Zv.Ministri i Brendshëm-Voltana Ademit: Shkodra nuk i harron 61 vrasjet kur ishe Prefekte, jeni duke folur si zëdhënëse e SHQUP

11 Shtator 2018, 14:15Kronika TEMA

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në emisionin Opinion ku u diskutua për situatën e rendit dhe sigurisë në Shkodër, debatoi me Kryetaren e Bashkisë së qytetit verior Voltana Ademi.

Kjo e fundit pretendoi se situata në Shkodër është shumë alarmante deri aty, sa njerëzit kanë frikë të dalin në darkë.

Por reagimi i zv.ministrit Lamallari ishte i bazuar në fakte dhe shifra dhe jo në perceptimet e ndikuara politikisht.

Çdo vrasje është një ngjarje e rëndë. Në 2011-2013 ka qenë përfaqësuese e qeverisë shqiptare në Shkodër dhe në atë kohë kanë ndodhur 55 vrasje dhe 40 të plagosur rëndë.

A e lajmëruat ju atëherë Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe Nishani.

21 shpërthime me eksploziv në atë periudhë”, theksoi zv.ministri i Brendshëm Lamallari.

Përsa i përket situatës aktuale zv.ministri deklaroi se çdo jetë e humbur është një ngjarje e rëndë, por policia është e vendosur t’i zbardhë ato deri në fund.

Sipas tij aktualisht nga 8 vrasje 4 janë zbuluar dhe priten rezultate konkrete.

Duke iu kthyer edhe një herë deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës, Lamallari deklaroi se ajo është duke folur si zëdhënëse e SHQUP-it.

Këto janë opinione personale. Shkodra nuk harron 61 vrasjet kur ishit Prefekte.

Po hidhni baltë në punën e Policisë. Jeni duke folur si zëdhënëse e SHQUP-it.

Po mbillni panik dhe terror. Bashkëpunoni me Policinë e Shtetit dhe çdo informacion që keni jepjani policisë.

Po bëhen përpjekje maksimale për t’i shkuar në deri në fund këtyre ngjarjeve. Nuk duhet të ndikojmë perceptimin publik siç bën opozita.

Zonja nuk e ngriti kurrë zërin për vrasjet”, tha Lamallari.

6 komente në “Zv.Ministri i Brendshëm-Voltana Ademit: Shkodra nuk i harron 61 vrasjet kur ishe Prefekte, jeni duke folur si zëdhënëse e SHQUP”

  1. Klea says:

    O Besfort ti je me baxhelle se Voltana. Te dy i dilni zot shefave te cilet qihen ne bythe bashke. Qihuni edhe ju.

  2. Druvari says:

    Akoma më të shkuarën
    Akoma e njëjta formulë

  3. Jak Boston says:

    Ky Besforti eshte zv. ministri me i paafte qe ka pasur Shqiperia ndonjehere.
    Zakonisht keta zv. ministrat duhet te jene teknokrate, por ky ishte komisar i Ripjelljes dhe asgje me shume. Njelloj si kryeshefi i Ripjelljes, edhe ky tregonte projekte apo grafiqe kompiuterike qe s’kane asnje lidhje me realitetin shoqeror dhe shteteror, por vetem material propagandistik njelloj si ne kohen e merhumit.
    Shqiperine e mbyti llumi shqiptare
    Shqipetar mos rri po duku shqipetar
    Muu….ut i madh doktor Sala me zagaret
    Ka……ake me e madhe doli dhe piktor Rama me koncesionaret

  4. Shqupistja says:

    E shkuar nuk mund te quhet se po diskutohet per kohen kur kjo zonja ka qen prefekte shkodres dhe lulushi minister i brençem , e shkuar quhet kur flet per njerez qe kan vdekur , ose per nje sistem qe ka ikur prej vitesh ,mos i ngaterroni gjerat mas qefit tuj ,kjo eht nje funderin qe vetem vjedh dhe tall bythen me popullin e shkodres ,por edhe populli shkodres nuk meriton me shum se kjo se vet ja jep voten dhe e mban ne shpin aty ku esht.i pafshin hajrin.

  5. M A R K O says:

    Voltana e ka mendjen ke hajdari Markut qe e ka mare dhe Drejtor ne Bashki.

  6. njani says:

    kja zhele asht ma zi se zhelefina.e din mire kja e pafytyr prej kuj i mori votat ne shkoder dhe ja ktheu shpinen, normal e tejkaloj normen e te berit pasuri,populli thote me trego me ke rrin te tregoj kush je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje