VIDEO: “Heronjtë” ngjiten nëpër ballkone për të shpëtuar një vajzë të vogël

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ky është momenti kur një vajzë e vogël që kishte mbetur vetëm në apartament në një qytet në Kinë, ngec në platformën e kondicionerit në një lartësi prej 10 metra. 

Fatmirësisht ajo u shpëtua në momentet më kritikë falë dy kalimtarëve të guximshëm. 

Në pamjet filmike do të shikoni dy burra të cilët nuk hezitojnë që të ngjiten nëpër ballkonet e apartamenteve për ta shpëtuar vogëlushen që rrezikohej të binte në tokë. 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Xinzhuang në pjesën lindore të Kinës, kur vajza e identifikuar si Xing Xing, ishte tërësisht e zhveshur në momentin që po qëndronte pothuajse e varur mbi platformën e kondicionerit. 

Babai i vogëlushes Xing Xing ka deklaruar për mediat kineze se në ato momente ishte në fakt në shtëpi duke fjetur, kurse gruaja e tij në punë. (TemA) 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *