Uragani Florence drejt Karolinës së Jugut, evakuohen 1 milion banorë

11 Shtator 2018, 10:18Bota TEMA

Mbi 1 milionë amerikanë janë evakuuar në mënyrë të detyruar nga e gjithë zona bregdetare e Karolinës së Jugut.

Shteti në juglindje të SHBA pritet të preket nga uragani Florence, duke nisur nga dita e enjte.

Vendimi për evakuimin e detyrueshëm u mor nga guvernatori local, Henry McMaster.

“Është një uragan i rrezikshëm, nuk mund të rrezikojmë asnjë jetë njerëzore”, ka thënë ai duke shtuar se evakuimi do të prekë kyresisht banorët e një zone me gjatësi rreth 320 km.

Pritet që përmbytjet që sjell me vete uragani të arrijnë deri në 3 metër thellësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje