Të huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por dhe shqiptarët lanë jashtë 624 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Si turistët e huaj në Shqipëri, ashtu dhe shqiptarët jashtë, kanë shpenzuar më shumë në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend për periudhën janar-qershor arritën në 785 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord maksimal historik, që pas viteve ’90.

Rritja e fluksit të turistëve të huaj, teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar turistik, ka bërë që të hyjë më shumë valutë nga turizmi në vend. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga shpenzimet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 8.7%.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT kanë treguar se ka një rritje të hyrjeve të të huajve në vend. Për periudhën janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë të huaj, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë shtetasit nga Kosova, me rreth 29% të totalit, të ndjekur nga maqedonasit, me 15%, grekët me 11.5%, malazezët me 9.3%, italianët me 7.3%. Rreth 30% e hyrjeve ishin për qëllime pushimi, sipas INSTAT. Shpenzimi mesatar i të huajve në Shqipëri rezulton rreth 410 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.

Edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe si rrjedhojë kanë shpenzuar më shumë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur nivelet rekord të larta që pas viteve ’90.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, për 6 muajt e parë të vitit, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 2.4 milionë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Shpenzimi mesatar i shqiptarëve jashtë rreth 327 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.
Mesatarja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë.

Por kur udhëtojnë në vendet e Europës Perëndimore, shqiptarët nuk kursehen dhe shpenzojnë më shumë sesa mesatarja europiane. Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja europiane. Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim, sipas Eurostat.

Prej disa vitesh bilanci i udhëtimeve në Shqipëri është pozitiv, ndërsa deri në 2014-n shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt harxhonin në Shqipëri. Për 6-mujorin e parë 2017, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv me 162 milionë euro, 4% më shumë se janar-qershor i një viti më parë.(Monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Të huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por dhe shqiptarët lanë jashtë 624 milionë euro”

  1. shqipo says:

    PLERE gazetare,po ku ke maqedonas qe vizitojne shqiperine o grekoserb,ato jane shqiptare nga maqedonia o shka,antishqiptare.Maqedonet qe vizitojne shqiperine njifen me gishta.Bojkotoni keto derra se jane me te keqinj se serbet,fare m….

  2. Q.S says:

    E shqiptaret ankohen se ska leke, nuk ecen puna. Apo tani do thone se rrene keto

  3. Njëri qe shpenzoj ne plazhet e jugut qe nuk u nda i kenaqur por qe e pa te nevojshme te ler leket ne atdheun e tij says:

    O ju qe dilni jasht dhe i shpenzoni leket ne plazhet e huaja, si nuk u bie nder mend se po t’i shpenzonit ato ne vendin tuaj sa do ta ndihmonit Shqiperine..?!!
    Nuk them se ju nuk duhet te dilni e te shihni bote me sy por kur shikoni qe nena juaj Shiperi ka kaq nevoje per PARA , ju si pa te keq i shpenzoni jasht. Mos tju shkoje gjuha te dhembi e te thoni: politika i ka fajet pse ne dalim jashte ne plazhet e huaja. Kjo eshte keshtu. Po ne duhet te shikojme pak me large, me me dhemshuri per nenen tone te perbashket qe po lengon akoma. Te behemi bashke te gjithe, ti bejme presion politikes qe ajo te rregulloje keto gjera qe ne kemi nevoje. Te kontrolloje me rreptesi veprimtarine turiastike qe te mos abuzohet me ne. Dhe keshtu , dalengadal me durim e te vendosur do te permiresonim gjendjen. Hajt , te bejm durim i çik..!

    1. sapa says:

      O ti “Patriot”qe shpenzon paret per atdheun e shtrenjte!Duke shpenzuar ne shqiperi ndihmon kliken me te korruptuar qe populli shqiptar ka perjetuar ndonjehere ne historine e tij!Ate klike qe po vjedh 28vjet rrjesht jo vetem arken e te ashtuqujturit shtet por edhe qytetarin e thjeshte ku te mundet!Prandaj nderroje mentalitetin!

  4. nje shqiptar i drejte says:

    Shqipo , e ke shume gabim , maqedonas (jo shqiptare) , qe kane kaluar pushimet ne Shqiperi kete vit , jane 85 mije , sipas shifrave te Ministrise se Turizmit , ndersa gjithsej te huaj , deri ne fund te gushtit , jane 3 milion e 440 mije , nga pothua tere shtetet e botes . Po ashtu , serbe jane mbi 66 mije . Prandaj , mos u merr me gazetarin , i cili eshte mjaft korrekt dhe flet sipas te dhenave te INSTAT-it . Sa per epitetet qe i ben gazetarit , si antishqiptar , grekoserb , shka , etj. , terhiqi mbrapsh e futi ne by..e .

  5. kot fare says:

    Ore se mos e merrni seriozisht ate ….. shifren 624 meleon euro …. eeeee te kam rixha …. me ju e kam qe e lexoni dhe e hani “kallup” !!!!!! Kalkuloni dhe reflektoni per disa sekonda (kthjellimi) …… gati nje e treta buxhetit vjetor ne Albanisten !!!

  6. gjithashtu malok says:

    o ti prej koti, ti ndoshta mendon per buxhetin e qeveris,…. sepse buxheti i albanistanit, dmth vlera e perbashket qe levizet ne shqiperi eshte rreth 11 miliard dollar ne vit. pa llogarit ketu kanabis, apo Heroinen apo kokainen, qe sipas te dhenave te pd esht dyfishi i prodhimit bruto. domethen dhe 20 miliard te tjera. dmth sipas PD ne jemi momentalisht nga popujt me te pasur ne bot.

Lini një Përgjigje te shqipo Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *