Akuzat nga Mali i Zi: Erogen Brajoviçi i arrestuar në Shkodër, pjesëtar i grupit të frikshëm të Kotorrit, që tentoi ekzekutimin e 3 oficerëve

12 Shtator 2018, 18:33Kronika TEMA

E përditshmja malazeze ‘Vijesti’ ka shkruar sot për grupin kriminal të Kotorrit, i cili drejtohet nga Ranko Raduloviç.

Referuar informacioneve nga akuza malazeze, mes të tjerash ajo shkruan se njëri nga të arrestuarit në Shkodër gjatë operacionit të RENEA-s, Erogen Brajoviçi, është pjesëtar i këtij grupi kriminal që tentuan të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi, Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe oficerin e policisë Dushko Koprivica, dhe djalin e tij Strahinja.

Erogen Brajoviç, i njohur si ish-sportist dhe i angazhuar në politikë, u arrestua gjatë operacionit të RENEA-s në Shkodër dhe ndodhet me 30 ditë arrest në burg, me qëllim që Prokuroria të provojë akuzat për të.

Por sipas të përditshmes malazeze ‘Vijesti’, Erogen Brajoviç është pjesë e grupit kriminal në vendin fqinj, i cili udhëhiqet nga Ranko Raduloviç nga Nikshiqi i Malit të Zi.

Ranko Radulloviç, i arrestuar nga policia malazeze, akuzohet si kreu i grupit kriminal me bashkëpunim të ngushtë me Klanin ‘ Shkaljari’ nga Kotorri.

Sipas malazeses ‘ Vijesti’, ndaj Erogen Brajoviç ka një aktakuzë si pjesë e këtij grupi kriminal, të cilët kishin synim të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe të oficerit të policisë Dushko Koprivica dhe djalit të tij Strahinja.

Sipas kësaj të përditshme malazeze, ka qenë dëshmitari i mbrojtur, Dejan Vukotiç, i cili ka zbuluar skemën e grupit kriminal të drejtuar nga Ranko Radulloviç dhe lidhjet me Klanin ‘Shkaljari’ nga Kotorri, si dhe shumën prej 500 mijë eurove të paguara për vrasjen e dy ish-oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Malit të Zi dhe oficerit të policisë e të djalit të tij, si dhe vrasjet e ndodhura në Mal të Zi mes Klanit ‘ Shkaljari’ dhe Klanit ‘Kavaçi’.

Referuar ‘Vijesti’, thuhet se pjesë e grupit kriminal të Ranko Radulloviq nga Nikshiqi janë: djali i tij Zeljko, Nikolla Mandiç, Luka Raduloviç, Darko Viçkoviç, Nenad Lubura, Rados Petrusiç, Radoje Preradoviç, Milladin Dedoviç, Stefan Raduloviç, si dhe shtetasi nga Kotori Igor Vukotiç, të cilët ndodhen në arrati, dhe shtetasi shqiptar Erogen Brajoviç.

Deri tani nuk ka një informacion nëse nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi të ketë mbërritur kërkesa për ndalimin dhe ekstradimin e 36 vjeçarit nga Shkodra Erogen Brajoviç.

4 komente në “Akuzat nga Mali i Zi: Erogen Brajoviçi i arrestuar në Shkodër, pjesëtar i grupit të frikshëm të Kotorrit, që tentoi ekzekutimin e 3 oficerëve”

  1. Sandy says:

    He mo Artan Hoxha, s’po e flet nje fjale, gazetar i perdorur, i shume-perdorur

  2. KodraSadikit says:

    Luje Shkoder -luje me iqa e viqa !!

  3. Qimi says:

    Bravo Millan Vaso,ke djale per se mbari!
    E kane inat se eshte ortodoks e jo musliman!

  4. Marku says:

    Keto perrallat me grupet e “rrezikshme” nga mali I zi Jane qesharake. Ky kelyshi seshte asgje tjeter vecse nje paljaco me mbiemrin vic ,I cili se meriton te jetoje ne shkoder .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje