      Keto jane bere ne itali e kudo dhe nuk ka pase asnje kundershti.
      Ketu ka kaq kohe qe eshte lajmeruar,por ketu eshte injoranca fshatare aq e madhe sa cdo injrant na hiqet se di cdo gje.
      Ketu del fshatari e thote se ka bler tv 700 mije leke dhe nuk ka 30 mij te blej dekoder.
      Dhe ketyre injoranteve jo 4 muaj tja shtysh por edhe 4 vjet ,keta nuk mesojne,keta e duan me dhune,dhe ja bene mire qe ja mbyllen sinjalin qe te mos shikojne as saliun e as edi ramen qe ju shplau trute dhe jane ber si pula pa koke.

    2. Oketo says:

      Pse sa një kafe kushtojnë dekoderat ?!

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Duhet thjesht nje pajisje konverter qe te konvertoje sinjalin digital qe con provideri ne sinjal analog qe t’ia pershtasi aparateve televizive. nuk ka nevoje per te blere dekoder te ri per te kapur sinjalin e topit klanit vizionit etj. dekoderi duhet nqs ti do te kesh programet e kabllorit qe jane me pagese per te tjerat ska nevoje per dekoder apo abonim, thjesht nje konverter. dekoderat ekzistues mund te punojne me nje digital to analog converter box dhe keto nuk ka pse te jene monopol i dy apo tre kompanive, konsumatori duhet te jete i lire te zgjedhi.
    https://www.lifewire.com/analog-tv-dtv-transition-1845700

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Duhet thjesht nje pajisje konverter qe te konvertoje sinjalin digital qe con provideri ne sinjal analog qe t’ia pershtasi aparateve televizive. nuk ka nevoje per te blere dekoder te ri per te kapur sinjalin e topit klanit vizionit etj. dekoderi duhet nqs ti do te kesh programet e kabllorit qe jane me pagese per te tjerat ska nevoje per dekoder apo abonim, thjesht nje konverter. dekoderat ekzistues mund te punojne me nje digital to analog converter box dhe keto nuk ka pse te jene monopol i dy apo tre kompanive, konsumatori duhet te jete i lire te zgjedhi..
    https://www.lifewire.com/analog-tv-dtv-transition-1845700

  6. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Qellimi eshte kontrollin I celulareve, kompjuteri dhe tv. Pergjim I gjithanshem.

  7. PLARENT says:

    PO na le dhe pa televizor ,,,,,z,kryeminister ,,do te vijme Brenda ne kryeministri dhe do te fluturojme nga dritarja e zyres,,,,,mos u kruaj me popullin,/////

    1. DINIA says:

      TI QE KE SHKRUAR ME SIPER ME SIGURI DUHET TE JESH EDI PALOQJA SE AI KERCENON KESHTU!SHKO PO TE JESH BURRE E TA SHIKOSH KU SHKON ORE SHPELLAR K0KPALAR!NA MBYTEN MULET!

  8. Tr says:

    Mero,ke bere nje gabim te vogel por qe eshte me i madhi.Frekuenca DVB-T2 eshte frekuence e re dhe mbi kete frekuence do mbeshtetet dhe rrjeti 5G.
    Ti di shume shtete me frekuence 5G?
    Eshte aq frekuence e perparuar sa shoqerite me te medha te prodhimit te televizorve ne bote nuk munden ta mundesojne nje apikacion software sepse kerkohet softeware i ri komplet.
    Vertet shqiperia e ka firmosur qe ne 2008 por ke plot vende te e.u qe nuk e kane akoma kete sistem.Madje shqiperia ishte nder vendet e para ne bote qe hodhi firmen…si gjithenje,idotelliqe.
    Per te tjerat ke te drejte…ertogluli te vazhdoje pa dekoderat i blen populli.

    Persa i perket populizmit qe the, here e pare qe po lexoj qendrim te drejt per drejt kunder rames ne keto pese vite.Ky i gjati kujton se qeverris ne suedi a norvegji,ku secili ben punen qe i takon.Ky kujton se doktorri ben punen e caktuar,polici shikon rregullore,gjykatsi ligjin e biznesmeni paguan cfari i takon.
    Endrra me sy hapur

  9. Qytetar says:

    Ne qarqet qe eshte eksperimentuar,dallohen per pagesat ndaj detyrimeve.
    Por problemet Jane:
    Per cdo platforme duhet aparat dhe karte me vere !
    Kanalet e hapura nuk Jane te pavarura,por te “lira” pasi te kesh blere karten e plateformes.
    Sinjali eshte mp4, jo dixhital.
    Per cdo ambjet shtepie duhet aparat tjeter.
    Sinjalet e platformave secili per vere ,zoti per te gjithe.
    Po kape klanin te duhet antenne tjeter per topin !!!
    New 24 sinjal me pagese,A1 Report me pages sinjalin e ka 100%,Kurse i lire 20%.

  10. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Nje dite do ta nxjerr TV ne rruge, e do ti bej shu**en , mbase dhe ate tjetren duke bere Zapping ?

    TV = Mashtrim 24/7 dhe nje rrangalle e vjeteruar ku koha ka bere te sajen, bojkotojeni sa me pare kete platforme qe eshte kthyer ne nje hajduteri dhe mashtrim dhe zevendesojeni me Internet.

    1. Na more ne qaf more qafir,mos ja bej shurren tv se do ngelesh pa pare ham ham saliun qe ben thirrje per lufte dhe jo per shurr.

  11. Qytetar says:

    Ku eshte koruptuar AMA ?
    Dixhitalizim do te thote DTV !
    AMA ka pranuar ti shtoj versioni T2 !!!!
    Pra ne vend te dekorderve DTV,kemi DTV-T2
    Me kete varjant ,abuzimi eshte skandaloz,ku platformat “konkurojne” jo me programe,por me frekuenca,qytetaret duhen te paisen me disa aparate dhe antenati !!!!
    PSE ?
    Spese eshte e pamundur te futesh sinjalin me nje antene dhe ta shperdash ne ambjentet e tjera te shtepise !!!!

  12. Moralisti says:

    MERO ME VJEN KEQ POR ARGUMENTI QE TI SJELL PER FUTJEN E PAGESES SE DEKODERIT NE FATUREN E PAGESES SE RTVSH NUK KA SENS PASI JO TE GJITHE KANE NEVOJE PER DEKODERA NGA QE KANE APARATE TELEVIZIVE TE BLERA KOHET E FUNDIT. E PSE KETA ATEHERE DUHET TI DETYROSH TE PAGUAJNE PER DEKODERA QE NUK U DUHEN? DHE
    e DYTA PER TE MOS PATUR PROBLEME ME TE PASURIT E TE VARFERIR ESHTE ZBATIMI I PERVOJES ITALIANE KU SHTETI MORI PERSIPER DHENIEN FALAS TE DEKODERAVE PER TE GJITHE ITALIANET PA PERJASHTIM. KJO I SHKON FIKS SHQIPTAREVE TE VARFER, PO QEVERIA KETU MENDON PER SEJMENET E VET MEDIATIK DHE JO PER TAKSAPAGUESIT ME TE VARFER TE EUROPES.

  13. Deshmitar y says:

    Pleqte thoshin qeverria di dhe say luge e pirunj ke NE shtepi.
    Qellimi I kesaj eshte we sherbimet sekrete te mund te kontrolloje aktivitetin e kujdo ne cellular kompjuter dhe tv. Cfare pelqen e cfare shikon

  14. Qytetar says:

    Sinjali T-2 (toksor 2) nuk futet ne nje antenne,qytetaret duhet te paisen me 3 antena,per topin,klanin dhe vizionin.
    Per ta patur ne dhomat e tjera duhen paisje te tjera,dekorder dhe antene.
    Tiranasit do kujtojne kohen e antenave mbi taraca.
    Zgjidhja eshte vetem marrja e sinjali nga albtelecom,me pagese,per te mos u shqetesuar per sinjalin nga moti . Nuk eshte publicitet,por realitet,i kam te dy sinjalet ne shtepi,me toksorin nuk ja vlen,MOS shpenzoni kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje