Skema e re punësimi në Britani: Bizneset në vështirësi për të gjetur punëtore, rriten pagat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pagat e britanikëve janë rritur sipër projeksioneve në tremujorin e dytë, në  nivelin më të lartë në 3 vite, ndërkohë që bizneset kanë hasur vështirësi për të punësuar staf.

Banka e Anglisë ka parashikuar prej kohësh që ngushtimi i tregut të punës do të sjellë rritjen më të shpejtë të pagave.

Të ardhurat përjashtuar bonuset u rritën me 2.9% me bazë vjetore gjatë periudhës, që është rritja më e shpejtë që prej vitit 2015. Sterlina u fuqizua pas publikimit dhe çmimet e borxhit qeveritar ranë.

Megjithatë, analistët nuk presin që Banka Qendrore të përshpejtojë tkurrjen monetare në takimin e kësaj jave. Takimi vjen 1 muaj pas ndërhyrjes, ku rriti normën bazë të interesit për të dytën herë që prej krizës financiare globale.

Rritja më e shpejtë e pagave do të lehtësojë konsumatorët britanikë, që kanë patur rënie fuqisë blerëse nga rritja e inflacionit.

Zyra e Statistikave deklaroi se paga është rritur sipër inflacionit për disa muaj.  Banka e Anglisë e mbikëqyr treguesin për pagat për të parë shenja të presioneve në çmime.

Të dhënat treguan gjithashtu vështirësitë që përballen bizneset në punësim, që është vënë në dukje gjithashtu nga sondazhet drejt firmave të sektorit privat.

Ekonomia shtoi 3,000 vende pune në periudhën Maj-Korrik, duke e çuar totali e personave në punë në 32.397 milionë.

Norma e papunësisë mbeti e pandryshuar në 4%, që është niveli më i ulët që prej vitit 1975.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Skema e re punësimi në Britani: Bizneset në vështirësi për të gjetur punëtore, rriten pagat”

  1. Erion says:

    Si mund te shkosh ne Angli ? Cfare kriteresh duhet te plotesosh? Cfare kostoje ka?

  2. Lani says:

    Ka polak sa te dush edhe jevgj romanie .edhe bullgar edhe karrruma te zi sa doni menshumic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *