VIDEO: I veshur me antiplumb dhe me armë në dorë, 48-vjeçari tenton të vrasë familjen e komshiut

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një burrë në Florida i cili ishte shfaqur para derës së fqinjit i veshur me jelek antiplumb dhe me pushkë automatike në duar, është arrestuar nga policia. 

I zoti i shtëpisë Tom D’Errico dhe familja e tij besojnë se Kevin Flaherty, 48-vjeç, kishte hyrë në shtëpinë e tyre  me qëllim për t’i vrarë gjatë asaj nate. 

Kamerat e sigurisë të vendosura pothuajse në të gjithë shtëpinë filmuan fqinjin Kevin Flaherty që po futej në banesën e tyre në Boca Raton.  

Por, kur e kuptoi se po filmohej,  48 vjeçari u pa duke u munduar të mbulonte me dorë kamerën, me shpresën se nuk do ta kuptonin se ishte ai. 

Për fat të mirë në ato momente Tom D’Errico ishte në udhëtim zyrtar në San Diego, por përmes një aplikacioni të instaluar në telefon mund t’i monitoronte kamerat e instaluara në shtëpi dhe i telefonoi policisë. 

Ndërsa e zonja e shtëpisë në ato momente ishte në banesë së bashku me djalin dhe vajzën që ishin fshehur në tualet nga frika se agresori mund t’i vriste. 

 “Ndihesha shumë keq, sepse nuk isha në shtëpi dhe nuk mund ta ndihmoja familjen time”, ka deklaruar Tom D’Errico. 

Ai gjithashtu u tha hetuesve policorë se gruaja dhe vajza e Flaherty e kishin braktisur atë disa javë më parë, pasi ky i fundit i kishte kërcënuar me jetë.  

Flaherty është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndojnë tri akuza. (TemA) 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *