Raporti: 821 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria

11 Shtator 2018, 13:50Sociale TEMA

Ushqimi është ende diçka që sigurohet me vështirësi për shumë banorë të globit. Gjatë vitit 2017, numri i personave të paushqyer është rritur duke arritur në 821 milionë, duke u kthyer në nivelet e 10 viteve më parë.

Sipas raportit “Gjendja e sigurisë ushqimore dhe ushqyerja nëpër botë”, i hartuar nga OKB, FAO, IFAD, PAM, UNICEF dhe OBSH, një në 9 banorë të globit e ka të vështirë të ushqehet normalisht.

Rritja e numrit të të paushqyerve është regjistruar në zona si Afrika apo Amerika e Jugut, ndërsa më e qëndrueshme paraqitet situata e Azisë.

Sipas raportit, hapa para janë shënuar në luftën kundër kequshqyerjes së fëmijëve, por nuk janë të mjaftueshëm. Rreth 151 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç, ose 22% e fëmijëve të botës, nuk rriten normalisht për shkak të kequshqyerjes.

Shkaqet kryesore të rritjes së urisë nëpër botë janë ndryshimet klimatike të karakterizuara nga fenomenet ekstreme të motit, konfliktet dhe ngadalësimi i ekonomive.

Në mënyrë të veçantë, raporti evidenton ndryshimet klimatike si shkaktun e uljes së prodhimit të ushqimit në disa zona, ku për shkak të rritjes së vazhdueshme të temperaturave, parashikohet përkeqësim i mëtejshëm. (TemA TV)

1 komente në “Raporti: 821 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria”

  1. Rrena says:

    Nga keta 821 milione, prej tyre 2 milione jane shqiptare te sulltanatit [email protected]!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje