RAPORTI: Top Channel “gropë”, bie dhe TV Klan. Ja gjëndja e televizioneve të tjera

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Infografik i tregut mediatik në vitin 2017 | Burimi: BIRN Albania

Tregu i televizioneve falas si dhe ai i televizioneve me pagesë pësoi rënie gjatë vitit 2017, por kjo nuk e ka ndalur vrullin për të hapur së paku një televizion të ri.

Të ardhurat e dhjetë kompanive kryesore mediatike në Shqipëri pësuan një rënie prej 4% gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin 2016, bëhet e ditur nga të dhënat e bilanceve zyrtare të këtyre kompanive të analizuara nga BIRN. Të ardhurat e përbashkëta të deklaruara nga televizionet dhe platformat me pagesë ishin gjatë vitit të kaluar në masën 10.3 miliardë lekë (rreth 81 milionë euro), ose 472 milionë lekë më pak se sa në vitin 2016.

Të ardhurat e televizioneve kanë qenë në stanjacion së paku që nga viti 2014 ndërsa viti 2017 është i pari me rënie domedhënëse.

Ndërkohë, kompania Gener 2 ka njoftuar hapjen e televizionit A2 në bashkëpunim me kompaninë amerikane CNN. Gener 2 është e njohur për sipërmarrje ndërtimi publike dhe private dhe kontrata të shumta koncesionare në sektorin e energjisë elektrike.

Rënia e tregut të televizioneve pa pagesë, të cilat i sigurojnë të ardhurat më së shumti nga reklamat, komentohet gjerësisht si pasojë e rritjes së tregut të reklamave në internet por edhe si pasojë e maturimit dhe stanjacionit të tregjeve të mëdha reklamuese si telekomunikacioni dhe bankat.

Dy platformat kryesore të televizioneve me pagesë, Digit Alb dhe Tring, raportuan sëbashku 6.3 miliardë lekë të ardhura me një rënie prej 308 milionë lekësh në krahasim me vitin 2016 ose 4.7%. Të tetë kompanitë e televizioneve pa pagesë sëbashku patën të ardhura prej 3.9 miliardë lekësh, me një rënie prej 164 milionë lekësh.

Nga tregu i platformave televizive me pagesë, DigitAlb pati 5.3 miliardë lekë të ardhura ose 359 milionë lekë më pak ndërsa Tring rriti të ardhurat me 51 milionë lekë në 932 milionë. Rritja e vogël e Tring nuk e kompensoi rënien e Digit-Alb, kompani që ka pjesën dërrmuese të këtij tregu.

Në tregun e televizioneve pa pagesë, Top Channel pësoi një rënie prej gati 15%, por vijon të mbetet televizioni më i madh pa pagesë në vend me gati 35% të tregut. Top Channel pati të ardhura totale të deklaruara prej afro 1.4 miliardë lekësh dhe e përballoi rënien duke shkurtuar shpenzimet dhe ruajti një bilanc pozitiv në një masë modeste prej 1.1 milionë lekësh fitim neto.

Klan pësoi një rënie të lehtë me 1.2% duke ruajtur vendin e dytë në treg me 29.4%. Klan pati të ardhura prej 1.2 miliardë lekësh ndërsa pati rritje të shpenzimeve për paga e shpërblime, gjë që solli reduktimin e fitimeve neto në 197 milionë lekë, nga 293 milionë që ishin në vitin 2016. Klan mbetet televizioni me normën më të lartë të fitimit në vend, sipas bilanceve të deklaruara.

Televizioni i tretë i madh i Shqipërisë, Vizion Plus, pësoi një rënie tjetër në të ardhura prej gati 15% në masën 400 milionë lekë. Vizion Plus kontrollon 10.2% të tregut të televizioneve pa pagesë.

Ndër televizionet e tjera të rëndësishme, Focus Media News, e cila ka pronësinë e televizionit News 24, pati një rritje prej 15% në të ardhura në masën 298 milionë lekë duke rritur pjesën e vet të tregut nga 6.6 në 7.6%. Rritjen më të madhe e shënoi kompania Ora, e cila pati të ardhura në masën 302 milionë lekë, me një rritje prej 61% në krahasim me vitin 2016. Ora kontrolloi më 2017 rreth 7.7% të tregut të televizioneve pa pagesë nga 4.6% që kontrollonte një vit më parë.

ABC News shënoi një rritje prej 4.6% në të ardhura në masën 179 milionë lekë ndërsa Scan TV pati një rënie prej 5.3% dhe të ardhurat e saj ishin 117 milionë lekë në vitin 2017.

Treguesi i përqendrimit në tregun mediatik vijon të jetë i lartë. Dy televizionet kryesore, Top Channel dhe Klan, kontrollojnë sëbashku 64.1% të të gjitha të ardhurave të televizioneve pa pagesë. Gjatë vitit 2016 këto dy televizione kontrollonin 67.5% të tregut.(BIRN)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “RAPORTI: Top Channel “gropë”, bie dhe TV Klan. Ja gjëndja e televizioneve të tjera”

  1. toni says:

    Jepi Ben vllehu, beja gropen Topit!

    1. Merlin says:

      Eshte shqiptar dhe joi vlleh.

      blushet jane shqiptare 100 kratash

  2. Me sa duket blushi ka marre detyrr patriotike shkatrrimin e top chanel,po te ishte gjalle i ndjeri tan hoxha soji i dembelit e i paaftit blushi nuk do te kishte mundesi te afrohej te topi e jo te punonte aty,por ka gjetur ato bibat dhe perfiton deri sa ta fundose fare topin

  3. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    Nuk ka te beje me kto por. Me kontrollin e jetes private te cdo njeriut. KY sistem ashtu si ai telefonik dhe kompjuteri kontollohet dhe pergjohet nga sherbimet sekrete qeveritare.
    Pleqte thoshin qeverria di sa pjata luge e pirunj ka cdo njeri ne shtepi dhe kjo Po behet realitet..
    Demokraci, liri.
    Hahahaaaaa

  4. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    TV eshte mode e shekullit te kaluar, sikur tu mesonit njerzve pak komp dhe Internet s’do ja kishin nevojen pazarxhinjve te kazaneve televizive.

  5. suati says:

    Njerezve u ka ardhe ne fyt me disa protagoniste te emisioneve,prandaj duhet dhe reforme ne TV. Nuk te behet te shikosh ne tv klan emisionin “stop”,sepse personi qe e quan veten te pazevendesueshem Sajmir Kodra,ndersa tjetri yzmeqari Sajmirit ku ben servilin,perpara se te marim vesh per kroniken do qeshin e do qeshin e pastaj tu thone vajzave;vajza putheni x,varja,kot sa per te mbushur minutazhin. Nuk ka se si te kesh audience kur me teper shikon nje lloj pedofilije moderatoresh duke luajtur me shume me balerinat se sa per interesin qe ka informacioni. Shkruajne per Sajmirin se ka veti si Uriahipi tek David Koperfildi.
    ” Ajde vajza putheni Sajmirin” ja ky eshte emisioni dhe audienca.

Lini një Përgjigje te K A Z A N I S O C I A L I S T Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *