Sa shumë zëvendësime në pushim, Panucci është i paqartë!

11 Shtator 2018, 15:12Sport TEMA

Ndryshimet gjatë rrugës janë të njohura në futboll. Në raste të veçanta mund të përcaktojnë fatet e një takimi, sidomos kur një trajner vendos të prekë formacionin fillestar duke aktivizuar lojtarë nga stoli të aftë për të bërë diferencën.

Sir Alex Ferguson kishte Solskjaer, Portugalia fitoi Europianin me Eder që erdhi nga stoli, megjithatë kur një teknik pas thuasje çdo pjese të parë ndryshon futbollistët, atëherë pikëpyetjet krijohen vetëvetiu mbi njohuritë dhe cilësitë e një trajneri, sidomos kur këto lëvizje nuk sjellin asgjë.

Kur Christian Panucci mori timonin e përfaqësueses shqiptare duke trashëguar punën e jashtëzakonshme të De Biasit, të gjithë e dinim që nuk kishim në stol Claudio Ranierin apo Del Bosquen në aspektin e eksperincës, por iu besua ky post për shkak të motvimit maksimal që italiani kishte shfaqur në bisedat e tij me drejtuesit e federatës.

Aftësitë e tij ende nuk i ka shfaqur, dhe përshtypja e krijuar është se trajneri ka ende shumë dilema, dhe më e keqja dilema që lidhen me veten e tij dhe zgjedhjet që bën.

Në 10 ndeshjet që ai ka drejtuar deri më tani kuqezinjtë, në 7 prej tyre ka ndërhyrë ose përpara përfundimit të pjesës së parë ose në startin e të dytës, duke kryer gjithsej 12 zëvendësime.

Dikush mund të thotë që nga këto 7 takime disa kanë qënë miqësore dhe trajneri mund të eksperimentojë, e vërtetë por 4 kanë qënë sfida zyrtare, Panucci ka kryer 6 zëvendësime pa nisur segmenti i dytë i lojës.

Në Maqedoni u larguan Kukeli e Llullaku për Bashën e Memushajn, në Spanjë Memolla i la vendin Agollit ndërsa Balliu, Sadikut, kundër Izraelit Guri qëndroi në dhomat zhveshjes me Balajn që mori qëndrën e sulmit.

Ndërhyrje të tilla mund të vijnë nga 3 arsye, trajneri nuk ka qënë i kënaqur me zgjedhjet fillestare dhe ka vendosur të ndryshojë, e dyta, trajnerin nuk e bind skema dhe ndryshon aktorët në varësi të një tjetër moduli, diçka që e bëri ndaj Skocisë duke aktivizuar Prengën në  vendin e Gavazajt, ose e fundit ekipi është në humbje dhe ingranohen forca të reja për t’i dhënë një shtysë të re ekipit, shkruan “SS”.

Në dy rastet e para përgjegjësia është plotësisht e një trajneri për zgjedhjet e pasakta dhe ndrsyhimet e shumta pas vetëm 45 minutash lojë janë një shenjë e qartë pasigurie.

3 komente në “Sa shumë zëvendësime në pushim, Panucci është i paqartë!”

  1. Viro says:

    Panuci eshte me I mire se cdo trajner shqiptar, kushdo qofte ai. Ju s’mund ta vlersoni dot ate, keshtu keni ber dhe me De Biazin, e keni share. Panucit I duhet te ndertoje nje ekip te ri dhe kjo do kohen e vet. Futbollistet shqiptar nuk kane parametrat qe kerkoni ju, eshte kampipnati me I dobet ne Evrope dhe asnje trajner shqiptar nuk drejton ekipe te huaja. Pra ne skemi as lojtar e as trajner. Problemi kryesor I kombetares eshte mesfusha, nuk kemi mesfushe e sidomos ndertues loje. Panuci I kerkon po ska ku ti gjeje ata. MOS ja fusni kot.

  2. Eri says:

    Nuk eshte Panuci per trajner.

  3. Kiol says:

    As De Biassi nuk i kishte por i gjeti!
    Panuci ka deshtuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje