Spiropali: Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Luli do që kontrollin ta bëjë Salianji me Klevisin. Gati…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Jemi të hapur për të biseduar me opozitën për Vetingun, por për një veting që politikanët të përballen me drejtësinë dhe vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur”, deklaroi sot Elisa Spiropali.

Sekretarja për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, njëkohësisht nënkryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Elisa Spiropali deklaroi sot se Partia Socialiste është për veting të politikanëve. “

“Ne duam që ata që s’e kalojën vetingun, të përballen me drejtësinë, Lulzim Basha thotë jo. 

Shqiptarët duan që vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Lulzim Basha thotë jo. 

Lulzimi do që kontrollin t’ia bëjë Salianji me Klevisin, kjo nuk është drejtësia që duam. 

Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting të plotë”, shprehet Spiropali.

Më tej, Spiropali tha se “ata thonë, hajde voto diçka që dhe sot vetë nuk janë gati e që për më tepër, është hap pas. Propozimi i tyre është ta marrësh reformën në drejtësi dhe ta grisësh”.

Po ashtu Spiropali shton se “Lulzim Basha mund të ketë frikë nga SPK dhe BKH, por kjo nuk është arsye që ne t’i vëmë shkelmin Vetingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit dhe të paaftët, do të pastrojë dhe politikën”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Spiropali: Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Luli do që kontrollin ta bëjë Salianji me Klevisin. Gati…”

  1. Genti S says:

    Po flet kjo qe vodhi gjith doganat e shqiperise dhe u how nga puna si e paafte!

    Kane ftyre kta te dalin!

    Ca arriti kjo ne karrriere

    Luftoi per politike perfundoi hajdute doganash e rendomte!

    E moret ne safe brezin e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *