Vetting për politikanët, një shaka e bukur shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ben Andoni

Ka një tezë të re në formë propozimi që po hidhet këto ditë nga Opozita dhe është përqafuar sakaq nga Pozita. Flitet për Vetting-un në politikë, një proces, që të gjithë palët janë treguar të hapura, megjithatë duke treguar në mënyrë cinike me gisht nga kundërshtarët. Referuar Opozitës, me këtë proces do të kemi një dekriminalizim të plotë të qeverisjes dhe politikës/do luftohet me tolerancë zero korrupsioni dhe krimi/ do ndalohen aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale/ do pastrohen nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Me pathosin e zakonshëm të kryetarit të saj Lulzim Basha, Partia Demokratike kërkon: “që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, Vetting-ut ndaj çdo funksionari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin”. Paradoksalisht kështu është miratuar dhe reforma në Drejtësi, tashmë tejet e përfolur…

Njëherazi është përgjigjur Pozita dhe që nga tribuna e Asamblesë të këtij formacioni politik, Edi Rama, kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste ka treguar gatishmëri totale, madje duke ofruar familjen e tij dhe vetë atë.

Në thelb është e bukur, por duhet të kujtojmë publikun se teknikisht është e pamundur, pasi mungon një strukturë që mund të ngrihet mbi palët dhe të gjykojë paanësisht për ta, në një kohë kur vetë Reforma në Drejtësi është duke ecur tejet ngadalë.

Patetizmi i politikanëve i përgjigjet  më së miri tymnajës që duan të hedhin para njerëzve për moszgjidhjen e shumë problemave që lidhen me të. Opozitës për mungesën e duhur të vizionit dhe përçarjen e madhe që ka mbjellë te anëtarët e vet; ashtu si Pozitës për moskryerjen e detyrave dhe lënien e vendit zbuluar para shumë e shumë vështirësive.

Që prej ndryshimeve të vitit 2008, sistemi zgjedhor që zgjedh këtë formë drejtimi të vendit është i korruptuar dhe aspak i drejtë. Në një farë mënyre, një sistem zgjedhor Proporcional Kombëtar është një lloj zgjidhje për këtë krizë në vend, sipas shumë aktorëve, por më shumë se kaq është shmangja e parë të presionit të politikës, që tashmë sundon gati dhunshëm dhe me një shprehje jo të qartë të  vendimit të votuesve.

Është i dukshëm konfuzioni i publikut shqiptar para kutive. Votohet për partitë dhe programet e tyre, por aspak njerëzit që do t’i realizojnë ato. Në fakt, duket një fenomen ndërkombëtar, kjo që ndodh në vend: Duke iu referuar një shqyrtimi të Christopher Achen dhe Larry Bartels, dy politologëve për politikën e sotme thuhet se: Shumica e njerëzve i kushtojnë pak vëmendje politikës; kur votojnë, ata e bëjnë këtë në mënyrë irracionale dhe për arsye kontradiktore. Ose qytetarët e zakonshëm kanë preferencat për atë që qeveria duhet të bëjë; ata zgjedhin liderët që do t’i kryejnë ato preferenca dhe do të votojnë kundër atyre që nuk do; në fund, ne mbetemi me një qeveri që pak a shumë i shërben vendimit të shumicës.

Për të dy politologët, votuesit janë më të prirur të marrin vendim-marrje të paragjykuara ose të bllokuara. Arsyeja është e thjeshtë: Shumica e njerëzve marrin vendime politike në bazë të identiteteve shoqërore dhe besnikërive partiake, por asesi me një ekzaminim të sinqertë të realitetit, ndaj realiteti politik është ky është.

“Rezultatet e zgjedhjeve”, përfundojnë Achen dhe Bartels, “në fund rezultojnë të jenë kryesisht ngjarje të rastit nga këndvështrimi i teorisë demokratike”.

Po, nëse politika ka këtë kah në vendet shumë demokratike, atëherë çfarë mund të presësh nga propozimet konfuze të politikanëve që e mbajnë sistemin shqiptar dhe mbi të gjitha nivelin e votuesit tonë të zakonshëm. Dhe, tek e fundit, si do të prodhoheshin strukturat, që do e hetojnë politikanin? Ka një mal me panjohje, por që nga nguti që politikanët duan të kapin duartrokitjet e idesë së Vetting-ut në politikë të bën të besosh se kjo është një shaka e bukur, sepse s’ka lidhje fare me realitetin tonë. Dhe, jo sepse nuk duhet, porse atë e kërkojnë më shumë njerëzit që janë të përfolur dhe mbi kurriz kanë mëkate krejt të dukshme. Ndaj, kjo, është vërtetë për të qeshur. (Homo Albanicus)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vetting për politikanët, një shaka e bukur shqiptare”

  1. Kalec Dega says:

    Shume titull i goditur.Per here te pare nje titull kuptimplote ne Tema.
    Sic e shifni dhe vete peshkaqenet politikane te rrjeshtuar ne foto do mbushin breket nga ‘Vettingu”, nje menyre tjeter kjo qe them si titulli me siper.

    Mos shresoni shume po nuk u eleminuan mafjozet e fotos se mesiperme. Por kjo ska per te ndodhur kurre ne Albanistan.Atehere, zgjidhje….?ska zgjidhje per Albanistonezet.

  2. o papas says:

    qe te mbyllen njehere e mire keto pune , duhen organe gjyqesore me njerez te ndereshem qe te zbatojne ligjin me ndershmeri ,per jo vetem sekuestrimin e pasurise se vene me pa te drejte nga vete punonjesit e drejtesise , por dhe politikanet punonjesit e administratave ,mjeket , pedagoget , punonjesit e gjendjve civile kadactrave , doganave , bisnesmeneve etj ..!! pra ” mortia ” duhet t1ju bjere te gjithe atyre qe kane qeverisur keta rreth 30 vjet te shkaterimit ekonomik dhe shoqeror te vendit ..! nuk e kuptoj si qendrojne ne pune , apo pretendojne per pushtet ..!

  3. zi says:

    Politika eshte kurve!
    Dhe ne nje fare menyre ne perendim i pershtaten kurves.
    Ne Shqiperi politika eshte kara-kurve dhe ne si kara-kurvare ,
    s’mund te pershtatemi me te.
    Koha,thone se ka filluar te ndryshoje mjedisi,nje mbrekulli,nje cudi, shume te pa njohura-te njohura,
    mund te ndryshojne jeten,thjesht menyren e te jetuarit dhe te menduarit,te ecjes,te qendruarit,te vrojtuarit,
    mundet edhe Ti, te vesh ne trurin e zbrazur gjithcka, per te mbushur etjen e zbrasesise ne kete eter kotesie ku sundon,
    kurva,kara-kurva,dhe Kurvari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *