Azem Hajdari, vrasja që tronditi nga themelet politikën shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Albert Vataj

Kanë kaluar plot 20 vite nga ajo natë e kijametshme, natë ferri, natë kur nga selia e Partisë Demokratike, do të zbriste me nxitim në një takim me vdekjen, Azem Hajdari, kreu i Lëvizjes Dhjetori ’90, një nga figurat emblematike të këtij uragani.

Kush ishte Azem Hajdari dhe cili ishte roli i tij në hapat e parë të demokracisë shqiptare, më mirë se ata që shpresuan te idealet, askush tjetër nuk mund ta dinte.

Çfarë bëri ai për demokracinë, për Partinë Demokratike, për shtresën e ish-të Përndjekurve Politikë, për lëvizjet sindikaliste, për çdo gëlim të hovshëm të revolucionit blu, ata që kanë bashkëpunuar me të, mund të kenë diçka për të thënë.

Personalisht unë e kam njohur dhe takuar disa herë, Azem Hajdarin, edhe si gazetar, por edhe si demokrat. Nuk nguroi të vlerësonte punën time, guximin e çmendur të një gazetari si unë, të cilit ju rrezikua tre herë jeta për shkak të detyrës dhe kurrë nuk e përdori këtë fakt as për tu mburrur as për të rrëmbyer dekorata dhe privilegje.

Nga ata që hynin dhe dilnin në Partinë Demokratike, ai, Azem Hajdari ishte nga të paktët që priti dhe përcolli, dëgjoi dhe zgjidhi hallet e shumë njerëzve. Diti të ishte një lider dhe një njeri i thjeshtë. Në zyrën e tij mund të trokisje pa frikë, se do të ishe i refuzuar dhe të dilje shpresues.

Jo të gjithë në PD e deshën, dhe kjo kishte të bënte vetëm më popullaritetin që ai kishte fituar. Shpesh ai doli dhe kundër “direktivave” të PD për të mbështetur të drejtën e atyre që gjendeshin të braktisur pikërisht nga partia, te ajo e cila kishin shpresuar, kujtojmë këtu dëbimin me forcë të ish të të përndjekurve nga ngujimi i urisë.

Antikonformizmi i tij gjeti me shumë përjashtues se sa dakordësi brenda PD. U akuzua, u keqkuptua, u anatemua, gaboi, u përfshi në të gjitha Azem Hajdari, por pa mundur të shqitej nga zemra e njerëzve të thjeshtë, militantëve dhe demokratëve të ndershëm.

Edhe sot, opinioni është i ndarë në vlerësimin dhe njohjen e Azem Hajdarit, dhe kjo jo dhe aq për fajin e gabimeve të tij, se sa për errësimin që zuri vend si pjesë e denigrimit të asaj çfarë ai bëri. Gjithsesi duke qenë pjesë e kohës, nuk mundi të ishte ai, ai që edhe vetë dëshironte, sepse do të ishte i marrë fund.

Në këtë arenë të rrezikshme përballjesh dhe sfidash të përbinshme ai si pakkush guxoi, guxoi ndoshta më shumë, siç edhe gaboi, ndoshta jo më shumë se sa të tjerë që ditën të fshinin gjurmët më mirë nga ai. Fundja ai nuk ishte një shenjtor, nuk kishte ardhur në politikën shqiptare të ishte shembull i njeriut të përkorë, sepse vetë koha së cilës i përkiste, situata në të cilën përpëlitej politika shqiptare, nuk mundi të ishte e tillë.

Sulmet politike, majtas dhe djathtas, ndoshta edhe ndonjë lloj mekanizmi për ta mënjanuar nga epiqendra e interesimit politik dhe mbështetjes popullore të Azem Hajdarit, morën më shumë vëmendje, dhe ndaj tij nuk kursyen asgjë, deri mbrëmje e 12 shtatorit të vitit 1998 kur plumbat e kallashnikovit e përshkuan duke mos e lënë më të ecte më tej.

Ai vdiq për të mbetur një figurë e dyzuar, por gjithsesi një emblemë e politikës së asaj kohe, makinacioneve dhe shtjellave të cilave ai u shpalli luftë të hapur.

Sot pas 20 vitesh nga vdekja e tij, konstatojmë dukshëm hendekun që la në këtë ikje, zhgënjimin që pësuan militantët dhe demokratët e zjarrtë, ata që besuan dhe sot janë më të zhgënjyerit nga PD. Ëndrra e tyre nuk kishte lindur me Azem Hajdarin, por ajo nisi të hidhte hapat e fundit pikërisht atë ditë, për t’u shuar, ndoshta përgjithnjë.

Azem Hajdarit i takon merita se diti të jetësonte te njerëzit besim të ëndrra e demokracisë, e lirisë dhe Shqipërisë evropiane, atë besim që të tjerët e shpërdoruan, e vranë.

Politika sot ka ndryshuar dhe së bashkë me të edhe Partia Demokratike, por gjithë ai përkushtim dhe zell, dëshirim dhe ëndërrim për të ardhmen e premtuar që u ngjizën në zjarrin e atyre viteve, sot është vetëm një memuare, një kujtesë, që e cekim me mallin dhe dhimbjen e një humbje që mbeti e tillë, atëditë e sot.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Azem Hajdari, vrasja që tronditi nga themelet politikën shqiptare”

  1. V.F.L.P. says:

    Si lejoni te shkruani ne kete mynyre per trafikantin dhe vagabondin me te madh te Shqiperise
    Kush eshte ky palaço gazerar; TURP:
    Azem hajdari eshte ndyresira me e madhe , trafikanti i armeve me i ndyre qe ka nxjerr ai ven
    Ne fale shkofte kutimi i ketij ndyresire.

  2. Gjethi says:

    Ai mor ti miku,ishte hajdut pulash,rrehan,kurvar por me se pari kurve,spiun e gjithcka qe mund te kete nje ordiner i lodhur.Ate AQ shume e donin njerezit e thjeshte sa kur kopili serb salih ju thoshte ssskape ata donin ta Hanin te gjalle e kur dhenderri serb ju thoshte azem ti je gjalle ata se bashku me salehin ngrinin dy gishta perpjete e 8 te tjere i fusnin ne sume!

  3. Jimi says:

    U trondit e gjithe Shqiperia per vrasjen e ketij vagabondi!

  4. gezimi says:

    Azemi ska qënë kurë poltikan.Aq mëtepër njeri me mënd.Ai doli si gangster nga të huajt për te treguar se nuk deshtë komunizmin por demokracinë.Çdo gje që theshte e kishte të shkruar nga të huajt dhe kështu doli si trim qe deshtë të përmbysë Ramiz Alinë.Nejse.Vrasja eshte tjetër dhe ai si njeri tjetër.U vra për arsye hajdutllëku dhe jo se ishte trim dhe deshtë drejtësi.Po të ishte gjalle sot nuk e di se ku do kishte përfuanduar me ato mënd….Çuditem pse e kujtojnë….

  5. Aliu says:

    Azem Hajduti
    Azem Ndyresira
    Azem Plehu
    Azem Psikopati
    Azem Spiuni
    Azem Qeni
    Azem Krimineli
    Azem Terroristi
    Azem Udebashi
    Azemi qe dogji Shqiperine dhe e pagoi me krye Tradhetine nga Avni Rrustem trimi.
    Ju lutem botojeni komentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *