Trump planifikon takimin e dytë me liderin e Koresë së Veriut, pas letrës ‘shumë të ngrohtë’ nga Kim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të dytë midis Donald Trump dhe Kim Jong-un pasi kreu i Koresë së Veriut dërgoi një letër “shumë të ngrohtë” drejtuar presidentit të SHBA duke e kërkuar atë.

zëdhënësja e presidencës amerikane, Sarah Sanders, tha të hënën se Trump mori një letër “shumë të ngrohtë dhe shumë pozitive” nga Kim dhe se administrata ishte “tashmë në procesin e koordinimit” të samitit.

Bisedimet midis SHBA dhe Koresë së Veriut kanë ngecur pasi që udhëheqësit shtrënguan duart në një samit të përshëndetur si “historik” në Singapor në qershor.

Zyrtarja amerikane e përshkroi letrën si “të nxehtë” dhe “pozitive”.

“Ne jemi të hapur dhe tashmë kemi filluar të organizojmë një takim të tillë”, u tha ajo gazetarëve.

Sanders shtoi se parada ushtarake e Phenianit të dielën ishte një shenjë e përparimit në bisedimet për çmontimin e centraleve bërthamore, pasi nuk u paraqit raketa me rreze të gjatë, e aftë për të mbartur raketa bërthamore.”

Muajin e kaluar, Trump ndaloi sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për të udhëtuar drejtë Koresë së Veriut sepse sipas tij “mendoj se nuk po bëjmë përparim të mjaftueshëm në lidhje me denuklearizimin e gadishullit Korean”.

Senders, ka shtuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka ndërmend të publikojë letrën e plotë pa miratimin e Kim Jong.

Marrëdhëniet mes Washingtoni dhe Pyongyang kanë qenë të nxehta dhe të ftohta këto muaj pas samitit Trump-Kim, shkruan “The Guardian”.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *