Prokurorët “sëmuren” para Emiljano Shullazit

11 Shtator 2018, 10:43Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij,

Seanca është shtyrë me kërkesë të prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj, pasi nuk ishin të pranishme dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Imeraj ishte komanduar në një tjetër çështje ndërsa Nakuci ishte justifikuar pasi kishte me probleme shëndetësore, raporton Ora News.

Asnjë prej të akuzuarve nuk ishte prezent në seancë, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi dorëheqjen e prokurorit Hajdarmataj nga çështja.

Gjatë diskutimeve në seancë prokurori Hajdarmataj ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse duhet të japë dorëheqjen, ndërsa mbrojtja i tha se ka takuar dëshmitarët.

Seanca e radhës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij do  të mbahet më 25 shtator

3 komente në “Prokurorët “sëmuren” para Emiljano Shullazit”

  1. Kalec Dega says:

    Po si shpjegohet pas kaq shume vitesh te sundimit Ramutian dhe shtetit te ripjellur! Ashtu si mileti po dashurohet me Saline kur e krahasojne me Ramen, edhe Adriatik Lllalla do na duket engjellor perpara kukulles Arta.

  2. Evrope 2025-2019 says:

    jo nuk ishte prezent??? o tema…nuk ishte i pranishem /nuk u paraqiten /nuk dolen ne gjyq etjetj…….ia shkerdhyet nanen shqipes, o engleza……

    vati dhe kjo pune, me raport doktori…..

    po si ka mundesi prokuri caktohet ne detyre ne dy pune njekohesisht…pse, brenda dites i caktojne, nuk e dinin qe kishte date te caktuar per te dy punet..e keni kot , o shqyptare, merrni nje cante me buke e djath dhe nisuni pertej detit ..se atu vati ajo pune…ka kohe qe ka mbaruar…mos u vononi….

  3. xx says:

    Keto jane sensacione te tua, per fat te mire ne ate vend ka pak budallenj si puna jote qe jane te dashuruar perjetesisht me nje kryekriminel si Salehu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje