“Vrasja që prishi ekuilibrat mes bandave në Shkodër”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar mbrëmë në emisionin Opinion ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me vrasjen e Boran Bërçanës dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci me 15 korrik në qytetin e Shkodrës.

Hoxha tha se vrasja e Bërçanës ka prishur ekuilibrat në qytetin verior, pasi dihet shumë mire se për dekada të tëra, Shkodra është kontrolluar nga bandat kriminale, të cilat kanë dhe struktura fisnore mes tyre.

Sipas tij, është vrarë një person që ka lidhje të forta farefisnore, duke shënuar kështu një ngjarje tepër të rëndë për ekuilibrat mes grupeve kriminale në qytet.

Në videon e publikuar në media tregohet se si vrasësit i janë dashur vetëm 7 sekonda për të ekzekutuar çiftin në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.

Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm.

Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës.

Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme.

Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Vrasja që prishi ekuilibrat mes bandave në Shkodër””

  1. Une them qe jo says:

    Ketu nuk ka lajm! Eshte vetem nje hamendje e nje gazetari si komentet ne Facebook e pa bazuar ne asnje prove!

    1. Krimi Po VeteEleminohet says:

      Ore keta te PD-se Po shqetesohen pse Po vriten kriminelet me njeri tjetrin. Me sa duket Po humbasin bashkepunetoret e vjedhjeve te votave.

  2. Klea says:

    Qe je gazetar i korruptuar dhe injorant kjo dihej por qe te jesh edhe kaq shpirt zi kte e mesuam tani. Shko beji interviste Bajrajve , Licve, harrushajve , por mos harro more plehre gazetar se jane edhe Caft qe ty ste intereson ti permendesh. Shkodranet e dine mire se kush vret ne shkoder e di edhe ti por te vjen per mbare te marresh ca lek me shume dhe te besh si dedektiv. Mos harro se njeriu njohet nga turiri dhe ti e kenfiks per ate pune qe ben. Je me kriminel se ata qe intervistin.

  3. shkodra says:

    Familja Bercana nuk i ka as dhjete vete ne Shkoder. Ku jane lidhjet e forta familjare ketu?

  4. Nasi nga Vlora says:

    Artan Hoxha me laps ne dore eshte njesoj bandit, shkruan dhe dezinformon ne interes te bandave.

  5. Naim Frasheri says:

    Ne nje Emision Bythqir si Opinion, Martin pjese vetëm Bythqira dhe Kurva. Ndaj kush eshte i ndershem ta Bojkotoj Fevzi-Baxhellen e Lushnjes.

Lini një Përgjigje te Nasi nga Vlora Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *