Zv.ministri i Mbrojtjes: Kufijtë në Ballkan janë vijë e kuqe, politikanët e Tiranës të mos ndërhyjnë në Kosovë. Berisha s’lahet duke sulmuar Thaçin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi duke iu referuar 17-vjetorit të sulmit të kullave binjake në SHBA, ka deklaruar në  ‘Fax News’ se NATO dhe SHBA duhet të jenë vigjilente në lidhje me terrorizmin pasi akoma organizata të tilla janë aktive në botë. 

Ai tha se ende ka konflikte dhe shumë çështje të hapura në rajone të ndryshme nga ku mund të frymëzohen këto organizata. 

Nga ana tjetër, Koçi tha se vendi ynë jep një kontribut të çmuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë pasi është i pranishëm në disa zonë të nxehta të botës. 

“Akoma ne jemi në një situatë kur shtetet, sidomos vendet e NATO-s, Bashkimi Europian duhet të jenë vigjilentë në raport me këtë rrezik që shfaqet herë pas herë duke shkaktuar viktima. 

Vazhdojnë të jenë aktive këto organizata terroriste, ka akoma rreziqe, ka akoma çështje të pazgjidhura ku këto organizata mund të frymëzohen. 

Bota duhet të jetë vigjilente. Ne jemi të angazhuar drejtë përdrejtë në vendet më të nehta. Sot ne jemi në Afganistan, Egje, do shtojmë dhe misione të tjera siç është Bosnja, Mali, ku ne dëshmojmë se ne jemi një vend që kontribon për paqen dhe sigurrinë.

 Në raport me ekonominë dhe numrat që kemi kontributi ynë është i konsiderueshëm dhe është përmendur nga aleatët tanë.

 Shqipëria pavarësisht se në krahasim me vendet tjera ka më pak fuqi ushtarake po kontribon lavdërueshëm. Ne do dëshironim më shumë, por resurset tona të tilla janë”, tha Petro Koçi.

I pyetur në lidhje me rolin e Rusisë, Petro koçi deklaroi se Rusia është e interesuar për destabilitet, ndërsa përmendi dhe mbështetjen e saj për regjimin e Assad në Siri. 

“Rusia ndërtoi aleanca me një terroris, me një terrorist si Assadi që sakrifikoui popullin e vet për të mbajtur pushtetin. 

Një politikan normal nuk sakrifikon popullin për të mbajtur pushtetin. Rusia ka parapëlqyer zhvillimin e konfliktit, ka qenë e interesuar që vetë BE të jetë e përçarë por edhe NATO të jetë e përçarë. 

Ju e dini çfarë ndodhi në Malin e Zi, në Greqi për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë. Rusia nuk është për paqe dhe stabilitet në Ballkan. Ka menduar që Ballkani të mbetet fuqi baruti”, deklaroi ai. 

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon ai u pyet edhe për zhvillimet në Kososvë dhe idesë për ‘këmbim territoresh’ me Serbinë. Zv. ministri i Mbojtjes deklaroi se kufiri është vijë e kuqe. 

Sipas tij nëse bëhet fjalë për metra tokë ose ndonjë fshat kjo është gjë tjetër, por lëvizje e kufijvë do të sillte probleme. 

“Mbetet për tu vlerësuar. Unë mendoj që kufijtë ose kufiri janë vijë e kuqe. Nuk jemi në një rajon ku ka vende si Belgjika ose Holanda që mund t’I zgjidhin vetë çështje të tilla. 

Hapja e një procesi të tillë do shkaktonte probleme. Nëse bëhet për rregullim për punë metrash apo për një fshat është tjetër por të flasësh për këmbim territoresh është problem”, u shpreh Petro Koçi. 

Ai foli edhe për qëndrimin që duhet të mbajnë politikanët e Tiranës sipas tij karshi kësaj çështjeje, ku theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pasi Kosova ka politikanët e vet legjitim dhe ata janë të mandatuar për të zgjidhur problemet e Kososvës. 

Ai iu referua dhe përplasjes së ish-kryeministrit Berisha me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. 

Sipas tij Berisha është i kompromentuar të flasë për Kosovën për shkak të kaluarës, ku përmendi kontrabandën e naftës dhe qëndrimin kundër nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë në 1999-ën. 

“Politikanët e Shqipërisë të jenë më të kujdesshëm. Kosova ka politikanët e vet që janë ato të ngarkuar drejtpërdrejtë. Nuk kanë pse hynë në konflikte me politikanët në Kosovë.

 Kam parasysh Berishën, ai është i kompromentuar keq në çështjen e Kosovës nuk mund ti lahet duke sulmuar Thacin, kemi trafikun e naftës që theu embargo, kërcënoi politikanët kosovarë kur u nënshkrua Rambujeja. 

Këto nuik mund të shlyhen duke bërë patriotin. Kemi institucione legjitime në Kosovë. Në raport me Kosovën ne nuk jemi shtet amë Kosova ka institucionet e veta. 

Kacafytja është qëndrim agresiv. Atje ka polikanë të mandatuar për ti dhënë përgjigje çdo cështjeje. 

Tezat e hedhura për kufijtë duhet të jenë shumë të kujdesshme”, tha ndër të tjera Petro Koçi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Zv.ministri i Mbrojtjes: Kufijtë në Ballkan janë vijë e kuqe, politikanët e Tiranës të mos ndërhyjnë në Kosovë. Berisha s’lahet duke sulmuar Thaçin”

  1. Jak Boston says:

    Me pare e tha Vucici se sa Petro Koci kete gje, por ky thjeshte po perpiqet te rregjistroje emrin pas beteje se ka folur dhe ky per kete gje.
    Shoku zevendes minister ben me mire te na thuash ndonje gje se cbehet andej nga deti Jon pasi edhe ajo gje me kufirin ka te beje.

  2. Roland says:

    Ky lumadhi ka nje jete te tere zv minister i mbrojtjes ,…. lepin çdo lloj tope (koqe) qe i del perpara …safi bythqir

  3. Ilir N. says:

    Po si more të mos ndërhyjë Tirana në Kosovë?!
    Eeeeej, po a nuk e din zotëria e tij, zëvendësministri i mbrojtjes se Kosova është gjysma e Shqipërisë – Shqipëria mbi Dri?
    Aman mos lëshoni broçkulla të tilla zoti Zëvendësministër!

  4. Martini says:

    Po ky LEGEN cfare do mori dhe ky nje luge te riprovoje corben e Semanit MAVRIA.

  5. Klea says:

    Shume baxhelle je o petro mavria. Zoti edhe surratin ta ka dhene si bq.

Lini një Përgjigje te Ilir N. Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *