PRAPASKENAT: Pesë emra në tryezën e Bashës për Bashkinë Tiranë, ja kush mund të jetë kandidati përballë Veliajt (polemika tek aleatët)

11 Shtator 2018, 16:03Politika TEMA

Forcat kryesore politike në vend kanë vendosur në lëvizje të gjithë mekanizmat partiakë që disponojnë në funksion të përgatitjes për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.  

Një nga “fushë-betejat” më të forta pritet të jetë “Bashkia Tiranë” ku nga njëri kamp kemi Partinë Socialiste që ka “çimentuar” kandidaturën e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, dhe nga kampi tjetër Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë futur në proces për të gjetur një figurë dinjitoze që mund të shndërrohet në magnet votash.  

Teksa na ndajnë veç disa muaj nga përcaktimi i datës së zgjedhjeve dhe shpallja e listës së kandidaturave, pranë “selisë blu” janë duke u negociuar emrat e parë të cilat kanë më shumë shanse për të bindur kryedemokratin.  

Referuar burimeve të gazetës “TemA” pranë PD, në tryezën e liderit të opozitës kanë mbërritur pesë emra konkretë të cilët janë duke u shqyrtuar si kandidatura të mundshme përballë Veliajt.  

Ndërkohë, pritet që nga strukturat e demokratëve të dalin edhe propozime të tjera me potenciale periferike për të krijuar përshtypjen se përzgjedhja ka qenë e gjerë, transparente dhe me vendim marrje unanime.  

Emrat në tryezën e Bashës:

Jorida Tabaku 

Një nga emrat më të lakuar në korridoret e PD është ai i deputetes Jorida Tabaku.  

E cilësuar si një ndër zërat që spikat për botën e shifrave brenda grupit parlamentar të demokratëve, Tabaku me gjasa mund të ngarkohet me këtë përgjegjësi.  

Ligjvënësja që le shije të mirë për komunikimin, prezantimin dhe sharmin e saj, vlerësohet në PD si një personalitet i pastër politikisht ku veç të tjerash vjen nga një familje e vjetër tiranase.  

E diplomuar për Administrim Biznes, Tabaku e njeh mirë pushtetin vendor ku ka mbajtur për dy vjet postin e nënkryetares së Bashkisë Tiranë në segmentin kohor 2011-2013 gjatë kohës kur i mandatuar në krye të saj ka qenë Lulzim Basha.  

Demokratja ka mbajtur edhe një sërë detyrash të tjera të rëndësishme ku mund të përmendet edhe ai i zv.ministres së Integrimit Europian në periudhën 2009-2011.   

Vetë Tabaku, e pyetur lidhur me gadishmërinë e saj për këtë garë, as nuk e ka pranuar por as nuk e ka përjashtuar.  

Nuk jam për sprint në politikë, jam për maratonë. Këtu do të jem shumë gjatë”, tha Tabaku në një emision televiziv duke shtuar se posti i kryebashkiakut është mbyllje karriere. 

Gjithsesi, lideri i demokratëve është duke e shqyrtuar këtë mundësi ku pritet të marrë edhe miratimin e partive aleate.  

Gerti Bogdani 

Garës së heshtur brenda demokratëve i është bashkuar sërish emri i Gerti Bogdanit. Edhe pse u përfol si një kandidaturë e mundshme gjatë zgjedhjeve të vitit 2015, ai ka dalë sërish në skenë për të synuar përsëri karrigen e kryebashkiakut. 

Ish-deputeti i dy legjislaturave që ngeli jashtë Kuvendit për shkak të pozicionimit i dymbëdhjeti në listën “Basha”, është konsideruar më herët si një “as” nën mëngë i Partisë Demokratike i cili mund të shfrytëzohej në situata të tilla.  

Bogdani e ka filluar karrierën politike nga pushteti vendor ku në zgjedhjet vendore të vitit 2007, garoi për njësinë bashkiake nr.10 nën logon e PD.  

Ai ka qenë testi i parë elektoral ku pas një gare dramatike me kryetaren socialiste të njësisë Mira Veizi, fitoi me një diferencë të ngushtë votash.  

Fill pas kësaj Bogdani ka mbajtur një sërë pozicionesh në strukturat e demokratëve ku më i rëndësishmi ka qenë posti i kreut të Forumit Rinor.  

Edhe këtë herë, ai me gjasa mund ta bindë Bashën për të firmosur emrin e tij.   

Dashamir Shehi

Një profil tjetër mjaft i diskutuar në ambjentet e PD-së është ai i deputetit Dashamir Shehi. 

I njohur për karizmin e tij, kreu i LZHK-së mund të “shpërblehet” nga kryedemokrati prej besnikërisë së treguar këto vitet e fundit.  

Kandidaturën e tij mund ta favorizojë edhe fakti se ai është një tiranas i vjetër dhe kjo mund të shërbejë si një plus më tepër.  

Edhe pse gjendet në politikë prej 28 vjetësh, vetëm kohët e fundit Shehi ka ndezur katalizatorët duke u bërë pjesë aktive e jetës parlamentare.  

Shehi vjen nga një eksperiencë e gjatë si zëvendës kryeministër, Ministër i Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë, ministër i Ndërtimit dhe i Turizmit, etj.  

I pyetur mbi dëshirën e tij për të kandiduar, Shehi e ka lënë të hapur si mundësi.  

Penalizimi për të përfaqësuar opozitën në zgjedhje, atij mund t’i vijë nga Lëvizja Socialiste për Integrim ku herë pas here është bërë protagonist i kritikave ndaj bashkëpunimit Basha-Kryemadhi.  

Jamarbër Malltezi 

Emri i Jamarbër Malltezit mund të jetë një ndër dështimet më të mëdha të Demokratëve nëse arrin të kurorëzohet.  

Kjo për faktin se kontributet e tij në PD janë minimale dhe vetë emri i tij është i përlyer politikisht. 

I njohur ndryshe si dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është duke u imponuar përmes grupit të tij për të bindur vjehrrin e tij si dhe Lulzim Bashën.  

Që pas humbjes në zgjedhjet e shkuara parlamentare, raporti mes këtij të fundit dhe Malltezit janë dobësuar për shkak të përplasjeve që kanë pasur. Kjo shënjon një minus që i dobëson shanset për të garuar nën siglën e opozitës.  

Klajda Gjosha 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë lënë të kuptohet se do të hyjnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme.  

Kjo edhe për faktin se një përçarje tjetër mes tyre do të ndihmonte Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për të hapur zgjeruar hartën e bashkive të fituara.  

Burimet thonë se një ndër emrat që rezulton se po negociohet mes palëve është edhe ai i ish-ministres së Integrimit Klajda Gjosha.  

Kjo e fundit vjen nga përvoja pune në Ministrinë e Integrimit, Bashkinë e Tiranë, Drejtoria Rajonale e Punësimit dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit.  

Gjosha është një produkt i ngritur nga strukturat e LSI-së dhe e promovuar masivisht vitete e fundit. (TemA) 

40 komente në “PRAPASKENAT: Pesë emra në tryezën e Bashës për Bashkinë Tiranë, ja kush mund të jetë kandidati përballë Veliajt (polemika tek aleatët)”

  1. Bert says:

    Te gjithe te marum.Mjere ke caktojn.

    1. flora says:

      Nuk besoj se ka kandidat nga cdo parti politike ti dale perballe Veliaj ne kandidaturen per Tiranen!
      Qytetaret i kane syte ne balle dhe i majte apo i djathte ne krye te qytetit te tyre duan dike qe punon, duan Veliajn.

      1. Janulles, me cekic kokes.... says:

        Veliajt ja pime lengun. Edhe kjo qe ben me militantet e tij, qe komentojne me nga 17 emra, e ben Veliajn akoma edhe me qesharak. I pari do rrezohet Veliaj, me pas demagogu tjeter Rama.

    2. donald says:

      Me kta kandidatura nga Pd-ja, do paskemi humor te papar kete fushate!
      Askush prej ktyre sdi te lidhe 2 fjale e jo me te krahasohen me Veliajn apo te enderrojne se mund te marrin bashkine e Tiranes.

      Lot Lot

      1. Komentuesi says:

        Une mendoje,nqs pd-ke do qe te fitoi bashkine e Tiranes, te cakroi kandidate per krytar bashkie Sali Berishen.Ai, po, e “fiton” 100%.

    3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      te peste turq,dobice te sulltan muratit………………

    4. M A R K O says:

      Me kesi monstra kandidatesh kemi per pare FIATRO ne zgjedhjet e Tiranes

  2. Vasiliki says:

    Pika qe nuk i ra opozites dhe atyre ne krye te saj !
    Po fitoi opozita dhe njeri nga keta, ate qe nuk e beri dot Nadir Murra, do ta bej une:
    Do hidhem nga 15 kateshi, jo nga 17, 20 apo 24 kateshi se nuk ma mban !

    1. ymeri says:

      PO te hidhesh nga 15 katshi do besh mire nje plere me pak

  3. Kandidati says:

    Vërini të pestë bashkë, nuk bëjnë sa për një.

  4. raul says:

    Kjo surrattepsia e leshitdhise e ka te sigurt fitorjen se ka mbështetjen e naziskineve te Mamurrasit,,,

  5. arben says:

    Analiza duhet te ishte bere keshtu:

    Jorida Tabaku – Ish nenkryetare e bashkise se Tiranes ne epoken e “gjumit te madh”, me kryetar Lul Bashen. Fjeti gjume edhe ajo, 4 vjet te plota, si shefi i saj.

    Gert Bogdani – Nje ish student gjoja me pritshmeri qe nuk shkelqeu ne asgje, mbeti korridoreve te PD per te shkrepur ndonje foto me Bashen, pa asnje peshe ne seline blu.

    Dash Shehi – Pijanec i lindur, qe do ta kthente Tiranen ne nje pijetore te madhe, kurse bashkine ne lokal ku shitet e pihet raki kumbulle.

    Jamarber Malltezi – Dhendri i Berishes qe do te bente kerdine me lejet e ndertimit ne Tirane. Kujdes: Hiqet si ambjentalist, eshte “kullofil”.

    Klajda Gjosha – Nje LSI-ste qe nuk i hyn me ne pune as dreqit, e qe s’e njeh as lagja ku jeton.

    Konkluzione:
    Te 5 kandidaturat e Bashes pasqyrojne nivelin mediokerr me te cilin na eshte shfaqur PD ne 5 vitet e fundit. Çdo kandidat i Bashes do te vuaje pashmangshmerisht pasojat e epokes se “gjumit te madh” qe vete Basha la si histori ne Tirane.

    1. Edi says:

      Mqse Jorida Tabaku paska fjet gjum.si nenkryetare bashkie , ma trego pak pagjumesin e nenkryetarit te bashkise sot , qe askush si di emrin.4 emrat e tjer jan te diskutushem..sidomos dhendri i ish kryeministrit..por te jesh i bind..nese kandidon znj Tabaku , Lali Eri dhe nenkryetaret e tij fantazma do shkojn te shesin fiq.Tirana Durresi Elbasani dhe Korca kete radhe i rikthehen PD
      .se bashku me Shkodren.Vloren dhe Fierin do i kini.Mos u shqetso

  6. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    dy emra te mundeshem:-edi paloka dhe nard noka.figura te spikatura per dije,kulture.menaxhere te persosur.jane te paperlyer.

    1. fundurinat says:

      po Flamur Ndoken ku e le, nuk ta mbush syrin.

  7. Jola says:

    Po ca jane keto hajdut qe ka mbledh Pd-ja mo burre. I fusin dhe nje teke raki ne fund me eksperience e Dash Shehit ?

  8. Hansi says:

    Ore kjo Jorida ka qene Nenkryetare e Bashkise dhe ca modeli dha?
    Gert Bogdani ishte kryetar Njesie 10 dhe ca beri?
    Jamarber Malltazi ishte kunati qe merrte lejet e pallateve dhe qe po vete miratonte planin e pergjithshem vendor. Ca modeli do japi?
    Mos me fol me per pijedashesit dhe qejfdasheset e tjera qe jane vegla sa me i mbush mendjen qe ka demokraci dhe opoZita del ne nje ze. Po lerini mo lojerat dhe largoni hajdutet nga kandidimi!

  9. Rrok cubi says:

    E dine qe do diskreditohen dhe me cduken bathet do ja fusin Dash Shehut,se ai asht tironas i vjeter dhe e ba

  10. Emigranti says:

    Merre me leng se mishi mbaroi.kandidatura kot fare.mos u paraqisni fare ,lereni ta mare afrofe,se po garuat do ua caj sumatricen lali Eri.

  11. mikojani says:

    DUHET TE JESH DOC I DOCIT,QE TE FITOSH NE TIRANE.NGA KETA ASNJE NUK ESHTE DOC OSE DOC I DOCIT.

  12. Babale enderroni says:

    Shihni endrra se mund tju bejne mire , sakaq me endrren keni arritur fitoren per postin e k.bashkiakut
    Keshtu do vashdoni te konkuroni me babalet e Pd

  13. Loku says:

    Une mendoj te kandidoj Salianji se do mari edhe votat e komunitetit LGBT meqe eshte bq dhe e do biçikleten pa shale.

  14. PUCAKU says:

    …komentet e nje filmi.
    Italia i hapi syte dhe e mushi Shqiperin konjak e fernet kurse ju kerkoni hallve…. Keshtu do ta bej dhe PD me ne krye Dashin ?????

  15. blerta says:

    Vini te peste bashke dhe shtoni Saliun dhe Monike dhe humbjen e keni te sigurte.
    Lali Eri eshte krenaria e Tiranes dhe Tiranasit jane njerez te zgjuar o politikane te mjere.

  16. Vaslilesheli says:

    Kjo po.Kjo eshte surprize.
    Ja kemi perpara emrin e kryebashkiakut te Tiranes.
    Do ta derrmojne Ps.
    Njeri ne Kukes.
    Tjetri ne Vau Dejes
    Tjetri ne Kamez
    Tjetri ne Kurbin
    Tjetri ne Vore
    Sigurisht Erion Velia ne Tirane.
    Populli di te votoje,di te beje dallimin.
    Ato te peste lehin ham ham.
    Erion Velia punon.punon.
    Kaq per votimet 2019

  17. Niku says:

    KENI HARRUAR SAZAN GURIN, SOZINE E FOLOZOFIT POPULLOR NARD NDOKA. ME SAZANIN NE VEND TE NARD NDOKES OPOZITA E KA TE GARANTUAR FITOREN DHE MPOSHTJEN E LALI ERIT. RROFTE SAZAN NDOKA, HUMBJE LAL ER GURIT.

  18. Niku says:

    KENI HARRUAR SAZAN GURIN, SOZINE E FILOZOFIT POPULLOR NARD NDOKA. ME SAZANIN NE VEND TE NARD NDOKES OPOZITA E KA TE GARANTUAR FITOREN DHE MPOSHTJEN E LALI ERIT. RROFTE SAZAN NDOKA, HUMBJE LAL ER GURIT.

  19. Gonja says:

    Une them se kandidatura me e mire e PD eshte … Babalja hahahhaaahhaa

    Provojeni e ta shikoni po se fitoi..

  20. Genti says:

    Me pak fjale kesaj i thon ,Bir Selmani nenes ke te qaj me pare ,hahahaha e ka te fituar bashkin Tiran po te shohi per ate te Durresit me Griden per sedyti .

  21. Toni says:

    Harrist myslym murrizin

  22. Salehi says:

    FITUESI ESHTE FLAMUR NOKA STANISHICI !

  23. zi says:

    Eshte me e mira gje,
    kane filluar edhe ne shqiperi te respektojne,njerrzit qe punojne.
    Mbas nje kater vjecari mundet te fitojne! Erjonin, vetem nga nje kanditature e pa varur e mbeshtetur nga te gjitha forca politike.
    Forca ben fuqine-Ndersa puna gjithcka.

  24. undefined says:

    Per keto kanditate te PD ka dhene pelqimin e tij edhe Anastas rendele-cpuari si pjese e boshtit Sali-Lul -Dule-Anastas qe po perpiqen per “te miren” e ketij vendi bashke me bithe-tangat e Athines

    1. Edi says:

      Si ke lali Ram lafsh’preri qe mer pelqimin e bithziut Erdogan ose mustaqevoglit dhe rin mbas skurrave hoxhallar , predikusa te perversit qe mori per gru minorenen 9 vjeçare..pjellen e axhes se vet

      1. undefined says:

        Gjatoshit ti rruani kkkk ju pic derrat e Saliut e Lulush xhelit more kurd i Anastasit kelysh jevgjiti

  25. XXX says:

    Le te behen te gjithe”demokratet” e dynjase bashke e te maten me Veliajn, ky ka per t’i mundur..!

  26. blerta says:

    UNE MENDOJ QE NE TIRANE TE VENDOSET GRIDA DHE SALNJANUSI……

  27. Jimi says:

    Hic mos u lodhni! Doni ta fitoni bashkine e Tiranes ? PD-ja ka vetem nje “buldozer” qe i ve perpara me Erion Veliaj&co! Ai qe i siguron fitoren e garantuar PD-s eshte vetem Sliana, kakali veshllapush, qenushi i pornostares Grida!

  28. Fee says:

    Ba sillmi bre noi malok se u tha titona fare

  29. Emigranti says:

    esht e drejt e cdo partie, shoqate , apo individ i pamvarur te ver kantidaturen per kryetar te bashkis tiran.
    nese nuk e din shqiptaret dhe qytetaret e tiranes, po ua themi ne emigrantet neper bot, qe perball rikantidimit te zotit velia, per kryebashkiak ne zgjedhjet e arcme mbetet me vota plebishitare zoti erjon velia, sepse;
    esht i vetmi kryebashkiak, intelektual. vizjonar, reformator, i perkushtuar per pun si askush tjeter deri me sot , gjat ketyre 27 viteve demokraci.
    ne saj te punes dhe perkushtimit te zotit velia dhe stafit te tij, sot tirana dhe ish komunat e kesaj bashkie kan pesuar nje transformim, sasior dhe cilesor, qe sesht par nga asnje kryebashkiak tjeter., te ket ber revolucjon, ndryshim ne te gjitha drejtimet, qe i nevoiten nje komuniteti, per te punuar, shkolluar, pushuar e argetuar simbas moshave.
    kete ndryshim po e perjetojn gjith qytetaret,, por ajo qe ben pershtypje per mir esht se; vitet e fundit, esht shtuar numuri i turisteve dhe vizitoreve, nga dhjetra mij ne qindra mij, midis te cileve jemi edhe ne emigrantet qe punojm e jetojm jasht vendit.
    si cdo vit edhe muajin e kaluar kaluam pushimet famijarisht ne vendin ton. u kenaqem kudo ku shkuam, pam ndryshim , por ajo qe na kenaqi me shum ishte qendrimi 10 ditor ne tira.
    ajo qe na gezon me shum esht synimi dhe perkushtimi i zotit velia, per ta ber kryeqytetin ton te dashur edhe me te bukur, nga cesht ber per keto tre vjet e ca muaj.,
    prandaj, i ftojm gjith qytetaret e tiranes dhe rethinave qe ne zgjedhjet e qershorit bashke me ne emigrantet, ta votojme njezeri rizgjedhjen e zotit velia, sepse praktika tregoi, se vetem ky zoteri, mundet ta bej tiranen kryeqytetin me te bukur ne ballkan dhe qytetaret te ndjehen shum her me mir nga deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje