Rindezja e sinjalit nga AMA, reagon Rama: Nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri

Kryeministri Edi Rama ka përshëdetur vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive për të rindezur sinjalin e transmetimeve analoge.

Në një postim në Twitter Rama thotë se zbatimi i normës europiane duhet të bëhet pasi t’i sigurohet akses kujtdo në sistemin e ri.

Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv.

Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”, shkruan kryeministri. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...