20 vjet nga ekzekutimi i Azem Hajdarit, çfarë thonë Hamdi Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia për të pathënat e “vrasjes së shekullit”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jaho Mulosmani ne burg

Sot shënohen 20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit.

Për vrasjen e tij është dënuar me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani,

Izet Haxhiaj u dënua me 25 vjet në mungesë si bashkëpunëtor, ndërsa vëllai i tij, Ismet Haxhiaj, doli pak kohë më parë nga burgu.

Por çfarë thonë për këtë vrasje vetë personat e akuzuar dhe të dënuar si përgjegjës.

Më poshtë janë rrëfimet e Jaho Mulosmanit, Izet Haxhiajt dhe Hamdi Haklajt, dhënë për gazetën Dita, që i ka risjellë sërish sot.

Rrëfimi i Jaho Mulosmanit për Mira Kazhanin:

Ju e donit Berishën në atë kohë?

Unë e kam respektuar shumë në fakt. Edhe për arsye personale. Atë ditë e di që e ka ndërmjetësu Sokoli, e kujtoj si sot kur ju mbushën sytë me lotë. Mendoj që në atë kohë Berishën e keqinformonin. Duhet ta kenë keqinformuar për atë ditë. Aty është manipulu dhe për fat të keq Berisha manipulohet kollaj.

Kush e manipulonte?

Nuk e di mendoj se kur doli në qytet e keqinformuan për prishjen e mitingut.

Ka një percepetim se ka patur një konfrontim, provokim nga vëllai i Fatmir Haklajt në atë miting?

Aty ka një keqkuptim. Atë ditë atyre u ishte vrarë djali i xhaxhait tek Ura e Milotit, në Lezhë, nga një bande grabitesish. Kanë dalë me i grabit dhe në përleshje e sipër nuk e kanë dit kush janë dhe i kanë qëllu. Nga kjo gjendje mendoj se është kriju edhe keqkuptimi. Kam dëgju shumë budallalliqe që kanë dash me prish mitingun, kanë dash me vra Berishën… Nuk janë të vërteta!

Po çfarë ndodhte në Tropojën e atyre viteve? Më saktë kush ishte pikënisja e vrasjeve?

Vrasja e vëllait të Fatmirit në një pritë me 17 persona ishte fillesa. Falë pozicionit që kisha, njohjeve shoqërore unë dija gjithcka ndodhte në Tropojë. Morem pjesë 17 veta për ta vrarë atë. 360 gëzhoja armë u gjetën në vendngjarje. Shumica ishin tropojanë. Interesant është fakti që është vrarë në orën 4 dhe në 4 e 5 minuta, jemi njoftuar. Tirana ka njoftuar Bajram Currin që është vrarë Shkëlqim Haklaj. Nga zyrat e PD në Tiranë u bë njoftimi…

Dhe pas kësaj ngjarjeje ju gjendeni në 12 shtator në Tiranë. Pse para selise së PD? Kë kërkonit të takonit?

Kërkonim të takonim një mik, i cili sot e kësaj dite është afër atyre (e ka fjalën për PD-në). Nuk ishim aty për të vrarë Azemin. Të gjithë flasin sot, Azemi, Azemi por kurrkush nuk e çon në fund atë. Askush nuk bën përpjekje ta zbardhur vrasjen e tij. Nuk ishim aty për ngjarjen që ndodhi as për ndonjë të mundshme sic aludohet ndonjëherë. Po kërkonim të sqaronim diçka. 10 ditë para babai i Fatmirit kish taku Azemin me kërkesë të këtij të fundit,. Babai i Fatmirit e ka regjistru të gjithë bisedën. Aty dëgjohet Azemi që ka lyp me ardh me jetu në Tropojë, dhe ka shfajësu veten për vrasjen e Shkëlqimit (vëllai i Fatmir Haklaj). Azemi në të gjitha mënyrat e mundshme ka shfajësu veten duke thënë se ai nuk kish lidhje me atë vrasje, dhe ka fol dhe disa gjëra të tjera për të cilat nuk është momenti me fol sepse kur nuk t’i merr askush për baze nuk kanë vlerë të thuhen…

Ekziston ajo kasetë edhe sot?

Po po, kaseta ekziston. Azemi ka fol plot gjëra edhe brenda zyrave të PD, po më së shumti ai donte të shfajësohej dhe të vinte i qetë në Tropojë.

Ju nuk e tregoni emrin e mikut që donit të takonit atë ditë? E kurseni atë emër edhe pse vetë jeni i dënuar përjetë për një krim që nuk pranoni ta keni kryer. Kaq bujar jeni?

Ai ka jetën e tij tashmë. Kur të vijë momenti dhe kur të kuptoj se duan vërtet ta zbardhin ngjarjen, normal që do ta them. Normal që edhe ai do të merret në pyetje. Kërkonim të merrnin nga ai një opinion sesa e vërtetë është fjala e këtij dhe sa ishte fjala e të tjerëve. Dhe që të jem i sinqertë për vëllain e vrarë të Fatmirit, dyshimet dhe akuzat kanë qënë për Berishën dhe Azemin. Janë akuzu zyrat e PD. Sepse në orën 4 ndodhi vrasja në Tropojë dhe ne atje, në Tropojë u njoftuam nga selia e PD në Tiranë. Fatmiri e mori vesh nga Tirana, kur ngjarja kish ndodhur 2 km larg qytetit në vijë të drejtë. Aq afër sa mund të ndiheshin edhe krismat!

Kërkoi atë ditë Fatmir Haklaj të takohej me Berishën ose Azemin?

Jo fare, as atë ditë dhe asnjë ditë nuk ka kërkuar t’i takojë. Unë e kam thënë edhe në sallë të gjyqit, ai për mua ishte një incident. Pse u desh që ne të vinim aty, me një makinë të bënim një vrasje dhe të shkonim në Tropojë? Unë isha shef krimesh, kisha një komisariat në dispozicion, pse u desh të vija të bëja një vrasje në Tiranë para PD? Nëse ishte diçka me paramendim mund të kishim gjet një mënyrë tjetër.

Vinte në Tropojë Azemi lirisht?

Dhe sikur të mos vinte, ai lëvizte nëpër rrugët e Shqipërisë krej lirshëm, e kishe gjithë ditën rrugëve. Mua kush më ndalte të shkoja ta gjeja kudo?

Atë ditë komunikuat, patët një bisedë me zotin Hajdari?

Ky është një tjetër manipulim i madh. Një manipulim edhe në gjyq. Po për gjyqin e dinë të gjithë që ishte një manipulim. Ju do thoni, pse nuk i thatë në gjyq ato që dini? Nuk i thashë sepse e kam dit prej fillimit sesi do ishte fundi. Nuk e pashë të arsyeshme të flisja. Unë kam pa shumë e dëgjuar, por një emision për çëshjtjen Hajdari më ka lënë shije të hidhur, një Opinion nga Blendi Fevziu. Kam shumë informacion edhe për mënyrën sesi dhe pse u bë ai emision. Por nuk dua të flas sot.

Po pse të mos i themi sot? Cfarë informacionesh keni ju?

Dalin kolegë të tu dhe bëjnë ekspertin e armëve, kur s’kanë mundur ta bëjnë këtë profesionistët, ekspertët më të mirë që ka pas prokuroria e përgjithshme, ta bëj një gazetar që s’ka prek armë me dorë?! Pak rëndësi ka… Se më vonë e kish pranuar edhe ai vetë me një të afërm timin, që nuk ishte e  vërtetë si e tha ai historinë por s’ka lidhje ajo punë. Gjërat sqarohen avash-avash. Aty lihej të kuptohej se ne kemi shkuar me paramendim. Por nuk është ashtu. Ne donim të takonim personin X, ta thashë nuk është etike t’i përmendim emrin tani që ai ka një jetë të përditshme, ka jetu e punu edhe gjatë kohës së pushtetit te atyre me ata. Ai ka qënë njeri dashamirës edhe i joni edhe i Azemit të tjerëve. Ai ka dash me bë ndërmjetësin për diçka të mirë. Ka dash të bëj diçka të mirë.

Atëherë çfarë ndodhi?

…Azemi atë ditë ka dalë nga zyrat e PD dhe ka ardh drejt nesh. Ma thuaj ti… Ti je në makinën tënde, rri e pret dikë tjetër. Unë kam qënë civil sikur jam edhe sot. Po vetëm këmisha ka qënë blu në atë kohë, (sot ka veshur një këmishë ngjyrë pink). Nuk kisha as armë në trup, nuk e mbaja për shkak të kostumit atë ditë.

Ju pa armë në ato kohë?! Si është e mundur?

Jo pa armë, jo. E mbaja në makinë por nuk e kisha në trup. Fatmiri po, kishte armë në trup. Ai ishte punonjës i policisë. Vërtet ishte ulur në gradë por ka qënë punonjës dhe e mbante. Ai (Azemi) vjen me pistoletë silenciator. Tash çfarë duhet të mendonte Fatmiri, të ma tregojë dikush mua? Një person që deri dje e ke akuzu për vëllain dhe sot ai të drejtohet me armë? Për këtë them unë që aty ka qënë incident. A e thirri kush Azemin të dal? Ne s’e thirrëm! As miku i përbashkët nuk e ka thirr…

Pse doli Azem Hajdari. Kush e thirri? Cfarë informacionesh keni ju?

Unë e di të vërtetën!

Të vërtetën tuaj…

Dihet ajo. E dinë të gjithë në PD dhe nuk flet askush me zë. Askush nuk tregon që atë ditë Azemi ka qënë në drekë në Lushnje. Ka ngrënë drekë me ca djem që mbaheshin si për të fortë në Lushnje. Ka qënë edhe me Genc Pollon atje. E ka thirr doktori në telefon. Fillimisht ka qënë me doktorin ku kanë mbaru mitingun në Fier dhe janë nda, më pas krejt papritur doktori e ka marr dhe i ka thënë hajde urgjent në Tiranë. Pse nuk ja tha këtë në Fier? Ata ishin bashkë! Pse nuk ja tha dy orë përpara?

Pse e thirri sipas jush?

Atë e di ai. Kush e thuri intrigën? Këtë është dash me e zbulu prokuroria. Unë s’e kam mohu ndonjëherë se kam qënë në vendngjarje.

Sa orë qëndruat aty?

Gjysëm ore… Tani i rikthehem sërish pyetjes: çfarë duhet të mendonte Fatmiri kur dikush i vjen me armë në dorë gati me qëllue. Një deputet i parlamentit që mban pistoletë me silenciator dihet pse e mban. Pse nuk e kishim ne një të tillë me vete? Unë kisha në shtëpi 3 ose 4 copë po s’i mbaja me vete.

Ju jeni shprehur se keni disa gjëra për t’i thënë zotit Berisha por do ja thoni vetëm në sallën e gjyqit. Ai nuk erdhi kurrë të dëshmojë, dhe sot që flasim ndoshta ajo seancë nuk do bëhët kurrë….

Kurrë mos thuaj kurrë! Janë disa gjëra teknike që nëse nuk shqyrtohen nga hetues të mirë kot sa i thua se shumica thonë, po kërkon të shfajësohet. Ndoshta edhe kur të shikojnë këtë intervistë do thonë : – Asht ka shfajsohet! Unë nuk dua të shfajësohem. Kam bërë 14 vjet burg. Do të bëj edhe më. S’kam më interes të shfajsohem. Por të gjitha ata që e kanë dash vërtet Azemin, duhet me lyp me u hetu çështja. Kush u bë shkaktar me u vra Azemi?! Unë e kam thënë edhe në shoqëri e kudo që Fatmiri nuk do e kish vra Azemin!

Por po thoni se atë ditë e vrau për vetëmbrojtje?

Në ato momente çfarë do bënte tjetër?! Të vjen dikush me armë. Dhe është një person që mendon se mund të të këtë organizu vrasjen e vëllait, çfarë do bënte ai? Më thoni ju? Cdokush do mbronte jetën e vet. Prandaj këmbngul unë që atë ditë ishte incident vrasja, në çdo rrethanë tjetër mund të kish qënë e paramenduar. Por jo atë ditë!

Nuk u vërtetua asnjëherë nga drejtësia por edhe nga të gjithë leximet që kam bërë para kësaj interviste nuk rezulton që ju të keni qënë qitësi. Pse nuk u akuzua asnjëherë Fatmir Haklaj por u akuzuat ju? Pse u përdor emri juaj, gjithmonë nëse kjo është e vërteta!

E para njëherë, aty janë gjet vetëm një palë gëzhoja, që nënkupton se është përdorur vetëm një armë. Ato gëzhoja ose i ka qit Fatmiri ose i kam qit unë. Domëthenë të dy nuk gjuajmë dot njëkohësisht. Gjuan njëri dhe ja kalon armët tjetrit, kjo është e pamundur të ndodh. Nëse do më ishte rreziku jeta dhe mua, normal që ashtu do kisha vepru. Plus që ata që njohin Fatmirin e dinë që aty ka ndodh diçka e castit. Unë isha në timon dhe po flisja në telefon. Unë kam zbrit nga makina pasi ka ndodh ngjarja. Aty u desh të gjendej një fajtor, të dënohej dikush. U desh një kokë turku. Me Fatmirin nuk e bënin dot, se kishin frikë. Unë isha në marrëdhënie pune, shef i policise, kë do akuzonin? E shikon sot çfarë bëhet për një polic të thjeshtë? Dhe duhet përdor dhe një llogjikë të thjeshtë, kush ja pa hajrin vdekjes së Azemit? Ja pamë ne? Ja panë socialistët? Fatos Nano? Absolutisht.

Thuhet se ishte një marrëveshja e juaj me Fatos Nanon, disa thonë me Shik-un e kohës dorëzimi juaj në këmbim të mbrojtjes së familjes e cila u dërgua jashtë. Me premtimin se gjatë rrugës do përfitonit amnisti dhe një ditë do e merrnit lirinë. Por jeni brenda. Kush ju tradhëtoi?Jeni penduar që u dorëzuat?

Është mania me gjetë gjithmonë një tradhtar. Absolutisht. E para mundet edhe me më tradhtu por unë nuk besoj tek dikush që mundet të më tradhtojë një ditë. E dyta dhe më e rëndësishmja është se familja ime ka ik në mënyrë tjetër jashtë shtetit. Nuk ka qënë shteti shqiptar që më ka garantuar familjen, por është bërë në mënyrë private. Nuk ka asnjë lidhje shteti shqiptar me largimin e mbrojtjen e familjes time. Familja ime është largu nga Shqipëria nga miqtë e mi. Jetojnë jashtë dhe kanë jetën e tyre sot. Nuk ka asnjë dokument që vërteton se shteti shqiptar është angazhuar për mbrojtjen e familjes time. Mua më kanë arrestuar. Janë përralla ato që thuhen lart e poshtë. Nuk ka asnjë dëshmitar që të thotë se ndonjë strukturë e shtetit mbrojti familjen time.

Megjithatë, ka një dëshmitar që implikon emrin tuaj. Është ish badigardi i Azem Hajdarit i cili ka dëshmuar se qëlluat ju ndaj Azem Hajdarit. Ai është në azil politik sot…

Ah, ndaj them unë që duhet hetuar dosja Hajdari. Edhe gazetarët u morën më shumë me mua sesa me gjyqet. (M.K.: më poshtë ai i rikthehet dëshmisë së badigardit).

Disa ju shohin si një hero e disa si një killer. Madje femrat ju shihnin në ato vite edhe si djalë të pashëm. Disa ju përshkruanin si gjimnazistin e urtë që u bë killer. Keni vrarë ju ndonjëherë, qoftë edhe për vetëmbrojtje?

Nëse gjendesh në një situatë që jeta jote është në pikëpyetje gjithkush do vras. Çfarë mendimi duhet të jap unë, kur tani po vuaj një vendim gjykate. Si thotë Doktori mbi gjykatat nuk është askush. (qesh me ironi)

Gjykata thotë që jeni vrasës…

Ta provojnë. Të hapin dosjen, hetimet dhe jam gati të përballem. Dhe nëse gjykata do thotë diçka ndryshe duhet ta pranojnë të gjithë. Gjithmonë flas për një të ardhme.

Për cfarë të ardhme e keni fjalën? Ku besoni tek ajo, kur edhe gjykata e Strasburgut e rrëzoi apelit tuaj! Dhe nga ana tjetër duket sikur politika ka frikë të prek këtë dosje, drejtësia gjithashtu…

Nuk ka frikë, por në 2001 u bë një fill pazari me dosjen Hajdari. Ishte koha, politika, shumë faktorë me të cilët u bë pazar. Ndërsa Strasburgu bëri një lojë proçeduriale. Ata që njohin aspektin juridik e dinë çfarë loje bëhet. E dinë të gjithë të vërtetën.

Zoti Mulosmani ajo c’ka dinë të gjithë është se ju jeni i dënuari i përjetshëm për vrasjen e deputetit Hajdari…

Po thoja që në Strasburg janë bërë shkelje në atë mënyrë që të rrëzohej çështja…

Po akuzoni Strasburgun?

Jo jo më vjen keq…Por edhe sikur ta akuzoj nuk është diçka e re. Të gjithë mund të gabojnë. Të paktën dy libra i kam lexu që të kuptoj sesi funksionon shteti, si funksionon bota. Por po thoja, se kur u dërgua çështja ime në Strasburg, këta çuan paralel një çështje tjetër. Lojë proçedurash. Edhe normal cfarë do bëjnë gjyqtarët në Strasburg? Kur ju shkon një çështje tjetër ku thonë se ja edhe për këtë akuzohet ky, çfarë do bëjnë ata? Është bërë lojë proçeduriale. Avokati i shtetit… Avokati im, nuk është njoftuar fare.

Ju cfarë mendoni për veten tuaj, ta lëmë mënjane botën se ç’mendon ajo për ju…

Jam një njeri normal.

Pa fat?

Njeriu fatin e bën vet dhe mua rrethanat më sollën në këto kushte. Duhet të pajtohesh me fatin, s’ke ç’ben.

Rrëfimi i Izet Haxhiajt

Kush e vrau Azem Hajdarin?

Izet Haxhia: Fatmir Haklaj

Ka qëlluar dikush tjetër kundrejt tij?

Izet Haxhia: Jo!

Pse ishte atë ditë aty Fatmir Haklaj, me qëllim për ta vrarë Azem Hajdarin dhe ju jeni ndërmjetësi që nënkupton Jaho Mulosmani në intervisten ne DITA, pak jave me pare nga burgu i Burrelit?

Izet Haxhia: Jo. Nuk kam qënë atë ditë aty (në seli). Po ta tregoj komplet historinë. Unë jam gjendur rastësisht në atë ngjarje. Në datën 11 shtator, ka ardhur vëllai im Ismeti. Më tha që ka kërkuar të të takojë Fatmir Haklaj. Shkova tek hoteli ku po qëndronte, në Linzë. Aty gjeta Fatmir Haklajn, Jaho Saliu, Idajet Gjeci, ka qënë edhe një polic nga Tropoja, Elez Haklaj, Halil Haklaj. Të thirra tha të të falenderoj që më ke pa vllaun gjatë kohës kur ishte në burg. Kena ardh, – tha Fatmiri të takoj dikë se dua të futem sërish në polici, se në atë kohë kish dhënë dorëheqjen pasi vrau dikë në Komisariat dhe donte të gjente një mënyrë për t’u rikthyer. Në atë kohë ka ardh një telefon, dhe më tha që ishin me nxitim për të takuar një njeri, më duket se Arben Imamin.

Nuk biseduat asgjë për Azem Hajdarin në atë tavolinë?

Izet Haxhia: Fatmiri tha se donte të ta­konte 2 persona nga PD. Myftar Lumneshi për një problem që dua ta saktësoj, -tha ai dhe do takonte edhe një person tjetër Dem Dollapin për problemin e një kasete. Bëhet fjalë për një kasetë ku është regjistru Berisha, është kaseta e -97-s ku është regjistru Berisha në Tropojë ku thotë: “Ma sillni ose gjalllë ose të vdekur” atë Shkëlqim Haklajn. Atë e ka regjistru një njeri i afërt i Berishës sepse unë nuk kam qënë në atë miting. Ky (Dem Dollapi) ju kish thënë që do j’ua jepte Haklajve.

 Çfarë u bë me këtë kasetë?

Izet Haxhia: Nuk e di se Çfarë është bërë. Mirë më tha ai, (Fatmiri) ne nuk duam të dukemi andej nga PD, por lidhemi. Pata një dyshim në fakt, Fatmiri mu duk i nervozum. Atë natë nuk jemi taku dot, ai më mori me radio por nuk e di pse nuk u lidhëm dot. Unë kam qëndruar tek bilardo afër shtëpisë time. Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 6 e 30 të mëngjesit ka ardh xhaja i gruas time. Më tha që po të kërkojnë ca persona. Dola jashtë dhe pashë ata, ishte Fatmiri. Dukeshin të pagjumë. Ata më thanë që do niseshin për  Tropojë. U ndamë dhe u përshëndetëm. Atë ditë kam shkuar tek PD dhe më duket se kemi ngrënë bashkë me vallin tim Ismetin, i cili atë ditë më tha se do shkonte te motra në Shkodër. Madje kujtoj një bisedë atë ditë kur ra muhabeti tek Azemi, sepse vëllai im e ka dash shumë Azemin. Më kujtohet që tha: Azemin mos ma shani, se është i vetmi që kur Partia juaj më pushoi nga puna ai me ndihmoi, më ndihmoi për punë. Unë mund ta them hapur, nuk kam folur 4 vjet me vël­lain tim. Ai ishte komunist dhe jemi ndarë për disa kohë vetëm prej Berishës. Ai ishte i majtë unë i djathtë, nuk merreshim vesh, ta them drejt tani.

Nuk kuptova një gjë. Tek selia e PD kë prisnin të takonin në 12 shtator ata? Dem Dollapin dhe Myftar Lumneshin?

Izet Haxhia: Ah, po në mëngjes kur i takova i pyeta pse donin ta takonin Lum­neshin, ai më tha se kishte një llaf me të dhe dua ta vërtetoj. Thuhet se një person në pritën e Qafe Luzhës (ku u vra Shkëlqim Haklaj) ka thënë se një njeri për tre ditë rresht në atë pritë ku u vra Shkëlqimi, në atë vend ka parë persona me mitraloza duke shku nga pjesa e Bokës, (quhet vendi atje). Çdo ditë në mëngjes. Sipas tij kanë qënë tre persona, një çun i tezes së Myftarit (Selim Hoxha), vëllai i tij Rasimi dhe Gani Neza, që është kunati i Myftarit.

Nuk është e vërtetë – i thashë, sepse Rasimi në atë kohë ka qënë në Greqi, Selimi ka qënë në Fier sepse atë natë kam qënë unë tek shtëpia e tij, për Ganinë nuk e di se ku ka qënë, nuk të jap dot përgjigje.

Fatmiri më tha që donte ta dëgjonte nga goja e atij, (Myftar Lumneshit) sepse jemi miq, e s’ma merr mendja të jetë kështu, por thjesht dua ta dëgjoj. Ishin bindur se ishte një nga ato shtirjet që bëjnë tropojanët, se ata janë të shquar për të fut në sherr, një që e ka inat tjetrin, shkon edhe e rren, shpif, fut në ngatërresë. Sa për Dem Dollapin i thashë që s’e kisha parë e nuk dija gjë.

Diku nga ora 5-së e pasditës, isha në shtëpi time tek Shkolla e Kuqe, kur erdhi Jaho Salihi. Ai kishte makinën e Fatmir Metës, dhe më tha që Fatmiri (Haklaj) donte të më takonte sërish. Kemi shku tek kodrat e Liqenit, aty ishin të gjithë veç atij policit dhe Idajet Gjecajt. Më thanë ‘na doli edhe një punë tjetër dhe nuk ikëm në Tropojë e thamë të pinim kafe’. Folëm e biseduam dhe aty u hap bisede edhe për Azemin.

Elez Haklaj më tha se Azemi ka kërkuar ta takojë përmes një juristi të PD, nuk ja kujtoj emrin tani, por kujtoj që ky juristi i PD në atë kohë ka qënë vëllai i gruas të Sokol Haklajt, djalit të Elez Haklajt që është vrarë tek prita e Milotit. Ai vazhdimisht ka kërkuar të më ta­kojë se është futur si ndërmjetës mes nesh dhe Azemit. Ma merr mendja se kur thonë që atë ditë donin të takonin një ndërmjetës, ndoshta është ky njeriu që kanë pritur. Kemi ndenjur rreth 1 ore e gjysëm dhe mbaj mend që Jaho vinte dhe shkonte, bëri disa lëvizje, ndërroi makinën me një tjetër. Mu duk se donte të blinte një makinë. Nuk u fol asgjë më shumë për Azemin, veç asaj që tha Elez Haklaj.

U ngritëm dhe zbritëm poshtë. Ishim unë, Halili, Agim Logu, Elez Haklaj kemi bërë një xhiro, këtej nga krahu i ministrisë së brend­shme dhe mikrobusi ku ndodheshim, është ndalur tek ushtari i panjohur.

Ulemi dhe pimë një kafe sa të vijnë ata, (nënkupton Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihi Mulosmanin). Jemi fut tek kafe Aroma. Kemi pi kafe aty, kemi ndenjur më shumë sesa një gjysëm ore. Sa kemi dalë nga kafe Aroma kanë ardhur breshëritë e automatikut, fiks kur po hipnim ne mikrobus. E mbaj mend shumë mirë, se i kemi dëgju breshëritë e automatikut, ishin 5 breshëri automatiku, dhe mes tyre kanë qënë edhe nja dy –tre të shtëna pistolete.

Halili është alarmue, kishte radion me të cilën tentoi të fliste me Fatmirin por nuk arriti. Pak më vonë ka fol Jaho më duket, dhe ka kërkuar që të dalim nga rruga e Dibrës. Jemi nis dhe kemi dalë tek Farmacia 10. Kam parë një makinë Mercedes me një fenelinë policie sipër. Kemi kthye makinën dhe u vumë në ndjekje të saj. Në radio na thanë për një të plagosur. Përshtypja ime ishte se kishin rënë në ndonjë pritë. Ku të shkojmë, ku të shko­jmë? Vendosëm të shkonim tek shtëpia e Nehat Kullës. Shkuam tek shtëpia e Nehatit. Nga aty është bërë ndërrimi i të plagosurit dhe është fut tek mikrobusi, këtij Naimit të cilin Jaho Salihi, Elezi dhe shoferi e çuan në spital.

Në ato momente asgjë nuk po kuptohej se çfarë kishte ndodh. Unë për vete nuk kam ditë asgjë. Kemi trokit tek shtëpia e Nehatit, ka dalë Nehati dhe ka pyet: Çfarë ka ndodh? Nuk e di,- i thashë Nehatit. Ka një të plagosur dhe s’di a kanë rënë në pritë, a çfarë ka ndodh. Pastaj pashë që Fatmiri ka fol diçka me Halilin. Halili ka fillu të heq ato targat e makinës se Mercedesit. Ka marrë automatikun që kishte Fatmiri, e ka copëtue pjese-pjesë. Në atë kohë u kthyen edhe ata nga spitali dhe u larguan, ndërsa unë kam ik në shtëpi, aty tek Shkolla e Kuqe.

Pas 10 minutash jam fut tek bilardoja. Në atë kohë ka dalë gruaja ime dhe ishte marrë vesh që ishte vrarë Azem Hajdari dhe ma ka dhënë ajo lajmin. Kuptohet që ka qënë një tronditje. Aty jam përpjekur të kuptoj çfarë kishte ndodhur. Jam fut në shtëpi dhe kam fol në telefon me ish-komandantin e gardës Halit Gjeçin dhe ma konfirmoi dhe ai që ishte vrarë Azem Hajdari.

Në atë kohë më ka marrë në telefon Ismeti. Ku je, – i thashë unë? Se unë e dija që ishte në Shkodër. Jam tek shtëpia e një tropojani më tha mue. E pyeta pse nuk kishte ik në Shkodër dhe më tha se ja kish kërku Fatmir Meta që të shkonin një ditë më vonë, pasi ky i fundit merrte dhe detyrën si shef i komisariariatit atje. Kujtova se mos të ka ndodh gjë ty, më tha vël­lai im Ismeti. Kish kujtu se mund të kisha qënë tek PD-ja. Ai kish shku atje dhe kish marrë vesh për vrasjen e Azemit, kish pyet për mu se kishte pas frikë mos kisha qënë unë andej, dhe më pas kish ik me disa tropojane tek shtëpia e këtyre. Në mënyrë absolute – më tha – mos dil përjashta sonte. Janë gjërat shumë të ngatër­rueme

Nuk kam dal atë natë dhe kam shkuar të nesërmen. Por atë natë nuk kam fjet, doja ta sqaroja se çfarë ishte ajo gjë që ndodhi.

 Pas kaq shumë vitesh e keni sqaruar çfarë ishte ajo që ndodhi? Duke lidhur edhe ngjarjet të gjitha bashkë, pse mendoni se u vra Azem Hajdari?

Izet Haxhia: Pas ngjarjeve të 14 shtatorit, kam qëndruar një javë në Shkodër dhe më pas kam shkuar në Tropojë. Aty kam patur rastin të takoj Fatmirin. Ai ma ka sqarue. E kam py­etur: Pse e vrave Azem Hajdarin? Dhe çfarë lidhje kisha unë me atë punë, që më thirrët. – Të kërkoj falje unë, më tha. Nuk kam pas asnjë qëllim dhe nuk kam shkue me vra Azem Hajdarin.

Kjo është ajo që u betua ai para meje: “Unë po të kisha dash me e vra Azem Ha­jdarin, mund ta kisha bë. Gjatë kohës që ne kemi pritur këtë personin, s’ma tha emrin, por ma merr mendja mu ka qënë ai juristi i PD. Fatmira më tregoi se gjatë asaj kohe Azemi ka qënë në kafe aty. E kemi pa dhe po të kisha dash me e vra e kisha ba. Jemi çudit kur ka ardh në drejtim tonë. Në kohë kur ka pa Azemin që vinte në drejtim të makinës, Fatmir ka pas një shprehje: – Po ky vjedullaku ça po don?

Është një shprehje nga Tropoja për një njeri të shëndoshë. Azemi kur ka ardh drejt makinës, në njërën dorë ka qënë duke fol në telefon dhe në tjetrën mbante një pistoletë me silenciator. Shoqëruesi i tij, që ka qënë një djalë shumë i mirë dhe më ka ardh shumë keq, i ka ra xhamit të Jaho Salihit. Fatmiri ka dalë nga dera e pasme e makinës, ka qënë i veshur me uniformë, kanë qënë ato të ndërhyrjes së shpejtë. Nga mbrapa tij ka dalë edhe Naim Cangu. Dhe Fatmiri siç duket ka pa pistoletën e Azemit, nuk e di. Fatmiri e ka gjujt me breshëri Azem Hajdarin. Fillimisht ka gjujt një breshëri, është rrëzu në tokë dhe ka gjujt breshërinë e dytë mbi Azem Hajdarin dhe pastaj ka qëllu mbi Zenel Nezën.

Fatmiri tre­gonte se kur ka gjujt mbi këta të dy, ka pa një tytë automatiku dhe tyta ka qënë e shokut te tij Naim Çangu. Ai s’e ka parë dhe i ka dhënë një breshëri edhe atij. Fatmiri ka kthy kokën dhe ka parë shoqëruesin e Azemit që mbante shtrënguar Jaho Salihin, dhe Fatmiri tregon kështu, se ngaqë ata ishin të ngjitur trup për trup, dhe më duket ka pas një pistoletë beretë dhe ka futur mes tyre pistoletën dhe e ka qëllue atë. Pastaj me automatik i ka dhënë një breshëri edhe atij. Kjo është ajo historia.

Biles Jaho tregonte se Fatmiri qe duke më vra dhe mu, se e ndjeva atë ngrohtësinë e plum­bave tek këmbët.

 Pse mendon se u gjend aty Azem Hajdari. E ka nxitur dikush apo e ka bërë me mendjen e tij?

Izet Haxhia: Tani të flasim të vërtetën. Kur unë kam shkue tek PD të nesërmen jam interesu me marr informacion. Kam pyt shumë persona, si ka mundësi që Azemi të dal para asaj makine me targa Vlore. Ç’nevoje kishte? Ka qënë një person me emrin Bujar Daja. E kujtoj që ai ishte shumë i tronditur atë ditë. Unë më tha, s’kam ditë asgjë. E vërtet që e kam bë telefonatën, dhe kam thënë që është një makinë e dyshimtë me targa Vlore, dhe telefonatën e kam bë në zyrën e Azemit.

Në atë kohë sipas informacioneve, Azemi është thirr, nga Linda Ihsani, sekretarja e Berishës në zyrën e Berishës, më duket për të pa film­imet e mitingut që kishin bërë në Fier. Fisnik Sina (në atë kohe këshilltar i Azem Hajdarit) ka shku tek zyra e Sali Berishës, dhe i ka thënë se është një makinë me targa Vlore që dyshohet se ka bombë. Sala, ka thënë kështu: Azem dil e zgjidhe këtë çeshtje, se ti e zgjidh!

Gjatë asaj ore ka ndodh kjo. Përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja­nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?

Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

Duke zbrit shkallët e PD, ka kërku në telefon numrin e Ismet Jovanit, (pseudonimi Jovanovic) dhe mu ma thotë mendja kështu: Ismet Jovani ka qënë mik i ngushtë me Nehat Kullën. Nehati ngaqë ka qënë mik me Feriz Kërrnajën e këta, si duket Azemi atij i ka thënë që po qe se ke ndonjë njoftim… Edhe pse Azemi ka dash me bë figurë në sy të Berishës që dal unë e zgjidh çështjen, ai ka dyshu ka dash me marr masa, me kuptu diçka. Është një supozim. Duhet të pyetet ky person se çfarë ka bisedu Azemi me të. Ky është njeriu i fundit me të cilin ka fol Azem Hajdari. Mua ma merr mendjen që ka pyet: A kanë ardh Haklajt në Tiranë? Se e kishte atë frikën, jo atentati që i pat ndodh…

Mua ma merr mendja që kjo vrasje ashtu si u gjenda unë rastësisht i përfshirë, edhe kjo ishtë diçka rastësore. Sepse Fatmir Haklaj nuk ka patur nevojë të më gënjejë. Jo se e kanë dash Azemin, mendoj që do kenë dasht edhe me e vra, por atë ditë nuk ka qënë e paramen­duar, ka qënë e rastësishme.

Unë jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha­jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar.

Edhe është e vërteta e madhe që s’mund ta mohojë askush që Sali Berisha e ka pa kur ka marrë plumbat Azem Hajdari.

Rrëfimi i Hamdi Haklajt

Hamdi Haklaj: “…Më datën 3 prill, unë së bashku me një kushëri i cili kishte djalin ushtar në Shkodër, kemi udhëtuar për Shkodër. Morëm vesh se çfarë ka ndodh atje në 2 prill dhe kemi udhëtu se ai kish merakun e djalit. Më mori me vete se unë kisha një makinë të kooperativës. Ishin akoma kooperativat. Kemi udhëtu dhe e kemi pas shumë të vështirë rrugën prej Vaut të Dejës e deri në Shkodër. Vetëm një gazetë RD në xhamin e makinës ndoshta na ka ndihmu për të hap rrugën. Kushëriri ishte në merak se çfarë mund t’i kishte ndodh djalit. Kemi taku djalin dhe ishte shëndosh e mirë. Atë ditë në Shkodër kam taku edhe të tjerë shokë shkodranë, që i njihja që gjatë kohës kur kisha bërë shkollën e mesme në Shkodër.

Në Shkodër ato ditë u flitke se gjithçka ishte organizue nga Saliu, Azemi edhe Pjetër Arbnori. U flitke haptas se vrasjet janë bo; flas ç’ka u flitke atje; që vrasjet janë ba me porosi të Saliut, Azemit dhe të Pjetrit. Thuhej haptaz që Arben Broci – nuk e kam njoft vetëm në fotografi më vonë më ka ra me e pa. – pra thuhej haptaz se Arben Broci është vra nga armë që nuk disponoheshin nga policia apo nga ushtria shqiptare. Thuhej se Arben Broci ka patur kontradikta me Pjetër Arbnorin.

Arsyeja e vrasjes së demokratëve thuhej që është ba nga kupola e PD-së. Thuhej që është ba me qëllim për të akuzue ish-regjimin, që vrasjet dhe gjaku i duheshin kupolës së PD për të kriju urrejtjen popullore ndaj ish-regjimit komunist, i cili faktikisht filloi me e dorëzue pa asnjë pikë gjaku. Këto janë çka dëgjova në Shkodër.

I besuat?

Hamdi Haklaj: Nuk i besova 100 përqind, por disa (nga ata që flisnin) ishin burra të mire, kishin edhe njohje shumë të madhe në atë punë, kishin qenë present në ngjarjet që kishin ndodh edhe pothuajse i dinin gjërat. Dhe faktet më vonë treguan që aty kishte një organizim të brendshëm prej kupolës së PD. Aty kishte një reaksion që po vepronte brenda për brenda. Prej asaj dite e mbrapa çdo gjë vetëm keq është ba. Gjitha që Saliu ka thënë edhe ba në këto 23 vjet kanë qenë të shaktërrojmë, të djegim, të vrasim, të hakmerremi, të rrënojmë gjithçka që është ndërtuar me djersen e popullit; gjithçka nën zero, të manipulojmë, të gënjejmë, të përgojojmë, të vjedhim zgjedhjet. Të gjitha të këqijat që mund të bëjë e organizojë një mendje e çartur. Vetëm Millosheviçi ka bërë me shqiptarët e Kosovës atë që Saliu ka bërë me Shqipërinë.

 Do doja t’i kthehesha ngjarjeve të 2 prillit sepse keni bërë një deklaratë të forte… Ju po thonit se Pjetër Arbnori ka bashkëpunuar në një urdhër për vrasje i cili mund të jetë të dhënë në atë kohë nga Berisha dhe Azem Hajdari? Unë të paktën personalisht po e dëgjoj për herë të parë…

Hamdi Haklaj: Jo unë nuk desha me e përmend shkodranin, se ai edhe nuk jeton. Por fakti është se Pjetër Arbnori ka patur një konfrontim që është bë me kryesinë e PD në Shkodër. Ai ka pas një konfrontim me Arben Brocin dhe Arbeni, pas konfrontimit që ka pas me Pjetrin, ka thënë se kam me ja pa sherrin kësaj pune. Këtë e thonë njerëz që kanë qenë afër Arbenit dhe që i kam takuar unë ato ditë. U flitke se kupola drejtuese e organizimit ka qenë Sali Berisha, Azem Hajdari, Pjetër Arbnori. I dërgumi ka qenë Azem Hajdari për ta bë dhe e përlyeshin edhe Pjetër Arbnorin për sa fola. Këta tre persona u akuzonin në Shkodër. Nuk mund të them që personat që kam ndenjur unë më ta kanë qënë të majtë apo të djathtë sepse në atë kohë thuajse shumica ishte dakord me u rrëzue. Dhe regjimi komunist pranoi pluralizmin, pranoi votimin, pranoi me u largu pa asnjë pikë gjaku. U flitke që gjaku u ka interesu këtyre…

Atëherë mund të themi që ky është momenti i parë i krisjes dhe zhgënjimit me Berishën, 2 prilli?

Hamdi Haklaj: Po. U krijue një farë bindjeje se që në fillimet e PD nisi regresi, me e quajt më mirë regresi moral. Ju i dini. Them gazetarët. Nuk e di për ty sepse duhet të kesh qenë fëmijë në atë kohë. Por të tjerë e dinë më mirë.

 Jo, ne dimë që Arben Broci është hero i demokracisë dhe që nderohet nga Partia Demokratike dhe zoti Berisha…

Hamdi Haklaj: Po është një politikë që e përdorin kudo në botë. Është një politikë që e përdorin edhe në botë, që e vrasin vetë dhe e qajnë vetë. Me ata që kam fol për Arben Brocin, ata kishin fjalët më të mira për të. Edhe për aftësi thonin që kishte aftësi të rralla. Unë nuk e kam njohur as atë as familjarë të tij por kam njohur njerëz që e kanë njohur shumë mirë Arben Brocin.

Hamdi pak më parë dëgjova një frazë nga ju që nuk ishte e panjohur për mua, e kam dëgjuar edhe herë të tjera po për herë të parë nga ju. Ju thatë që vëllai juaj Shkëlqimi është vrarë me urdhër të Sali Berishës. Ju keni prova, e keni diku të dokumentuar që është ai që e ka dhënë urdhrin dhe pse duhej që zoti Berisha ta jepte një urdhër të tillë?

Hamdi Haklaj: Do jua sqaroj pak më vonë atë gjë. Por fakti është që një pjesë të provave i kanë dëgju edhe shqiptarët. Është dëgju kaseta dhe urdhri që ka pas Saliu për vëllain tim. E ka dhënë 6 muaj para se me e vra. Ajo dihet botërisht. Ne kemi qenë të bindur, nuk kemi dyshu kurrë që ai është porositësi, ai është urdhëruesi, organizimin mund ta ketë bërë dikush tjetër.

Nga leximet që kam bërë por edhe çfarë kam dëgjuar ka edhe të tjerë që besojnë se vrasjet e Haklajve u bënë nga profesionistë. Ju thoni që ka qënë një makinë shteterore e përdorur nga zoti Berisha për t’ju zhdukur? Disa vrasje kanë ndodhur kur Berisha ishte në opozitë. Sa mund të ketë qenë e mundur diçka e tillë prej tij?

Hamdi Haklaj: Është krejt e sigurt. Ai më shumë ka pas qëllimin me na ba shembull që të frikësohen të tjerët. Dhe pas 97-tës Berisha ka qenë në opozitë por faktikisht ka qenë një shtet brenda shtetit. Ose më mirë me thanë pas 12 shtatorit, erdh’ 14 shtatori që ishte mirëorganizu përpara. Kjo dihet, nuk do shumë koment. Ai dhe vetëm ai është porositësi i të gjithë fatkeqësive që na kanë ndodhur ne. 4 vllazërve të mijë, xhaxhait me dy djemtë, kushëririt, njerëzve të afërt që janë dëmtue. Është vetëm Sali Berisha përgjegjës.

Edhe Azem Hajdari, një tjetër tropojan ka në historinë e tij shumë dritëhije në raport me Haklajt deri në 12 shtator. Besoj që edhe Azemin e keni njohur më herët…

Hamdi Haklaj: Me Azem Hajdarin dhe familjen e tij kemi pas marrëdhënie të mira deri në vitin -91. E kemi njohur njëri-tjetrin dhe xhaxhai i Azemit ka qenë i martuar me një kushërirën tonë. Në vitin ‘91 vëllai i Azemit, Sali Hajdari, ndoshta edhe i dehur e ka ofenduar me fjalë të ndyra djalin e xhaxhait tim pasi i ka thënë që jeni edhe komunistë etj. Në fakt djali i xhaxhait, djemtë e tij si dhe xhaxhai nuk ishin komunista. Faktikisht xhaxhai ka qenë i përjashtuar nga partia në vitin ‘71.

Vëllai im Halili në atë kohë ka qenë komunist dhe unë e kam për nder edhe sot që ai ka qenë komunist. Por komunist ka qenë edhe babai i Azem Hajdarit, dhe vëllai i tij nga nëna Rasim Hasani i cili ka qenë edhe instruktor partie në Komitetin e partisë në Tropojë.

Atë ditë që Saliu ka ofenduar djalin e xhaxhait tonë në prezencë dhe ne në distancë, ka qenë i shoqëruar me 8 a 9 persona. Djali i xhaxhait, vllazrit e mi Fatmiri dhe Shkëlqimi e kanë rrah Saliun në prezencë të shokve të tij. Isha në shtëpi, banoja në Margegaj afër qytetit dhe një komshi ka ardh e më ka treguar ngjarjen. Më erdhi shumë keq dhe jam nis menjëerë për qytet për të taku Rasim Hasanin, vëllain e Saliut dhe te Azemit. Azemi në atë kohë ishte në Tiranë. Kam shkue të zyra e PD e cila në atë kohë ishte tek komiteti i vjetër ekzekutiv. Nuk e kam gjetur aty dhe duke e kërkue më kanë thënë disa njerëz që kot mos e kërko se Rasimi ka thënë që Azemi do të grumbullojë rrugaçë nga e gjithë Shqipëria e do ti bjerë në Tropojë kundër jush.

Në fakt isha nis me qëllimin e mirë që të ulja gjakrat dhe Rasimit t’i kërkoja falje por pasi mora vesh se çfarë mendimi kishte Rasimi, s’e di a kish fol me Azemin apo jo, ndrrova mendim.

Rasimi kishte marr vesh që po e kërkoja si dhe më kishte pa aty rrotull se kish qenë në zyrën e Fatbardh Doçit aty në katin e parë. Dikush më tregoi ku ishte dhe shkova i kërkova që të bisedonim. Ja thashë qëllimin pse isha nis dhe doja ta takoja. I tregova ato që kisha marr vesh për ato që Rasimi kishte thënë, i thashë edhe emrat që ma kishin thënë si dhe i thashë që për gjënë më të vogël që mund të organizojë ai dhe Azemi pas krahëve, do të përgjigjen.

Rasimi është gjallë dhe nëse i ka ngel sadopak burrni të dal e ta thotë të vërtetën. Pas këtij incidenti nuk kemi patur të tjera konflikte as me Azemin, as me Rasimin. Përjashto takimin me babën për të cilin do të flas më vonë.

Po u shuajt konflikti? U qetësua marrëdhënia mes jush?

Hamdi Haklaj: Nuk patëm as pajtim po as ngatërresa më! Mujt me thanë se u shujt në heshtje! Ata e njihnin vëllain e tyre. Ishte një pijanec. Nuk është se kanë ba ndonjë gjë të mirë vllaznit e mij që e kanë rrah. Unë desha që ajo punë me u mbyll. Kishte edhe arsye me u mbyll edhe nga lidhjet që kishim me kushërirën tonë, më xhaxhain e tij.

Me Azemin jam njoft personalisht. Nuk kemi pas ndonjë shoqëri me të por jemi njoft. Me Rasimin kam pas muhabet. Ka ardh disa herë atje ku punoja. Njëherë më ka ndihmue Rasimi më çu në shkollë një të persekutuar politik. Më ka ndihmu përmes organizatës së partisë. Ishte një djalë shumë i mire (i persekutuari) nuk e di ku është ai tani po shpresoj të ketë pas fat të mirë.

Megjithatë nuk rezulton që marrëdhëniet e Azemit me Tropojën të kenë qenë vaj. Nuk e di ndoshta s’jam mirë me kohën por disa muaj para se të vritej ai i ka shpëtuar një atentati në Tropojë…

Hamdi Haklaj: Azemi në fakt ka qenë nga ata persona që ka pas shumë konflikte me njerëz gjatë gjithë jetës së tij. Që i ri ka pas konflikte. Kuptohet aq sa mund të lejohej në regjimin komunist. Në atë kohë akuzohej si njeri i shërbimit të shtetit, akuzohej si spiun. Nuk e di nëse ka qenë apo jo. Flitej shumë. Ngatërresa shumë ka pas, shumë probleme ka pas.

Ju i mohoni ato zëra që përfshinë në këtë atentat emrin e vëllait tuaj Fatmirit?

Hamdi Haklaj: Jo, nuk kemi qenë në autorët!

Këtë verë DITA ka intervistuar Jaho Mulosmanin. Mulosmani tani ka thinja në kokë, është burrë, por në vitet 90 ai ka qenë adoleshent, fare i ri. Me gjasë ai do e kalojë jetën në burgun e Burrelit për një krim që ai thotë se nuk e ka bërë…

Hamdi Haklaj: Akuza për Jaho Salih Mulosmanin, dhe vëllezërve Haxhia, ai autor dhe bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit ishte dhe është shpifje e porositun dhe e gatuar nga Sali Berisha. Saliu ka qenë në dijeni që Azemi me kërkesën e tij e ka taku babën tim në zyrën e tij me 2 shtator.

Pavarësisht të gjithë poshtërsive, prapaskenave dhe krimeve që kanë bërë e organizuar Saliu dhe Azemi, prapëseprapë Saliu nuk i ka besuar Azemit. Dhe ka qenë shumë i shqetësuar se çfarë mund të ketë fol Azemi me babën tonë pa prezencën e kujt tjetër.

Ne dhe vëllai im Fatmiri, në atë kohë po mundoheshim të sqaronim se a ishin të implikuar të dy (Berisha dhe Hajdari) në vrasjen e vëllait tonë Shkëlqimit. Them të dy, për Saliun dhe Azemin. Ne kemi qenë të bindur sikur jemi edhe sot se vëllai ynë Shkëlqimi është vra me porosinë dhe me urdhrat e Sali Berishës. Siç dhe kemi dyshuar se ka qenë Azem Hajdari që me dëshirën e vet dhe me porosinë e Saliut e ka bërë organizimin.

Ne kemi qenë të interesuar që të vërtetonim implikimin e Azemit në vrasjen e vllaut tonë. Nëqoftësë do të bindeshim që ai ka qenë i implikum, vrasja e tij mund të ndodhte edhe të nesërmen ose mund të mos ndodhte kurrë. Por natën që Azemi është vra nuk ka patur asnjë plan Fatmiri, as për ta takuar, as për ta vra. Për të vërtetue sesa Saliu ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllait tonë Shkëlqimit, nuk kemi patur shumë nevojë të hulumtojmë. Se është kaseta se çfarë Saliu ka kërkue e urdhnue për vllain tim 6 muaj para vrasjes.

Si ju ra në dorë kjo kaseta?

Hamdi Hkalaj: Kasetën ja ka dhënë Azem Hajdari babës tonë. Pjesërisht kasetën e ka ndigju edhe publiku. Ka thënie se kasetën na e ka dhënë Dem Dollapi. E njohim Dem Dollapin. Kemi patur marrëdhënie të mira me Demën dhe familjen e tij por nuk na e ka dhënë Dema kasetën.

Ndërsa për dyshimin që Fatmiri t’i ketë vu minën Prel Martinit së bashku me Dem Dollapin ju them që Fatmiri kurrë nuk ma ka thënë një gjë të tillë. Por mesa di unë, Dema është në Tiranë dhe mund të pyetet.

Natën e 12 shtatorit vëllai im Fatmiri ka shkuar para PD-së që të takojë një person që ne i besonim në mënyrë që ai personi ti thotë vllait ato që ai kishte mundur me marr vesh brenda PD-së. Sidomos pas takimit të babës tonë me Azem Hajdarin.

Fatmiri ka qenë vet i treti dhe nuk ka patur as ushtri, as 100 e 150 veta, as prapavijë ato ditë e atë natë në Tiranë. Ditën që Azem Hajdari me kërkesën e tij ka taku babën tonë ka biseduar vetëm për vrasjen e Shkëlqimit. Azemi i ka thënë babës, që urdhëruesi i vrasjes është Sali Berisha. I ka bërë be, është betuar edhe në Dervish Luzhën, një njeri i mirë të cilin tropojanët e kanë respektue. E ka vu dorën disa herë gjatë betimit të tij në një bust të vogël të Dervish Luzhës qe Azemi e mbantë në zyrë.

Azemi ju ka betu babës, që ai nuk ka dorë në vrasjen e djalit të tij por duke i thënë që prej këtu të është vra djali, e duke i treguar me gisht zyrën e Saliut. Azemi i ka dhënë babës edhe një letër të shkruar me dorë për Fatmirin, ku përveç të tjerave ai i thoshte Fatmirit që Azemi ishte i gatshëm që ta takonte atë ku dhe kur të dojë Fatmiri, edhe në Tropojë.

Në letër ai jepte edhe një porosi të shkurtër që Fatmiri të bënte kujdes nga qeveria e majtë se siç thoshte ai ja kishin me hile. Azemi ia ka dhënë edhe kasetën që ne e disponojmë dhe që është dorëzue edhe në Prokurori por është reduktuar.

Sali Berisha është qënia që e ka dërgu Azemin për të vra vëllain tim ose që Azemi të vritej. Saliu ka qenë shumë i interesuar që të vriste vëllain tim Fatmirin, nga frika që kishte prej tij sepse ka qenë i lyer me gjakun tonë. Por Saliu ka qenë edhe më shumë i interesuar që Azemi të vritej, për ta përdor siç dhe e përdori.

Dihet se çfarë organizoi pas vrasjes të Azemit. Sikur dihet se çka kishte thënë 4 ose 5 ditë para vrasjes së tij: – Dikush do bëhet theror për ju!

Çfarë ndodhi më tej?

Hamdi Haklaj: Në kohën që Fatmiri po priste në makinë që t’i vijë personi i cili punonte brenda selisë së PD, ka parë që në drejtim të makinës po vinte Azemi vetë i treti. Është habit dhe i ka thënë Jahos dhe Naimit që ndodheshin në makinë: Po ky çka po don me ardh këtu? Koha ka qenë e shkurtër se ardhja e Azemit ka qenë e papritur dhe e paplanifikuar. Fatmiri u ka thënë Jahos dhe Naimit, “mos lëvizni nga makina se po dal unë ta dij pse kanë ardh”. Në atë moment Fatmiri ka dalë i vetëm nga makina. Automatikun dhe revolen i mbante gjithnji të gatshme që nga koha që u vra vëllai ynë Shkëlqimi. Kur ka dal nga makina, Azemi ka qenë shumë afër dhe menjëherë ka lëvizur dorën në të cilën ka patur pistoletën me silenciator.

Në këtë situatë të papritur, Fatmiri ka qëlluar direkt mbi Azemin. Në rrezen e plumbave është gjet edhe Zenel Neza, i cili është plagosur. Fatmiri ka njohur Azemin dhe Zenelin, por nuk ka njohur Besim Çerën. Zenelin është munduar që ta ruajë, me mundësitë që krijohen në atë situatë dhe na ka ardhur shumë mirë që ka shpëtuar. Ish bodigardi i Azemit Zenel Neza, sikur ta kishte ditur që në atë makinë është Fatmiri, kurrë nuk do të kishte pranuar të shoqëronte Azemin, i cili ka patur të montuar silenciatorin në pistoletë dhe të gatshme për të vra. Arsyeja është se Zenel Neza është stërnip i yni. Ne si familje kemi patur marrëdhënie shumë të mira me prindërit e Zenelit. E sqarova pak për publikun, sepse në Malësi të Gjakovës e dine, duke sqaru lidhjen që kemi me Zenel Nezën. Duke mos patur asnjë plan për të taku Azemin dhe duke mos e pritur që ai ose Saliu do organizonin ndonjë pritë-kurth në afërsi të PD-së kundër tij, atë natë në atë vend ka ndodhur dhe fatkeqësia me shokun e Fatmirit dhe shokun tonë Naim Çangun.

Momentin kur Fatmiri ka dalë nga makina, u ka thënë Naimit dhe Jahos të mos lëvizin nga makina, por kur Fatmiri ka qëllu mbi Azemin, ata kanë dalë nga makina. Naimi ka qenë i ulur në sediljen prapa, ka dalë nga dera e pasme dhe ka shku drejt Fatmirit, por nga pas shpine. Fatmiri ka dëgju hapa nga mbrapa dhe ka kujtu që erdhi dikush tjetër dhe do t’i qëllonte. Në momentin që Fatmiri ka dëgju hapat, ka kthy shpejt dhe ka qëllu Naimin, shokun e vet. Kjo ka qenë edhe fatkeqësia jonë e madhe atë natë, ajo e Azemit ka qenë vetëmbrojtje e Fatmirit. Në momentin që Fatmiri kishte qëlluar dhe plagosur shokun e vet, e sheh bodigardin tjetër të Azemit, Besim Çerën të cilin nuk e njihte, dhe ai kishte sulmuar Jahon. Jaho sapo kishte dalë nga vendi i shoferit ashtu siç ishte, fatkeqësisht i paarmatosur, se atëherë nga krenia kishte merak se po i njollosej këmisha nga ndryshku i revoles që Jaho thuajse asnjëherë s’e mbante në brez, por në makinë. Në këtë moment Fatmiri e ka fut grykën e armës në mes të Jahos dhe Çerës me drejtim nga Çera dhe ka qëllu Çerën. Jaho Mulosmani nuk ka përdorur fare armë dhe nuk ka qëllue as mbi Azemin dhe as mbi bodigardët.

Pra, si konkluzion…

Hamdi Haklaj: I vetmi person që ka qëlluar me armë ndaj Azemit, Zenelit, Besimit dhe ndaj shokut të vet Naimit natën e 12 shtatorit ka qenë Fatmiri. Sikur të ishte bërë një hetim i pandikuar dhe shkencor, ka qenë shumë e lehtë të vërtetohej autorësia. Kontrolli i gëzhojave do të vërtetonte që është përdorur vetëm një armë. Autopsia e 3 personave të vdekur si dhe ekzaminimi i plagëve të Zenel Nezës, do të vërtetonin që janë vra nga e njëjta armë. Jo se unë jam eksperti, dhe as nuk po pretendoj që t’u jap mend gjykatësve e prokurorëve se shumica e tyre, përjashto Plepat, janë shumë të aftë profesionalisht. Por ka qenë Sali Berisha personi i implikuar direkt në vrasje që nuk i ka interesu të zbardhet ngjarja dhe ka përdorur drejtësinë e korruptuar, të frikësuar dhe të detyruar që të zbatojë vetëm porositë e tij. Në vitin 98-2005, Saliu ishte shtet brenda shtetit. Një ndër arsyet e tij ka qenë që të implikojë me çdo mënyrë Jaho Mulosmanin dhe vëllezërit Haxhia. Të cilët nuk janë aspak të implikuar në vrasjen e 12 shtatorit.

Plumbat u shkrehën. Si vijoi ngjarja?

Hamdi Haklaj: Në kushtet e krijuara Fatmiri dhe Jaho kanë marrë makinën me të plagosurin e rëndë, shokun e vet Naim Çangun dhe e kanë dërgu në spital, ku dhe ka vdekur. Vdekja i ka ardh se plagët kanë qenë shumë të rënda, por në fakt i ka munguar edhe shërbimi i duhur mjekësor nga situata që ka krijuar Saliu, i cili ka përdorur vrasjen e Azemit për të marrë pushtetin me dhunë të cilin aq shumë e dëshironte, e aq shumë po i mungon edhe tani. Kjo për vrasjen e Azem Hajdarit, të Çerës dhe plagosjen e Zenel Nezës, se vrasjen e Naim Çangut nuk e kanë gjyku asnjëherë, as hetue ish gjykata dhe ish prokuroria, dhe kjo tregon shumë. Janë të akuzu Jaho Salih Mulosmani, vëllezërit Ismet dhe Izet Haxhia dhe ishte edhe Isamedin Haxhia. Nëqoftëse flasim për Jahon, ai mund të ishte gjykue dhe mund të gjykohet si shoferi i vëllait tim, flas për natën e 12 shtatorit. Me aq sa mund të gjykohet shoferi i cili nuk vret njeri, por e çon vrasësin në vendin e krimit. Gjë të cilën Jaho nuk e ka bërë as si shofer, se vëllai im Fatmiri nuk ka shkuar atë natë në atë vend për të vra Azemin. Asnjë gjykatë e pavarur në botë, nuk i jep burg të përjetshëm një shoferi i cili nuk vret. Këtë vendim vetëm gjykatat shqiptare e japin. Po të krahasojmë vendimet e gjykatave të Shqipërisë, rezulton se shoferi që ka transportu vrasësin e Gani Malushit, mesa kam dëgjuar, është dënuar tre vjet burg. Po të krahasojmë Gani Malushin me Azem Hajdarin rezulton se Gani Malushi në momentin e vrasjes nuk ka patur revole me silenciator në dorë të gatshëm për të vra. Nuk ka qenë kriminel. Nuk ka qenë kontrabandist, dhe as në shërbim të spiunazhit serb. Ndërsa po të flas për Azemin, ai ka patur të gjitha këto të cilat nuk i ka patur Ganiu. Ndërsa vëllezërit Haxhia, nuk kanë qenë farë të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit.

Fjalët sikur ata janë takuar…

Hamdi Haklaj: Me Fatmirin ato ditë në Tiranë janë takuar, janë shoqëruar me të dhe kanë ndenjur e kanë pirë kafe shumë persona. Është Sali Berisha, qenia e të cilit i ka interesue të implikojë, të dënojë, mundësisht t’i eleminojë vëllezërit Haxhia dhe Jaho Mulosmanin. Nuk është Izet Haxhia personi që ka thirrur në telefon Azemin. Së pari, nuk ka patur ndonjë kërkesë të tillë nga Fatmiri ndaj Izetit. Së dyti, Fatmiri nuk ka pas asnjë plan që të takojë Azemin atë natë. Dhe e treta është se Fatmiri në asnjë mënyrë nuk do të shkonte e të priste i qetë para PD-së për të kryer ndonjë krim, për arsye se aty ka qenë shumë i rrezikum. Arsyeja është se brenda selisë së PD-së, është mbajtur dhe mbajnë edhe sot armë të të gjitha kalibrave. Dihet tashmë botërisht dhe e dinim dhe atëherë, që Sali Berisha ka qenë shefi i krimit të organizuar në Shqipëri dhe akoma guxon e bën thirrje çdo ditë që t’i lyejë shqiptarët prapë në gjak dhe vetëm fëmijët e tij të pasurohen. Është Sali Berisha personi që ka thirrur në telefon Azemin. Dihet tashmë se datën e vrasjes së Azemit, gjatë ditës ai kishte qenë në disa takime të PD-së. Azemin e kanë kërkuar të vijë urgjent në Tiranë. A kishte fuqi Izet Haxhia ta kërkonte dhe të vinte urgjent në Tiranë? Përgjigjja ime është: Jo! Vetëm Sali Berisha kishte fuqi ta kërkonte të kthehej urgjent, se Saliu, e kishte marrë vesh që Fatmiri është në Tiranë. Dhe i duhej patjetër Azemi. Saliu ishte ai që bënte organizimin e krimit. Pasi Azemi u kthye dhe erdhi në klubin para PD-së, është Saliu që e ka thirr të shkojë në zyrën e tij. Nuk ka as zero probabilitet që ta ketë thirrë Izeti Azemin e t’i thojë shko në zyrën e Saliut. Pasi Azemi ka dalë nga takimi me Saliun, në koridor i ka thënë malësorit tjetër, i dihet edhe emri: Merre kallashin se është një makinë e rrezikshme para PD-së. Pra kallashët ishin legalë brenda selisë së PD. Është Sali Berisha që e ka bërë të gjithë këtë organizim dhe besoj që ka qenë duke i pa nga dritarja veprimet dhe ngjarjen. Të njëjtën gjë bëri Saliu më 21 janar; ka parë nga dritarja e kryeministrisë vrasjet të cilat vetë i ka urdhërue. Është Sali Berisha i cili ka bërë i pari hetuesin, prokurorin e gjykatësin për vrasjen e Azem Hajdarit. E njëjtë edhe për 21 Janarin. Është po Saliu i cili nuk e ka përmendur fare si autor apo si prezent emrin e Fatmirit. Jo se Fatmiri i dhimbsej, por kishte frikë prej tij dhe që herët kishte porosit, urdhërue e organizue, vrasjen e tij dhe tonën.

Kush e mori telefonin e Azemit? Pse u zhduk telefoni i Azemit? Kush ishte i interesuar që ta merrte telefonin e Azemit? Dihet mirë edhe nga dëshmitarët, që Izet Haxhia nuk ka qenë në vendin e ngjarjes as para vrasjes së Azemit dhe as pas vrasjes. Atëherë janë njerëzit e besuar të Saliut ata që e kanë marrë telefonin, që të mos bie në dorën e ndokujt tjetër që mund ta përdorte në dëm të Saliut. Në telefonin e Azemit kanë qenë thirrjet e Saliut dhe bisedat e tij me të. Sikur të kishte patur hetues, prokuror apo gjykatës të cilët do të zbatonin vetëm ligjin, telefonin e Azemit do ta kishin gjetur në zyrën ose në xhepin e Saliut. Saliu ka patur edhe kasetën në të cilën ka qenë intervista që ai i ka marrë Zenel Nezës natën e ngjarjes, në kohën që Zeneli ka qenë në spital i plagour. Por Saliu nuk ka qenë i interesuar që atë kasetë t’ja jepte drejtësisë, pavarësisht çfarë drejtësie bënin. Në atë kasetë ka qenë sqarimi sesi ka rrjedhur ngjarja dhe implikimi i Saliut. Azemi u ka thënë bodigardëve një pjesë të porosive që ka marrë nga Saliu në kohën kur i ka thirrur ta shoqëronin për tek makina ku ishte Fatmiri. Pra, në kasetë ka qenë emri i Saliut. Nëse do të dorëzohej kaseta, do të dilnin të pastër Jaho Mulosmani, si dhe vëllezërit Ismet dhe Izet Haxhia, të cilët nuk janë aspak të implikuar në vrasjen e Azemit. Zenel Neza e ka njohur Fatmirin dhe me siguri i ka thënë Saliut se mbi të gjithë personat ka qëlluar Fatmiri, por Saliut nuk i ka interesuar e vërteta. Atij i ka interesue që me atë ngjarje të përlyejë dhe të dëmtojë sa më shumë persona, edhe duke shpifur se në vrasjen e Azemit ishin 100 deri në 150 persona të organizuar dhe të gjithë sipas Saliut, të angazhuar për të vrarë Azemin. I vetmi njeri i angazhuar për të vra Azemin atë natë ka qenë Sali Berisha. I cili si agjent i ish UDB-së e sot agjent i spiunazhit serb, ka përvetësuar edhe teorinë serbe që thonë: gënje, gënje, gënje! Shpif, shpif se diçka ngelet. Të njëjtën gjë bën Saliu këto 23 vjet çdo ditë e çdo orë. Saliu ka qenë në dijeni që Fatmiri ishte në Tiranë, edhe për arsye se vëllai im ka taku e ka bisedu me disa figura me peshë në PD, disa prej të cilëve janë edhe sot deputetë. Me ta ka bisedu edhe rreth vrasjes së vëllait tonë Shkëlqimit. Në bisedë me disa prej tyre, dhe që nuk janë përmendur fare, Fatmiri ka biseduar edhe për Saliun. Shumë është spekuluar, se Fatmiri natën e vrasjes së Azemit ka qenë para PD për të vra Saliun. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Fatmiri nuk ka shkuar para PD-së për të vra asnjë njeri natën e 12 Shtatorit. Fatmiri është vetmbrojt! Ne e kemi diskutuar dhe gjykuar me aq sa kemi patur mundësi, edhe Saliun pas vrasjes të vllaut tonë Shkëlqimit. Dhe veç kësaj kemi folur publikisht disa herë, se personi urdhërues për vrasjen e Shkëlqimit është Saliu. Por asnjëherë Fatmiri nuk ka marr vendim që të bëjë përpjekjen më të vogël për të vrarë Saliun. Arsyeja është se për fatin tonë të keq, si dhe për fatkeqësinë e shumicës së shqiptarëve, Saliu u quajt lider dhe kishte nga ata që i besonin si në Shqipëri por edhe në Kosovë. Duke mos e ditur, dhe më e keqja, duke mos u bindur as pas gjithë atyre veprimeve konkrete antikombëtare. Që Fatmiri të arrinte e të vendoste qëllimin për eleminimin e Saliut, do t’i bëhej një nder shumë i madh shqiptarëve, por ai dhe ne do të quheshim tradhtarë. Kjo ka qenë arsyeja që nuk është bërë asnjë tentativë kundër kriminelit Sali.

Fatmiri ka shkuar në Tiranë vetëm me një makinë policie. Ismet Haxhia ka patur shërbimet dhe punët e veta dhe nuk ka qenë shoqërues apo ndihmës i Fatmirit. Si dhe nuk ka qenë fare i implikuar jo vetëm në vrasjen e Azemit por në asnjë veprim të 12 shtatorit. Ai dhe shumë të tjerë kanë takuar, ndenjur dhe pirë kafe me Fatmirin ato ditë në Tiranë, por për asnjë minutë Ismeti nuk i ka shërbyer për asgjë Fatmirit. Fatmiri ka qenë punonjës policie në Bajram Curr dhe makinën e policisë nuk e ka marrë për të kryer ose bërë asnjë veprim të kundraligjshëm, por vetëm për të qenë pak më i mbrojtur, sepse na ishte vra një vlla dhe kishin ndodhur ngjarje deri në atë periudhë. Saliu për vrasjen e Azemit ka akuzue Fatos Nanon, Fatos Klosin etj, sikur ata kanë qenë porositësit, e lloj-lloj shpifjesh që Saliu është mjeshtër t’i bëjë. Më vonë e ka la dhe pastru Fatos Nanon. Se Saliu ka të drejtën të ndyejë kë të dojë dhe të pastrojë kë të dojë dhe kur t’i nevojitet intrigave të tij. Pasi Fatosi ja drejtoi pushtetin në 2005, Saliu e shpërbleu Fatosin me rehabilitim, por ndoshta edhe me para, sepse Saliu ka vjedhur e grabitur gjithë pasurinë e shqiptarëve të Shqipërisë. Vëllai im Fatmiri, ne, nuk kemi patur asnjë njohje personale dhe asnjë lidhje të asnjë lloji me Fatos Nanon apo Fatos Klosin. Për Nanon nuk po e zgjas, se tash janë shok partie me Saliun. Kanë një dallim shumë të madh mesveti: Saliu është kriminel vret edhe që mos ti prishen zyrat, e mos ta lëshojë karrigën, ndërsa Fatosi nuk ka pranue të vras për karrige. Ndërsa Fatos Klosi e kemi njohur si shef SHIK-u përmes lajmeve, por asnjëherë nuk e kemi takuar takuar dhe kurrë nuk kemi patur bisedë apo ndonjë lidhje me ndonjë të tretë, një ndërmjetës me të. As Fatmiri dhe as ne, vllezërit e tij. Pas vrasjes së Azemit, kemi dëgjuar përmes shtypit se Fatos Klosi kishte paralajmëru Azemin, të bënte kujdes s’më kujtohet direkt apo përmes Perikli Tetës; informacionet që mund të ketë marrë Klosi nga bashkëpunëtorët e tij nuk kanë qenë fare sekret, sepse Fatmiri dhe ne kemi folur hapur për autorësinë e Saliut dhe dyshimet për Azemin që ka qenë organizator i vrasjes së vllaut tonë Shkëlqimit. Ka patur shumë aludime dhe gënjeshtra, sikur Saliu ka premtuar apo e ka paguar Fatmirin të vrasë Azemin, apo të mos flasë për vrasjen si dhe të tjera, sikur Fatmirin e kanë paguar Fatos Nano apo Klosi. Të gjitha janë shpifje! Fatmiri ka qenë pengesa kryesore për Saliun në Tropojë në vitin ‘97, kur Saliu bënte të gjitha përpjekjet që të grumbullojë sa më shumë vullnetarë nga Tropoja e ti dërgojë për të shtypur revoltat popullore në jug të Shqipërisë. Fatmiri nuk është mjaftuar me pengimin që shumë tropojanë të mos shkojnë për të luftuar për interesat personale të Saliut kundër vëllezërve të jugut, por ka kundërshtuar dhe penguar forcërisht oficerët e Gardës që kishin ardhur në Tropojë për të siguruar forca vullnetare, me të cilat Saliu synonte luftë civile kundër jugut. Saliu është organizatori i vllavrasjes në Shqipëri. Saliut i ka interesu lufta jo vetëm për të mbajt pushtetin, por edhe për t’u shërbyer padronëve të tij serbë. Saliu haptaz ka qenë kundër luftës për çlirimin e Kosovës.Saliu ka qenë kundër UÇK-së dhe liderëve të saj. Saliu ka furnizu me karburant makinerinë gjakatare të Millosheviçit i cili ka vra shqiptarë të Kosovës, boshnjakë e kroatë. Saliu i ka shit armë Radovan Karaxhiçit. Saliun e ka falenderu për ndihmën Momir Bullatoviçi, ish president i Malit të Zi, dhe kushëriri i Sllobodan Millosheviçit, nanat motra i kanë pas. Saliu është vrasësi i Remzi Hoxhës.

Më konkretisht?

Hamdi Haklaj: Është shumë e vërtetë, se Remzi Hoxha ka përgjue takimin e fshehtë të Saliut, Sllobodan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit në Ohër të Maqedonisë. Vëllai im Halili ka qenë i njohur me Remzi Hoxhën. Vëllai im Halili i përkiste grupit të rezistencës dhe ka qenë i dënuar në mungesë me 8 vjet burg nga gjykata serbe e Pejës në vitet 93-94. Krimet dhe të këqijat që na ka bërë Saliu janë pafund. Saliut nuk dëshiroj që t’ja përmend emrin shumë, ose më mirë nuk dëshiroj t’ja përmend mbiemrin. Berishat si fis kanë patur dhe kanë burra të mirë atdhetarë e patriotë të shquar që nuk kanë asnjë lidhje me krimet e Saliut. Saliu me krimet e tij, me bashkëpunimin serbo-grek, ja kalon të gjithë tradhëtarëve të të gjitha kohërave. Kam qëndruar me Dem Berishën, siç ju tregova shumë në vitet ’80, dhe Dema mburrej në atë kohë me të drejtë me Hasan Prishtinën. Pavarësisht mbiemrit, Hasan Prishtina i përket fisit Berishë, por besoj që Demës kurrë nuk i ka shku mendja që pikërisht kushëriri i tij Sali, do t’ja ndërtonte momumentin në mes të Tiranës dhe do t’ia inaguronte me nderime shtetërore vrasësit të Hasan Prishtinës. Saliu e ka bërë për një grusht vota se nuk e ka dasht Ahmet Zogun, as të birin Lekën, dhe as të birin e Lekës. Ka qenë vëllai im Ylli me shokë që i kanë dalë në mbrojtje në Tropojë, prej një prite me armë të organizuar nga Saliu. E di dhe e njoh personin të cilin ka dërgu Saliu të bëjë organizimin kundër Lekës. Jo se kemi ndonjë lidhje me Lekën apo partinë e tyre, por as ai i pari dhe as i dyti nuk janë fajtorë për çfarë ka bërë Ahmeti. Me respekt lexova komentin që ka bërë djali i Leka Zogut për vizitën e Edi Ramës në Beograd, vizitë që të gjithë shqiptarëve, përjashto Saliun dhe familjen e ngushtë, na bëri krenarë për kombësinë kudo që jetojmë.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “20 vjet nga ekzekutimi i Azem Hajdarit, çfarë thonë Hamdi Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia për të pathënat e “vrasjes së shekullit””

  1. o papas says:

    .. besoj se as prokuroria nuk do ta pranoje kete lloj shkrimi tani , 20 vjet pas vrasjes se ” njeriut te zi “, nga vete shoket e tij kriminele ..! tregoni pak kulture , hapeni dosjen te dale e verteta qe populli e di mire ..!Te mpleksurit jane “te zinjte “qe s`lane gje pa bere ..!

    1. Kalec Dega says:

      si ka mundesi q ky akoma ruan respekt per saliun ose shprehet kishte respekt dhe nuk thote asnje fjale te keqe per saliun…malok gangster rrugac shpellar..ti gezosh ato vite se ju shpellare na shkaterruat shqiperine me dhunen dhe mentalitetin tuaj tribal fshataresk dhe gjaksor…

  2. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    u lodha kot duke e lexuar[edhe pse me shkurtime],nuk ja vlen,pune sunitesh gjaxore qe vec shqipes[edhe ajo e cunguar] nuk kane asnje lidhje me shqiptaret ………….
    nje gje eshte per te ardhur keq se,kjo fare e keqe arabe eshte dhe do te jete faktori negativ qe ai vend nuk ka per tu bere kurre.
    sot situata eshte edhe me e keqe,gyzelet e kesaj rrace inferiore vec injorancise[te gjithe pa shkolle] dominojne ne trafikun e droges,prostitucionit,grabitjes,dhunes apo perdhunimit,duke arritur ne perfundimin tragjik:SHPERBERJE si komb,gjuhe,kulture,muzik,istori.

    1. Emir says:

      Nuk ke cfare lexon ti sespe ti je buir kurve neo greke, nje arumun moterqir, qe te kane shkerdhyer shqiptaret faren per 600 vite dhe kujton se je bere pasardhes i Aristotelit, duke komentuar me pagese ketu, ndoshta ne aleance te flliqur me ndonje kryeredaktor ketu dhe hedh komente andej ketej.

      dua te te rikujtoj se ka mbi 30,000 kurva greke neper rruget e greqise dhe greqi e jevgjiterve ka borxh publik 280 milione euro aq sa 180% e prodhimti te brendshem bruto.

      Kjo eshte greqia e jevgjiterve si puna jote,rac perzjereve, produkte perdhunimi osmanesh she shqiptaresh qe ju bene lavazh truri keto 180 vite.

      Sa per perdhunime, nje fisqir leshator tek vetullsh nga Kreta, tipik Arab krete perdhunoi para disa vitesh 6 angleze.

      Vazhdo komento o arumun se e ke me mision, por nuk e ke te gjate, fis qira dhe rrac e perdhunuar eshte tere greqia moderne, dhe rrac e pigmentim te njejte keni me arabet, me shume se cdo kush tjeter ne europe

  3. vaso says:

    Muhabete,thashetheme pa baze.Keto nuk jane fakte.Kjo quhet “keshtu them une”.Drejtesia nuk mund t’i marre per baze keto llafe.

  4. ALBAN DEGA says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  5. xxx says:

    Miku X eshte personi qe ka krijuar kurthin me Berishen skenarist.
    I ka thirrur keta per takim dhe ka nxjerre me pas Azemin duke i thene se ata kishin ardhur per ate.

  6. leka says:

    kur eshte marre kjo interviste e H.haklajt?
    Di njeri te na thote si perfundoi vete Hamdiu, po vellezerit e tij?

  7. V.F.L.P. says:

    Vrasja e shekullit??????????????????????????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Injorante!!!!!!
    Vtasja e nje rrugaçi ordiner permban vrasjen e shekullit.
    mjere Shqiperia per intelektualet dhe gazetaret qe ka!!! TURP

  8. Korabi says:

    Hienat qe kishin qeverisur para se ti shporrte Luani, deshen te rivinin ne krye. Qe ti mbushnin mendjen Luanit, menduan se rruga me e mire ishte te vrisnin çakallin, dhe ashtu bene.

  9. Kape zenin kape says:

    Po ky greko suniti ci ha bytha kot me maloket…po rri bre brecke se soji jot eshte suni 24k.

    Kujt i rruhet kush vrau Azemin se mos ish noi burr i mire. Ai ish vetem fitili qe dogji tropojen dhe legjitimoje doren serbe ne PD. Kto ngjarje jane njelloj si ato te fillimeve te Partise komuniste ku u eliminuan ye tere drejtuesit dhe u vu klyshi tyre.

Lini një Përgjigje te Kalec Dega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *