Transmetimet analoge, Shqipëria ka marrë jo pak kërcënime nga BE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Klodian Tomorri

Në 2 Maj të vitit 2012, qeveria e Sali Berishës miratoi një vendim, i cili shtroi strategjinë kombëtare për kalimin nga transmetimet analoge tek ato dhixhitale.

Sipas vendimit, brenda datës 17 qershor të vitit 2015, asnjë televizion shqiptar nuk mund të transmetonte më në analog, por të gjithë duhet të kalonin në transmetimin dixhital.

Vendimi nuk ishte pasojë e lobimit të ndonjë grupi interesi. Ai ishte një hap i diktuar nga zhvillimet e reja teknologjike dhe një detyrim që Shqipërisë i rrjedh nga Marreveshja GE 06, e miratuar nga Kuvendi i Republikës në vitin 2008.

Kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet numerike është një proces global i detyrueshëm për të gjitha vendet, që koordinohet nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, ndryshe i njohur si ITU.

Shqipëria bën pjesë në rajonin 1 sipas ndarjes territoriale të ITU-së.

Pse BE dhe ITU e kanë bërë të detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare kalimin nga analog ne dixhital? Arsyeja është e thjesht. Përdorimi më efektiv i frekuencave.

Frekuencat janë të kufizuara. Transmetimi dixhital zë shumë më pak hapësirë frekuencash se sa ai analog.

Ose e thënë ndryshe, për të njëjtin breze frekuencash transmetimi dixhital siguron disa herë më shumë kanale se sa ai analog.

Data 17 qershor 2015 që qeveria vendosi si afat fundor për kalimin e të gjitha transmetimeve në dixhital, nuk ishte tekë as e Doktorit as e Genc Pollos, që në atë kohe ishte minister i Inovacionit, në mos gaboj.

Ajo ishte një detyrim i përcaktuar dhe i sanksionuar pikërisht nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.

Kjo që po ndodh tani duhet të ishte bërë 3 vjet me parë.

Nga qershor 2015 deri në shtator 2018, Shqipëria ka mbi tre vjet që shkel marrëveshjen GE 06 dhe për këtë ka marrë jo pak kërcënime nga Bashkimi Europian.

Kjo është e gjithë historia e kësaj pune. Tani se si duhet të veprojë qeveria me të varfërit, kjo është histori tjetër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Transmetimet analoge, Shqipëria ka marrë jo pak kërcënime nga BE”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk duhet te ngaterohet trasmentim i i sinjalit,ne nuk trasmentojme ne analog dhe dixhital,por ne mp4 !!!!!!!
    Ky trasmentim nuk eshte kerkuar dhe as po kerkohet nga Europa,por nga korupsioni i AMAS me pronaret e platformave televizive.
    Prokuroria duhet te filloj hetimin per shperndarrjen e sinjalit ne qarqet qe kane filluar te trasmentojne.
    Lotet e krokodilit se platformat kane dale me humbje,kur ato kane realizuar shitje te dekorderave dhe antenave pa fund,eshte mashtrim.

  2. Sara says:

    Ti idioti qe ke shkruar kete e qe dhe keta idiote qe ta botojne duhet te lexosh edhe si behet kalimi ne transmetim shifror (digjital sic qe keni quajtur ju tekniket e kesaj pune) dekoderat ne te gjitha vendet jane rimbursuar nga shtetit, pavaresisht shtresave i varfer a i pasur… po ju jeni ca hajdute te vegjel qe u sherbeni hajduteve te medhenj qe ju kane marre ne pune nepermjet klienteve te tyre politikane… nese kjo qe ndodhi keto dy dite (black0out i plote informimi publik) do te kishte ndodhur ne nje vend tjere, qyteteve do t’u ishte vene flaka nga protestat, po gjeni kete popull qe i ka hyre thika deri ne palce e shini leme…

    1. gjithashtu malok says:

      sara kjo ka ndodhur ne te gjitha vendet e tjera, dhe nevendet me te zhvilluara europiane te garantoj. arrtikulli mese i sakt. kush esht pa buk sduhet te ket televizor. kjo teme me nderrimin e sistemit televiziv esht hapur kudo. vtem 5 vende e kane televizorin ne te mirat primare te garantuaranga minimumi i jeteses. svizra luksemburgu belgjika suedia norvegjia. tani me futjen e detyruar te digitalit, ka rene dhe detyrimi i ketyre shteteveqe te garantojne te varferve televizorin. sepse televizori mund te shihet ne cdo, aparat t te lidhur me internetin. dmth nje i varfer nukka nevoje te harxhoje 500 euro per te bler tv digitale. nuk ka nevoje as per dekoder. teelevizori i takon te shkuares. te duhet nje Telefon duke u nisur nga 2g e siper, dmth nje Huawei i thjesht prej 3 mij lekesh. nje Projektor i cilesis se mesme 6mij deri 8mij lek.dhe ti sheh televizor ku te duash dhe sa te madh te duash. kjo esht rruga me e shtrenjt, pa paguar fare sheh televizor ne pc e vjeter qe ke.

  3. sokrat says:

    Qeveria duhet te punoje per popullin shqiptar dhe duhet te gjeje zgjidhje per shumicen e tyre! Ne vendin me te varfer te Evropes qeveria duhet te mendoje per te tjera gjera qe jane prioritet, dhe jo per dekoderat. Kjo eshte loje e piste e atyre qe duan te fitojne ne kurriz te shqiptareve te varfer, te cilet shqyqyr qe kane nje cope televizor per te pare, dhe per te mos u marre me budallalleqe te tjera. Nese Evropa na qenka e shqetesuar, tu bleje shqiptareve me paret qe ka nga nje tv Full HD dhe dekoderat e famshem, dhe mbyllet shpejt kjo histori. Kryeministri ta mbylli shpejt kete pune ne favor te shumices dhe tu jape dru atyre qe tallen me ne!

  4. Muli says:

    blini Telebela te rinje dhe je dekoderra..

Lini një Përgjigje te Sara Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *