Skandali: Mikrobe dhe urinë në qumështin që na shesin fshatarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fiks Fare iu rikthye temës së sigurisë ushqimore. Qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë se norma e lejuar. Përgjegjësia është e institucioneve që e lejojnë tregtimin dhe qytetarëve që vazhdojnë ta blejnë.

Edhe specialistët konfirmojnë që është i pasigurt për t’u përdorur. I rrezikshëm për konsumatorin pasi mund të mbart edhe sëmundje si bruceloza dhe turbekulozi. Sipas tyre është e vërtetë që ka raste që i hidhet edhe urina e kafshës për ta shtuar në sasi, pasi densiteti i saj është i njëjtë me atë qumështit dhe nuk kuptohet kur i kryen analizat.

Për vite me rradhë Fiks Fare ka sjellë në vëmendje të publikut rrezikun që vjen nga konsumimi i qumështit të pakontrolluar. Institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë thuajse asgjë për ndalimin e tregtimit të tij. Në të gjitha tregjet e Tiranës, informale ose jo, qumështi shitet nga fshatarët, me bidona plastikë jashtë çdo kushti higjeno -sanitar. Por vazhdimi i tregtimit të tij nuk është përgjegjësi vetëm e Institucioneve, AKU-së, por edhe e konsumatorëve që pavarësisht se e dinë që ky qumësht është i pakontrolluar, vazhdojnë ta blejnë atë. Jo më larg se dy vjet më parë, Fiks Fare solli me zë dhe figurë se si përdoreshin bidonat plastikë të mbledhura në plehra për të shitur qumësht. Madje ky ish kthyer në një biznes fitim prurës për ata që i mblidhnin në kazanë, pasi i shisnin tek tregtarët më 5 lekë bidonin. Por as ky fakt nuk mjaftoi për të ndërgjegjësuar konsumatorët apo institucionet për ta zhdukur këtë fenomen.

Edhe sot pas dy vjetësh, ky qumësht shitet sërish në çdo cep të Tiranës, i ambalazhuar në shishe plastike të ripërdorura. Gazetarët e Fiksit blenë disa bidonë me qumësht në tregtarë të ndryshëm. Të gjithë e shisnin qumështin në kushte të papërshtatshme higjeno- sanitare dhe me bidona të ripërdorur disa herë. Madje njëri prej shitësve e pranon që nuk mungojnë rastet që i shtohet urina e kafshës qumështit, kjo për shtim të rezistencës së tij. “ E vërtet i hedhin urinë që mos të prishet dhe kur e çojnë në baxho, me urinë i ngrihet gradacioni. Ndaj e bëjnë” i pohon shitësi gazetares së Fiksit. Këto bidona që ata i shisnin për qumësht të freskët dhe pa “hile” u dërguan për analiza pranë ISUV.

Në legjislacionin shqiptar, norma e lejuar e ngarkesës mikrobike është 100 mijë. Pas analizimit të produktit qumësht, 80 % e tij rezultoi jashtë normës së lejuar. Madje shkonte deri 290 herë më e lartë. Fiksi u konsultua me specialisten lidhur me përgjigjet e këtyre analizave. Sipas Prof. Bizena Bijo, që jep lëndën e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore në Universitetin e Mjekësisë Veterinare, ky qumësht nuk është i rekomanduar që të tregtohet, pasi pavarësisht temperaturës së vlimit, bakteret rezistente janë një rrezik i madh për sëmundje të shkaktuara nga konsumimi i tij. Bruceloza dhe turbekulozi janë dy sëmundje që transmetohen nga kafsha tek njeriu, nëpërmjet konsumimit të qumështit. Ajo thekson faktin që këto toksina, nuk shkatërrohen edhe pas vlimit të qumështit në temperatura shumë të larta. Pasi konsumatorët nuk e dinë që duhet zier ndoshta edhe 30 minuta dhe sërish frika ekziston. Ndaj është e rekomanduar që të mos përdoret qumësht me norma më të larta se 100 mijë. Siç e parashikon edhe legjislacioni.

Specialistja e pranon faktin që fshatarët i hedhin urinën e kafshës qumështit, pasi densiteti i saj me atë të qumështit është i njëjtë. Në rastet kur kryhet analiza e densitetit, rezulton brenda normës. Shtimi i qumështit me urinë është gjithashtu i rrezikshëm për konsumatorin pasi ajo përmban në të sëmundje që mund të transmetohen nga konsumimi i qumështit tek njeriu. Më të rrezikuarit janë fëmijët, të sëmurët, sidomos atyre që i rekomandohet që të pinë qumësht dhe mosha e tretë.

Bisedë me disa nga tregtarët e qumështit të “freskët”

Fiksi-Me sa e ke bidonin?

Shitësi-1 mijë lekë.

Fiksi-Të mos kem merak unë, se kam kalamaj.

Shitësi-Më vjen keq, ne e kemi me klientelë.

Fiksi-Më jep një ti, edhe të marr edhe një atje, të provoj kush më pëlqen. Një bidon njëherë. E di ça kam merak? Bidonat, nga i merrni?

Shitësi-Ne bidonat faktikisht, e do troç? Ne i kemi me klientelë. I jap unë bidonin, më jep bidonin. I kanë me shenjat e veta.

Fiksi-Nuk e përzien me gjë? Thonë që i hedhin edhe urinë lope.

Shitësi-Dëgjo mua tashti. Atë e hedhin…

Fiksi-Që mos të prishet?

Shitësi- Që mos të prishet. E çon në baxho ai ( qumështin) për djathë, ai i vë gradë. Ngre gradacionin.

Fiksi-Urina e lopës e?

Shitësi-Po. Po ti mos e vrit mendjen për mua. Do më kërkosh ti mua, jo unë ty.

Fiksi-Po ai aty? Ma jep dhe ti një bidon. Do t’i provoj, kush më pëlqen do vij të marr.

Fiksi-Një herë në dy ditë vini ju?

Shitësi-Po një ditë po, një ditë jo.

Fiksi-Me sa e ke bidonin e qumështit?

Shitësja-Një mijë lekë zemra. Qumështin e ke special, në radhë të parë i pastër, i kulluar.

Fiksi-Po këto bidonat nga i merrni se te qesja po shoh që qenkan

Shitësja-Po qesja është vënë në tokë me zemër. Merre pa merak. Hajde më thuaj nesër a pasnesër.

Fiksi-Me sa e ke?

Shitësi-Me një mijë lekë.

Fiksi-Çdo ditë vjen këtu? Që të sjell bidonat e mi se kam shumë siklet.

Shitësi-Ma sill me shenjë.

Fiksi-Mirë, mirë, faleminderit.

Fiksi-Më jep dy bidona.

Shitësi-Merre, vëri shenjën edhe bjeri bidonat. Pasnesër. Një ditë po, një ditë jo.

Fiksi-Vetëm këtë bidonin ke?

Shitësi-Po.

Fiksi-Si kalove? Me sa e ke? E di ça kam merak, ti çdo ditë këtu del apo… si e ke?

Shitësi-Merre me shpirt, i çoj te shpija dhe marr ( bidona) të tjerë. Te shpija, se çoj qumësht te shpija.

Fiksi-E kuptoj

Fiksi-O nëna me sa e ke bidonin?

Shitësja-Me një mijë lekë.

Fiksi-Ma jep një.

Shitësja-Pa merak fare, unë jam me myshteri ( klientelë). Ja shife bidonat që i kam.

Fiksi-Nga i merr këto bidonat që po marr unë tashti?

Shitësja-Mos ke merak. A kupton, ja shife si i kam bidonat. Bidona uji.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Skandali: Mikrobe dhe urinë në qumështin që na shesin fshatarët”

  1. enter"" says:

    Ok, keta te Fiksit e moren qumeshtin ti benin analize apo e marrin per te qene llafin e gojes?

    Qumeshti ka microbe kudo, prandaj zihet…………………………..DEBILA

    1. Shaqo says:

      Po shurrrrreeeee a ka?

  2. PENA says:

    SHTET LEGEN,,,,ISHALLAH JUA BEJNE SHURREN NE KOKE KATUNARET…..////

  3. xx says:

    MOS blini qumesht tek fshataret sepse ketu e 27 vjet i hedhin urinen e lopes per ta trashur dhe per ta shtuar.Kete gje e kam konstatuar nga era e qumushtit dhe mbas presioneve fshatarja e pranoi qe i hidhte urinen e lopes por vetem per ta trashur.Ata le te shkojne ta shesin aty ku qumushti grumbullohet por kane frike nga analiza qe i behet

  4. Shaqo says:

    Po shurrrrreeeee a ka?

  5. shurra lopes ka qe ne 92shin ne qumeshtin e fshatarve says:

    JU jeni tamam qesharak jo qeshaeak por te pa fytyr , ju keni 30 vjet qe pini qumesh me shurr lope ju rriti shurra lopes ne qumesh , kte e di gjith europa dhe bota , kurse sot pa piken e turpit beni sikur jetoni ne norvegji gjoia habiteni se qumshi katunarve kushurinjve tuj shitet me shishe plastike dhe behet me shurr lope ,o gazetar fshataret e kti vendi beni zengjinin ju halet e mutit ,kjo esht e vetmja gje qe nuk habit kerken gazetar qesharak sikur nuk ka jetu ne SHQIPNI ku han pula me kryma qe i lanin krimbat me zorr tregtaret , mish brazili te kalbur dhe zarzavate me hormone dhe kimikate kjo esht gjeia me e zakonshme pse e etiketon skandal te pa nigjum .

  6. shurra lopes ka qe ne 92shin ne qumeshtin e fshatarve says:

    JU jeni tamam qesharak jo qeshaeak por te pa fytyr , ju keni 30 vjet qe pini qumesh me shurr lope ju rriti shurra lopes ne qumesh , kte e di gjith europa dhe bota , kurse sot pa piken e turpit beni sikur jetoni ne norvegji gjoia habiteni se qumshi katunarve kushurinjve tuj shitet me shishe plastike dhe behet me shurr lope ,o gazetar fshataret e kti vendi beni zengjinin ju halet e mutit ,kjo esht e vetmja gje qe nuk habit kerken gazetar qesharak sikur nuk ka jetu ne SHQIPNI ku han pula me kryma qe i lanin krimbat me zorr tregtaret , mish brazili te kalbur dhe zarzavate me hormone dhe kimikate kjo esht gjeia me e zakonshme pse e etiketon skandal te pa nigjum .mas 30 vjetesh e kuptun skandalin i esht ber shurra lopes i ka zevendesu gjakun ,sot e moren vesh ,ktu esht per te von duret ne kak mir thot behar mera.

  7. Sal demokrati says:

    Prandaj jan njers t kqinj shqiptart sepse pijn shurr lope e dhije plot me shije kakardhije…
    Semos vetem jurin lope!
    Ate kan dekada qe pijn bashk me ujin e çesmes edhe nje amalgam mutshurre + gjithçka ,.esht me gazet kjo.
    Jan lajme t zakonshme te tilla “u prish tubacjoni dhe bashkohen ujrat e zeza me ato t pijshme…”
    Hani o shqiptar mut hani
    Edhe shume shurr ju pini
    Se parat jua merr nga xhepi
    Sala Luli Likja ..Dwini…

  8. vjeshta says:

    Po ikni mor shkëdhata. Gjithë jetën do të konsumoj qumështin e fshatit.
    Bëjini analizat atyre të amballazhuarve sa konservues kanë, se rri qumështi erzeni e lufra një javë pa i prishur. Jashtë frigoriferit !

  9. cubi says:

    Nuk flitet ne hava. Mender prof. foli se mund te ndodhe keshtu dhe ashtu, po analizat qe na premtuat ku i keni zoterinj te fiksit? Apo keni marre porosi qe me programin tuaj te demtoni fshataret qe shesin qumesht ne favor te subjekteve qe perpunijne e shesin qumesht? A na thoni se sa jeni paguar per kete si top chanel? Nuk keni asnje te drejte te pergojoni e te denigroni njeri pa fakte dhe dokumente, bile te certifikuara. Po sikur tja benit kete nje subjekti, a e dini se vini ne rrezik koken tuaj per keto antireklama?

  10. xhemal says:

    mire beni qe nxorri fakte te tilla .po kur ndonje plake kapet nga policia bashkiake duke shitur ne rruge ju gazetaret mbushni gazetat me artikuj.tani doni te mbroni konsumatorin shume kontraditore .thjesht ne rruge nuk duhet shitur vetem ne vende te sigurta e te kontrolluar nga bashkia apo autoriteti ushqimit

  11. PU -pu-pu says:

    PRANDAJ E SHESIN SHISHEN 700 LEK TE VJETRA,,,,SEPSE GJYSMA ESHTE QUMESHT DHE GJYSMA SHURRE,,..////DO -S’DO FITIMI ESHTE I SIGURTE.///

Lini një Përgjigje te shurra lopes ka qe ne 92shin ne qumeshtin e fshatarve Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *