Senida Mesi në Mal të Zi, takim me ministren e Administratës Publike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zv.kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga Ministrja për Administratën Publike Suzana Pribilović, zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi, Milutin Simović. 

Gjatë takimit me  Pribilović është diskutuar kryesisht për nevojën e shkëmbimit të përvojave reciproke mes dy vendeve në fushën e administratës publike dhe asaj të shërbimeve publike.

Gjithashtu, fokus i bisedës ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal, si dhe sfidat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugëtimin evropian.

Pjesë e agjendës së Zëvendëskryeministres Mesi ishte edhe takimi me  Milutin Simović, Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi.

Me homologun malazez,  Mesi u ndal tek projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve dhe më konkretisht, mbi negocimin e kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe mbi veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive lidhur me menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.

Të dyja palët ndanë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *