Besa Nikëhasani, jashtë drejtësisë me vendim të formës së prerë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila u shkarkua për mosjustifikim të pasurisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, duke e përjashtuar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u mor unanimisht në dhomën e këshillimit nga trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, relatorja Albana Shtylla dhe anëtarët Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Besa Nikëhasani u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 20 prill për mosjustifikimin e pasurisë. Nikëhasani refuzoi akuzën për mosjustifikim të pasurisë dhe iu drejtua me ankesë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Deri më tani, ky institucion nuk ka rrëzuar asnjë vendim të shkallës së parë.

Besa Nikëhasani e ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër dhe ishte njëkohësisht kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vendimi për largimin nga detyra të Nikëhasanit u bazua vetëm në kontrollin e pasurisë.

Hetimi i KPK-së u përqendrua në një apartament banimi në Lezhë- i deklaruar në vitin 2004, një apartament me sipërfaqe 87 m2 në Shëngjin, një njësi shërbimi 150 m2 në Lezhë, një apartament  90 m2 dhe 2 garazhe në Tiranë si dhe një automjet Toyota Land Cruiser.

Sipas KPK-së, prokurorja Nikëhasani nuk justifikoi me dokumente ligjore pronësinë e apartamentit të deklaruar në vitin 2004, që është edhe burimi i pasurisë për blerjen e apartamentit në Shëngjin dhe njësisë së shërbimit në Lezhë. Gjithashtu, Komisioni arriti në përfundimin se subjekti nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e apartamentit në Tiranë prej 90 m2 si dhe blerjen e një automjeti “Toyota Land Cruiser” me vlerë 19,500 euro.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Besa Nikëhasani, jashtë drejtësisë me vendim të formës së prerë”

  1. Kalec Dega says:

    Po po , vazhdoni avazin me peshqit, viktima te sistemit te korruptuar shteteror, viktima te politikes mafjoze te peshkaqeneve:

    Rama,Sali,Meta,Basha

    .
    Problemi ne Shqiperi nuk jane horrat e mesiperm te ploitikes po militantet e semure, ky popull i mbaruar qe perkrah ata.

    1. Tani says:

      Kriminele. Duhet futur ne burg. Ka mbeshtetur kriminele kundrejt pagesave. Keta duhen rrasur ne burg dhe ju duhet sekuestruar pasuria, jo vetem pushuar nga puna. Ta fillojne barabar me te gjithe te tjeret. Ky eshte kalbezimi i drejtesise se dobicit te Vicidolit dhe te plepistave qe ai krijoj. Vetingu po punon. Bravo. z. Rama dhe maxhoranca.

  2. Ergys says:

    Kur nuk o justifikon le ti sekuestrohen.

  3. Ergys says:

    Kur nuk o justifikon le ti sekuestrohen.

  4. deputeti says:

    Po kane bere kerdine kriminelat, une s’kam nje shtepi ku te fut koken. Keta duhen shkuar ne hell dhe i pari Saliu qe e katandisi ate vend ashtu, por sa me shume e mallekojme Saliun, aq me shume vazhdon te vjedhe ai me anen e levave te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *