Bujar Leskaj drejt largimit nga kreu i KLSH-së, nuk kërkon një mandate të dytë

12 Shtator 2018, 20:26Sociale TEMA

Mandati i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj përfundon në fillim të dhjetorit, ndërkohë që Kuvendi po përgatit nisjen e procesit për zëvendësimin e tij.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe thotë për Top Channel, se vetë zoti Leskaj i është drejtuar me një letër Kuvendit ku njofton afatin për përfundimin e mandatit të tij, ndërkohë që ka nënvizuar se nuk kërkon një mandat të dytë.

“I është drejtuar Kuvendit me një letër të qartë, ku konfirmon që nuk do të vazhdojë me kërkesën për një mandat të dytë pavarësisht vullnetit të Presidentit apo institucioneve të tjera që kanë detyrimin kushtetues për të nominuar kandidatura të mundshme. Kuvendi i është drejtuar, ose do t’i drejtohet presidentit të Republikës me një letër për të patur në vëmendje pikërisht këtë gjë dhe nisjen e procedurave për të thirrur kandidatura të mundshme”, tha Braçe.

Por cili do të jetë profili i kryetarit të ardhshëm të KLSH? A do të negociohet me opozitën për emrin? Braçe thotë se do të zbatohen procedurat ligjore, propozim nga presidenti dhe miratim nga parlamenti.

“Në detyrën time si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam detyrimin që të respektoj kriteret që ka vendosur ligji për kandidaturën e kryetarit të KLSH, në rast se më pyesni pastaj për një marrëveshje politike do të doja t’iu kujtoja që e drejta e propozimit është e Presidentit jo e Kuvendit, Kuvendi thjesht përzgjedh me votë midis kandidatëve që sjell presidenti”, shprehet Erion Braçe.

Ajo që Braçe do të zbatojë në komisionin që drejton, që është edhe përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave do të jetë një proces vettingu.

“Ne kemi vendosur që kësaj radhe të aplikojmë standardin e vettingut për të gjithë kandidaturat që paraqiten në Kuvendin e Republikës së Shqipëri për detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thotë Braçe.

Vjeshta do të jetë me emërime të tjera të rëndësishme në disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u mbaron mandati. Bëhet fjalë për Elisabeta Gjonin, Petraq Milon, Dhori Kulen, Ela Golemin, Arben Malajn dhe Denada Priftin. Ndërkohë, tre kandidatura do të propozohen nga Qeveria dhe tre nga Kuvendi.(TCH)

5 komente në “Bujar Leskaj drejt largimit nga kreu i KLSH-së, nuk kërkon një mandate të dytë”

  1. Cizmja says:

    Sepse i ka xhepat plot te vetat dhe te shokeve qe e vune nga vlora e PD. Sigurisht po ju neshtrua vetingut nuk justifikon dot pasurine marramendese qe ka vene ai,nga njerezit qe ka punesuar ne KLD me merite apo pa merite mjafton te ishte motra kunata x apo y i atyre qe e vune ne ate post se kete i di shume mire ai. As konkurse per kush ja vlente per nje pozite atje po duke shkuar deri ne ameriken e larget e punesuar motrat e shokeve pa merite fare vetem te mbante postin e tij.Ky njeri pa moral dhe etikete pune shume ka qendruar ne ate post. Sot Shqiperia ka djeme vajza te pergatitur qe jane te ndershem e jo dallaverexhi si personi ne fjale qe mund te bejne nje pune shume me te mire se Leska apo me mire Lecka per te fshire kepucet. Hajt thyej qafen ti megjithe banden tende.Jepi Edi Rama pastro vendin nga banditet qe na shkaterruan.Populli eshte me ty.

    1. Nallania says:

      Vish nje pale nallane o çizmja se do dukesh me seksi

  2. Kellira says:

    U knoq dhe ky tu mbush letra dhe thesin e vet. Hajt n’gop!

  3. Nardi says:

    Bujari,eshte fix per bari delesh.Eshte skandaloze se si ky bari ka qene deputet ,minister dhe kreu i KLSH-es.Keto jane raste per tu studiuar nga universitete prestigjioze,se si nje idiot mund te behet minister,funksionar etc., ne nje vend te mbaruar si Albanistani.

  4. sapa says:

    Keto lajme vertetojne akoma me shume se ata qe iken nga shqiperia dhe te tjeret qe do ikin ishin dhe jane ne rruge te drejte per nje jete te mire dhe per nje edukim te brezit te ri jashte shtetit pa veset e atdheut te dashur.Sa per ate qe thote Cizmja se Rama po pastron vendin ate do ta shohim kur ky hajduti te marre postin tjeter si “merite e punes se mire”.Ky vend ka pjedhur me kohe dhe edhe idjotet e dine tashme.Ai qe rrin ne shqiperi eshte vete fajtor.Sigurisht ketu nuk futen te korruptuarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje