Ç’tu desh ky takim, Albin?!

12 Shtator 2018, 10:36Politika TEMA

Nga Agim Vinca

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takoi në Tiranë ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Sali Berisha aktualisht është vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë post, së paku jo formalisht, as në Partinë Demokratike, në krye të së cilës është njeriu që quhet Lulzim Basha.

Por ja që Albini, kryemëvete apo me vendim të organeve të partisë së tij (?), shkon në Tiranë dhe takohet, pos me presidentin Ilir Meta dhe ministrin e Diasporës Pandeli Majko, edhe me Sali Berishën.

Ç’t’u desh ky takim, Albin?!

Përse more rrugën nga Prishtina për t’u takuar me njeriun që tash 27 vjet e mban peng Shqipërinë?!

Me njeriun që me sjelljen e tij politike, karrieriste e despotike, nuk i ka sjellë asnjë të mirë shtetit në krye të të cilit ka qenë, se jo më kombit shqiptar në Ballkan;

Me njeriun që e njohu Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në kufijtë e saj ekzistues dhe pa kurrfarë kushtesh, ndër të parët në botë;

Me njeriun që si president i Shqipërisë kërkonte “hapësirë demokratike” për Kosovën dhe pjesëmarrje të kosovarëve në zgjedhjet e Serbisë;

Me njeriun që theu embargon ndaj Jugosllavisë së mbetur (Serbia dhe Mali i Zi), duke i furnizuar me naftë tanket e Millosheviqit;

Me njeriun që e solli Shqipërinë si shtet buzë greminës në vitin 1997, pas dështimit të firmave piramidale, që i lejoi sistemi që krijoi ai;

Me njeriun që do të mbahet mend edhe për rizgjedhjen e tij kryetar shteti në gjendje të jashtëzakonshme;

Me njeriun që kur erdhi në pushtet e reduktoi demokracinë në antikomunizëm, edhe pse vetë kishte qenë anëtar i zellshëm shumëvjeçar i Partisë së Punës së Shqipërisë;

Me njeriun që manipuloi shumë palë zgjedhje në Shqipëri, në mënyrë të veçantë ato të vitit 1996, me ç’rast pat dhunuar e përgjakur opozitën dhe shoqërinë civile;

Me njeriun në kohën e të cilit ndodhi tragjedia e Gërdecit, për të cilën nuk mbajti përgjegjësi askush;

Me njeriun që urdhëroi vrasjen e pjesëmarrësve në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë; mbi të cilin rëndon vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm të Shqipërisë në bulevard;

Me njeriun që legalizoi dhunën dhe linçimin si mjet për të luftuar kundërshtarët e tij politikë;

Me njeriun që mbolli frikë e pasiguri tek intelektualët dhe që SHIK-un e shndërroi në instrument të pushtetit të vet!

E keni dëgjuar si flet Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë? Si fliste dje kur ishte kryeministër dhe tani që është deputet i thjeshtë, ndonëse më i moshuari në parlament? Si rrëmih në jetën private një njerëzve, të kundërshtarëve politikë, duke ua marrë nëpër gojë nënat, motrat, gratë dhe duke i kërcënuar se do t’ua bëjë fytyrën “më zi se sholla e këpucëve”?!

Këto janë vetëm disa nga bëmat e politikanit Sali Berisha, demokrat e atdhetar i madh me fjalë, por krejt i kundërt në vepër, njeriut i cili pati shansin historik të krijonte një Shqipëri normale pas ardhjes në krye të saj në vitin 1992, por nuk e bëri, ashtu siç e pati këtë shans edhe Hashim Thaçi më vonë në Kosovë, por e shpërdoroi edhe ai, sa nga mosdija, po aq edhe nga mendjemadhësia.

Sali Berisha është njeriu që me t’u zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë deklaroi në Bruksel se idenë e “Shqipërisë së Madhe”, në të vërtetë të bashkimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi me Shqipërinë, nuk e përkrah “asnjë forcë serioze politike në Shqipëri dhe jashtë saj”.

Sali Berisha, veç të tjerash, siç doli edhe nga një emision televiziv i kohëve të fundit, ishte njeriu që urdhëroi burgosjen dhe përndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së në kohën kur ishte në krye të shtetit shqiptar.

Po përse, i dashur Albin, shkove dhe e takove Salën, duke i ditur të gjitha këto (dhe sa e sa të tjera) edhe më mirë se unë?!

Për të bërë aleancë kundër Hashim Thaçit? Kjo është arsyeja që të shtyu të marrësh rrugën e të shkosh në Tiranë të takosh Sali Berishën?

Hashim Thaçi nuk luftohet me Sali Berishën, sepse ata deri dje ishin bashkë dhe mund të bëhen prapë nesër kur t’u puqen interesat!

Hashim Thaçi dhe lojërat e tij politike, në mënyrë të veçantë loja pa kufi me kufij e kohëve të fundit, luftohet këtu, në Kosovë, në bashkëpunim me të gjithë ata që e duan pa hile këtë vend, por edhe me aleatë më të sinqertë e më të besueshëm se Sali Berisha.

Prandaj takimi yt me të, qoftë edhe me qëllim të mirë, ishte një gabim, i dashur Albin!

I ke bërë shërbim të keq vetes me këtë takim, e ke dëmtuar imazhin tënd si politikan i ditur e parimor, tek i cili i ka sytë një pjesë e madhe e elektoratit të Kosovës dhe jo vetëm.

Do të duhet kohë dhe mund që të riparosh dëmin që i ke shkaktuar vetes me këtë takim jo vetëm të panevojshëm, por edhe të dëmshëm.

38 komente në “Ç’tu desh ky takim, Albin?!”

  1. alphade says:

    Po kur Albini na hiqet si “Patriot i madh,me flete” ?! Dhe ben pele-
    grinazhin nga Prishtina ne Tirane per te takuar antishqiotarin me
    te madh te gjitha kohrave, “bacen” Sali,monstren e Vicidolit. Hajde,
    zoti Albin,hajde takoje se “keshilla te vlefshme do te marrish ” nga
    miku i Milloshevicit, qe kur e gjithe bota i vuri “kufirin te thana Millo-
    shit,cisternat e naftes se Saliut per Milloshin shkonin varg me kilome-
    tra te tera per ne Malin e Zi…..! Dhe Albini na shet dengla per patritizem,
    hapu dhe.,….! Keta te gjithe jane spiune te serbit.,,…!

    1. Kapit Tupalla says:

      Me gjithë respektin për Agim Vincën dhe me gjitha saktësitë për Sali Berishën duhet ta keni parasysh ju komentuessit dhe lexxuesit se Sali Barisha mbetet njeriu kryesor i PD-së (Luli vocërr është një marionetë që penjët ia tërheq Sali Berisha). Për këtë arsye edhe ambasodorët e huaj takojnë SB kur duan të ndikojnë tek PD-ja. Pra, është e nevojshme që edhe opozita e Shqipërisë të deklarohet kundër ndryshimit të kufive. Dhe kjo është arsyeja që Albini e ka vlerësuar që duhet të takohet edhe me të.
      E njëjta po ndodh edhe sot me Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn.
      Fjalë e urtë: “NEVOJA TË QON NË DERË TË HASMIT”

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Agim, faleminderit ne vecanti per gjuhen letrare te paster, pa gabime sintaksore e ortografike, te perdorur ne artikull. Kenaqesi tek e lexon.
    Per cfare ke shkruar per tradhetarin e Shqiperise Sali Berishen, nuk mund te heq asnje presje.
    Sakte, sakte, sakte!

  3. Kombi says:

    ALBIN KURTI ,PER HIRE TE SE VERTETES ESHTE I ZGJUAR ,POR NE KETE RAST ESHTE TREGUAR SHUME BUDALLA . ???
    TE TAKOSH BERISHEN SOT ?????? KY TAKIM TE LE PA FJALE . ????????????????????????

  4. qytetar says:

    Sala eshte i njohur dhe damkosur boterisht si urith i serbise,Albinit mediat kosovare po i ngrene nje sere pyetjesh lidhur me te kaluaren e tij burrerore ne burgjet serbe,pandushin ne nje emision tek Fevziu Frangaj e ka akuzuar si agjent maqedonas,pra nese ka ngelur ndonje pedo i mencur ne shik e bene vete lidhjen

  5. tomsojeri says:

    Shkrim brilant as presje nuk heq ! Albin , pegere vehten deri ne gryk me kte takim te cuditshem !Cfar kerkove vall prej tij ????? Cfar kerkove nga ky antishqiptar i betuar qe vazhdon te mos denohet , sepse pentakulat e tij jan mjaft te gjata e te helmuara ! Na dole nje zhgenjim edhe ti e nuk u dashka te besohet teatri yt ! Nuk kam cfar te pyes ma, sepse jan rrjeshtuar paster bemat e ktij perbindeshi te injektuar ne Shqiperi ! Nuk te falet , !………

  6. ARBERI says:

    SHUME SAKT I DASHUR AGIM.
    SALI BERISHA ESHTE EDHE DO TE MBETET NJERIU ME I KEQ PER SHQIPERINE E KOSOVEN …MBARE KOMBIN SHQIPTAR.
    KETE SE LUAN TOPI.
    SHPETIMI PREJ SALIUT …DO TE VIJ KUR AI TE JAP LLOGARI PARA DREJTESISE SE SADO QE KA FSHEHUR GJURMET.
    KA BEMA PLOT QE I DI MBARE POPULLI.
    FALEMINDERIT AGIM.

  7. Doni says:

    Bukur e sakte, POR
    Per dijeni :
    Udebashet ndahen ne dy,
    Te grupit nacionalist qe I perkasin Serbise se madhe varet nga Rusia
    Te grupit te moderuar qe perkasin serbise , dega nga France.
    POR ne nje pike takohen
    Ndonjehere keq kuptim….

  8. Doni says:

    Bukur e sakte, POR
    Per dijeni :
    Udebashet ndahen ne dy,
    Te grupit nacionalist qe I perkasin Serbise se madhe varet nga Rusia
    Te grupit te moderuar qe perkasin serbise , dega nga France.
    POR ne nje pike takohen
    Ndonjehere keq kuptim….
    FLM

  9. shqiptari i ilirise says:

    Albin o djalë!
    Të konsideroja në Kosovë si njeriun e të sotmes dhe të së ardhmes.Jam thellësisht i befasuar dhe unë si shqiptar i këtejmë,me takimin tënd me kryetradhëtarin,kryekriminelin,kryehajdutin dhe kryeshkatërruesin më të madh të kombit shqiptar,Sali Ram Berishën!
    Si munde të bjesh në këtë gropë septike,vetëm ti e di.Ndoshta dhe ata që qoftë larg mund të të kenë udhëzuar,qoftëlarg sërbë!
    Ajde Albin ajde!Nejse!Faleminderit që pak me vonesë por na e bëre të qartë çfarë je dhe ti.

  10. xy says:

    Kush takohet me Bishen – Berishen ,eshte po kaq antishqiptar dhe kriminel.Nuk ka nevoje per shume analize. Albin dikur te kam mbeshtetur ,por njerez qe takohen me Bishan jane njelloj si ai.

  11. Komentuesi says:

    Albin Kurti,per kete rast e ka dhjere fare.Nuk duhej te bente takim ai me Sali Berishen,kur Albini e di mire se Sali Berisha eshte armiku me i madhe i kosovareve dhe besniku me i madhe i Sllobodan Milloshevoqit.Salin nuk e duan vete shqipetaret,e si mund ta duan kosovaret,qe Saliu i dergonte nafte Sllobodani per tanket,me qellim te vriste kosovaret.Sali Berisha,deri sot eshte njeriu me i zi se korbi,per te gjitha ato te zeza qe i ka bere shqiperise dhe Kosoves.Ishalla vjene nje dite me drite,qe drejtesia te marin hakun e qindra e qindra qe ka vrare me patedrejte,per tekat e tija personale.Ai qen,ka arritur deri atje,sa ka vtrare dhe shoket e tij per te ruajtur bythen e tij.

    1. Xhixhi says:

      Ktu te gjith komentojn se Sala eshte njeriu me i keq i kombit shqiptar , tradhtar , e keshtu me radh , po kush do te ver ndonj bast me mua se edhe ky kur te ” thyej qafen ” do e shpallim hero kombetar si “merhumin” Azem.

  12. Kalec Dega says:

    Cfare i bashkon me shume keta pseudo patriote….. pervec te qeni sunita….

  13. mirel says:

    Nuk kuptoj autorin e shkrimit.
    Ne vend qe te bente nje analize per arsyet politike qe Albini duhet te kete patur pose takoi Berishen, gazetari perserit si papagall gjithe gjemat e Saliut per te cilat nuk eshte faji i Albin Kurtit qe Saliu nuk eshte denuar nga ligji akoma.
    Eshte faji i heroit tuaj Ramutit per aleancat qe ben me krahun e djathte te Berishes Meten, me te cilin Ramuti qeveris shtetin, dhe per pazaret qe Ramutiben me Bashen duke i falur 11 milione euro, ky nuk eshte faji i Albin Kurtit.
    Dhe shqiptaret qe vetem llamatitin si qente cfare presin nga Albini apo te tjere qe vijnenga jashte?
    Mos prisni tjua burgos Albini Berishen?
    Duart i keni vete. Pae nuk e mbertheni per gryke…kete “moster”, “kryekriminelin gjakatar”..
    Aty e keni ne mes te Tiranes. Perdite e merr fjalen si lider ne parlament .kjo nukeben tradhetar as Ramutin dhe as p..in e motres te cdo socialisti ne sallen e parlamentit, por beka tradhetar Albinin qe vjen dhe e takon 5 minuta per arsye we i takon gazetarise aktive ta zhbiroje e ta analizoje.
    Jo me ngrihesh ketu, si femije i klases se gjashte dhe ben hartim me bemat e Saliut.
    Kjo lloj menyre eshte e pakuptimte sa duket se qellimi i vetem i gazetarit eshte te godase Albinin per deshtimin e shqiptareve para Berishes.
    Kur ska ci ben gomarit, i bie samarit

  14. Baçi says:

    Po dhe ti mere bytha, bythe e breke ke qene ne Saliun, apo ste dha asnje kocke kur ishte ne pushtet? Dhe tani na hiqesh si I ndershem dhe po ben moral kazani,

  15. buj says:

    E CUDITSHME… AS ALBIN PATRIOTI NUK BON DOT PERJASHTIM, NJE DESHTAK

    1. mirel says:

      Jam dakort me ty deri ne nje pike.
      Te Albini kam pare gjithmone personifikimin e njeriut parimor.
      Ai nuk eshte aq budalla sa te takoje qorrazi Saliun e diskredituar ne Shqiperi.
      Arsyet asnjehere nuk i thote asnje politikan, pervecse ngelet te hamendesojme
      Por nje gje eshte e vertete. Perderisa ne e leme Berishen te ushtroje te drejten e fjales duhet te pranojme qe paraqet dhe faktor politik ne vend.
      Kete nuk e mohon as Ramiu kur behet fjale per te kompletuar zgjedhjet dhe sallen e Parlamentit.
      E ka bere gjithmone te qarte oferten, qe “dyert e bashkepunimit me opoziten jane te hapura”.
      Ne te nuk ka dallim, qofte Luli, qofte Berisha.
      Aq me teper tani qe Berisha po luan nje loje politike me te shkathet se Ramuti: ai denoncon nje mareveshje qe ne thekb eshte tradheti, dhe qe ja iniciator Ramiun i cili nuk eshte shprehur kunder saj.
      A nuk i kerkoi Albini Ramiut qe shprehej per mareveshjen kunder?
      Rama nuk ka dhene asnje deklarim.
      Kaq mjafton per ta vene Ramuitin ne banken e tradhetarit

      1. deputeti says:

        O mirel, ai nuk eshte qorr te takoje Saliun, por me sa duket, eshte bashkepuntor i Saliut atje ku edhe ka qene “i burgosur”, ndryshe s’ka si kutohet, pastaj mos kujto ti se jane budallenj njerezit dhe ti je i fençur. Levizjet ne politike dhe veprimet e Albini jane shume te diskutuara sot e pas kesaj dite. Po nuk eshte faji tij, eshte faji im.

        1. mirel says:

          Keto jane vetem hipoteza. Deri tani nuk e kishim degjuar as Agim Vincen dhe as Rexhep Qosen te ndermerte fushate per demarkacionin apo Zajednicen ne menyren si eshte marre Albini.
          Albini eshte rrahur dhe burgosur nga serbet.. dhe nga Thaci dhe Is Mustafa..
          Kur? Atehere kur Mustafa dhe Thaci jepnin Bjeshket e Nemuna te Mali i Zi.
          Albini ka ne pergjegjesi 2 jete te anetareve te VV qe u vrane nga regjimi serb i Thacit dhe Mustafes
          Te kujtohemi dhe te respektojme vajzen e re Kosovare qe u rrah barbarisht nga policia e Kosoves pose protestone kunder Demarkacionit dhe kunder Zajednices, apo ate cunin e ri qe e vrane burg pas arrestit
          Te me ndjejne se nuk jua mbaj mend emrat per momentin.
          Ata jane heronj, i harrojme per nje karrige te Thacit dhe kostum kryeministror te Ramushit.
          Ata ishin arsyeja qe i takonte Albinit te ishte kryeminister. Per te cuarne fund misionin per te cilin ata u vrane barbarisht.
          Atehere do provohej Albin Kurti kysh ishte.
          Po keshtu.
          Perse nul vdiqen Agim Vinca dhe Rexhep Qosja ne vend te tyre?
          Perse befas tmerrohen nga takimi i Albinit me Berishen kur Thaci priti Vucic ne token e pergjakur me gjakun e mijera shqiptareve?
          Perse rendin te dy te diskreditojne Albinin kur eshte Thaci ai qe po e shet Kosoven nga Facebooku.
          Me nje klikim dhe hop ikin territoret.
          A ka gje me te tmerrueshme nga kjo?
          Dikur behej lufte per copen e tokes, tani behen postime nga FB..i Thacit, i Rames, i Bushatit..dhe merr vesh qe jepet Deti,, toka, Bjeshket, Liqeni i Ujzanes…apo degjon se si ngrihen dollite e bashkepunimit kur tradhetite vulosen.
          Kip pune filloi qe me Liqenezen qe u ngrys Liqenez, dhe u gdhi Pustec.
          Per te miren e paqes, thote Ramiu.
          Paqe me dhenie tokash ne FB.
          Po ta perkethesh mire, ketij i thone ankand

  16. Petriti says:

    Fjalamani eshte takuar me fjalamanin. E ka gjetur kapaku tenxheren!

  17. duno says:

    Te gjitha keto qe shkruan Agimi qe nxin mund te jene te verteta , e megjithate Shqiperia me Saliun ishte nje vend me i jetueshem , me optimist , nje vend ku punohej e ndertohej .Ndersa sot pervec rilindasve kasape qe po i rrjepin lekuren ketij vendi , askush tjeter nuk deshiron te qendroje me ketu. Kjo eshte diferenca o ti Agimi qe kalteron .

  18. Vezhgesi says:

    Gojet e liga flasin se Albini ka kaperxyer “hallven e helmuar” serbe ne kohen kur ka qene ne burgjet e Serbit. Qe nga ajo dite ai nuk eshte i njejti Albin. Qe nga ajo dite ai eshte “njeriu me detyre” ne jete. Sali Berisha padrejtesisht quhet spiun Serb nga e veja e diktatorit dhe nga gojet e liga. Ai sipas ca gojeve te tjera te cthurura nuk eshte fare Shqiptar por Serb nga origjina. Flitet per partizanin Serb qe qendroi ne shtepine e babait te tij, per rrjedhoje Saliu jo vetem qe nuk eshte spiun por eshte patriot Serb. Ne aktivitetin e tyre te perbashket te bie ne sy se sa here qe Shqiptaret ndodhen ne udhekryq ata nen frymen e “patriotit Shqiptar” i bejne sherbimin Serbit. Ketu nuk eshte vendi te tregojme sherbimet e tyre ndaj Serbit por me lejoni vetem te flas per te tanishmen. Te tere e shikojme situaten, ku ceshtja e Kosoves eshte shtruar prap per tu zgjidhur. Nga nje ane eshte Gjermania dhe nga ana tjeter Rusia qe kane interesa direkte ne kete problem.. Amerikanet po rrine menjane ne “pritje” te gjahut. Sitata eshte shume e komplikuar dhe nuk ka mendim te qarte se cduhet bere. Saliu i pari e kundershtoi qendrimin e Thacit . Brenda vendit, ai nxite “Revolucionin e Shtatorit”. Albini me te njejtin skenar kundershtoi qendrimin e Thacit dhe Brenda Kosoves shpalli lufte kunder Thacit. Duam apo sduam ta pranojme keto skenare jane te njejte dhe prapa tyre eshte mendja Serbe per te dobesuar Thacin ne bisedime. Duam apo sduam ne levizjet “revolucionare” qe nxiten brenda Shqiperise dhe Kosoves vetem sa i bejne vendet tona mish-mash nga ku vetem Serbi ka fitim. Ne kete kontekst te ben pershtypje qe Rama nuk foli. Ne kushtet kur sitauata nuk eshte e qarte, ai ben mire te heshte, po Albini nuk e le. Ai i kerkon Rames te flase. Rama mendon qe cfardo qe te thote ai nuk eshte mire kur qendrimi Amerikan eshte “as mish as peshk”, por Albini hiqet si kerrici para gomarit dhe kemngul qe Rama te flase. Mire more Albin! Edhe vet ti e kupton qe sitauata nuk eshte e qarte pse e nxit Ramen te gaboje? Kujt i sherben kjo?. Problemi midis teje dhe Sales nga njera ane dhe Rames nga ana tjeter eshte se Rames akoma nuk i kane ardhur udhezimet nga “qendra” dhe ai akoma nuk eshte i qarte se cfshihet mbas kesaj zollomahije. Ti dhe Sala nuk keni nevoje te mendoheni. te tjeret mendohen per ju. Ju vetem sa flisni. Nuk eshte cudi qe neser te flisni ndryshe. Kur humbet lirine humbet dhe dinjitetin.

  19. Konica USA says:

    Agim Vinca nje nga penat me brilante te Kosoves,me dha kenaqesi me shkrimin e mesiperm,si nga permbajtja,po dhe nga shqipja e tij brilante.Tani, Albini tregoj se per pushtet bashkohet dhe me djallin,ne kete rast me kriminelin me te madh te kombit shqiptar Sali Qenin.

  20. Mihali says:

    Takohen si dy agjent të hershëm t Beligradit.
    Pse Ukshin Hoti nuk doli i gjall nga burgjet Serbe,dhe Albini doli shëndosh e mirë nga këto burgje famëkeqe.
    Shumë i dyshimt ky takim i dy agjentëve të të njjtit padron.

    1. Mirditori says:

      Te Lumte Mihal!
      Ky Albini eshte gjithemone kunder rrymes, dhe me te vertete te Madhin Profesor Ukshin Hoti Serbet e zhduken pa çike e nishan, por Albin Kurti eshte si kokrra e molles nga burgu i serbit, po kushe eshte Sali Berisha … ai tha hapur që UÇK është ORGANIZATE TERRORISTE, nje shkrim qe eshte shume i sakte per Sali Berishen….. Ky shkrim duhet derguar Zotit Albin se Saliu është ky dhe ty ndoshta duhet te keni nje ideal te perbashket…. Serbin.

  21. undefined says:

    Te kishte takuar edhe Anastas neperken dhe Dule turko-jevgjitin dhe keshtu e kishte plotesuar komplet Protokollin e b…q…antishqiptare

  22. Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot says:

    KA HARRUA MET TË MAR DORËN TY OR AGIM!!!

  23. Vanra says:

    Shkrim shumë i bukur. Agimi gjthnjë godet në shenjë. Siç ia bëri dhe Haradinajt. Zëri i tij është zëri i intelektualit që mendimi i kthjellët nuk i turbullohet kurrë dhe nga asgjë. Të tillë janë të rrallë në Kosovë, po edhe këtu. Sa për gjuhën, ai është një nga mjeshtrat virtuozë të fjalës shqipe.

  24. Alban says:

    Ne kete situate perplasjesh midis dy shteteve Kosoves dhe Serbise, koha ua hoqi maskat dy politikaneve:
    1. Aleksander Vicic, I biri shpirteror i Sllobodan Milloshevicit dhe
    2. Albin Kurtit- birit shpirteror i bashkepuntorit te Milloshevicit-Sali Karaxhiqit.

  25. Vv2 says:

    Heren tjeter Albin kur te shkosh me taku dike pyete
    Agim Vincen per leje.
    Per takimet ditore te Thacit dhe Vuciqit te pazareve me teritore ky Agimi asnje shkronje!
    E tani po i pengon takimi i dy opozitareve!
    P….dhu!

  26. ORTOPEDI says:

    Albini na ka zhgnjyer jo pak me kete veprim qe beri,nuk kuptojme pse e kreu dhe vertete
    per ne humbi shume pike nga kuota ku e shikonim ,si nje lider te mundshem jo vetem i Kosoves
    por mbare shqipetarise. Ne kete aspekt nuk po zgjatem,por pena e Agm Vinces qenka brilante dhe uroj,njekohshem apeloj
    qe ta shohim sa me shume me shkrimet e tij ne median e shkruar e vizive shqiptare. Rrofsh e te pacim Agim Vinca!

  27. Pro reformes says:

    E pordhe Albin. Shume zhgenjyes.

  28. Jak Boston says:

    Nje titull intrigues.
    Nese armiqte caktohen me ane te takimit me nje individ te vecante, atehere i bie qe Rama, Meta dhe shume te tjere te jene armiq dhe spiuna me kohe perfshire ketu edhe Rugoven, Thacin e me rradhe pasi te gjithe keta jane takuar edge me Vucicin.
    Albini eshte mire qe per shkak te bagazheve te renda qe ka Saliu ne politiken shqiptare duhet ti veje nje emer ketij takimi, kjo per te shmangur cdo keqkuptim te mundeshem, por se pse takoi Berishen Albini nuk behet as me pak dhe as me shume patriot vetem ngelet ai qe eshte. Patriotizmi nuk ndikohet nga ai apo ata qe takoi, por nga cfare mer persiper te besh, si dhe realizimi i atyre gjerave.
    Sipas pyetjeve te Agimit te ketij shkrimi i bie qe Rugova qe takoi Milloshevicin me shume se nje here dhe Sali Berishen shume here i bie qe te kete qene krye armik e super tradhetar.
    Prandaj merreni me shtruar dhe mos kerceni perpjete pa ditur asgje.
    Kam pershtypjen se ky Agimi qe une kam pas rastin ta takoj personalisht, kurse Albinin e kam pare vetem ne TV, ka me shume hallin e partise se sa te patriotizmit, pasi ashtu si po duken gjerat Kosova do kete zgjedhje te parakohshme dhe Agimi nuk do qe koalicioni i ardheshem LVV-LDK te kete Albinin si violine te pare.
    Isa Mustafa i LDK ka nje te kaluar shume me te dyshimte se Albini, por kjo nuk duket se e shqeteson fare patriotizmin e Agim Vinces.
    Komentuesit qe jane me sinqeritet patriote duhet te dine se Agimi eshte tip zhurmuesi qe po nuk e beri ai apo grupi i tij dicka patriotike mundohet ti veje bishta, por prape nuk mund te them se nuk eshte patriot, por mund te them se ka konflikt interesi.
    Patrioti i mire del mbi interesat personale.
    Albini deri tani nuk ka dhene asnje shenje jo patriotike dhe pervec kesaj eshte politikan dhe figure qe ka nje qasje parimore ne politike dhe jo qasje inati apo interesi sic kane shumica e politikaneve shqiptare ne Rajon.
    Politikat e orjentuara nga inatet na kane humbur shume dekada ne ecjen tone si komb perpara.

  29. Jak Boston says:

    Nje titull intrigues.
    Nese tradhetaret dhe te shiturit caktohen me ane te takimit me nje individ te vecante, atehere i bie qe Rama, Meta dhe shume te tjere te jene tradhetare te shitur dhe spiuna me kohe perfshire ketu edhe Rugoven, Thacin e me rradhe pasi te gjithe keta jane takuar edhe me drejtuesit serbe. Per te mos thene pastaj se po te ishte ne te njejtin grup interesi me Salen, Albini s’kishte perse ta takonte pasi i shkonin porosite pa e takuar, plus qe perse serbeve iu duhet kaq shume Albini kur ata kane plot te tjere ne pozite bile dhe jo ne opozite me celsat e kashtes vetem per te bere tym sic ka bere Albini deri tani.
    Po ta keni vene te Sala behet patriot vetem ne dy raste, kur kerkon pushtet ose kur i rrezikohet pushteti.
    Albini eshte mire qe per shkak te bagazheve te renda qe ka Saliu ne politiken shqiptare duhet ti veje nje emer ketij takimi, kjo per te shmangur c’do keqkuptim te mundeshem, por se pse takoi Berishen, Albini nuk behet as me pak dhe as me shume patriot, vetem ngelet ai qe eshte. Patriotizmi nuk ndikohet nga ai, apo ata qe ai takoi, por nga c’fare mer persiper te besh, si dhe realizimi i atyre gjerave.
    Sipas pyetjeve te Agimit te ketij shkrimi i bie qe Rugova qe takoi Milloshevicin me shume se nje here dhe Sali Berishen shume here i bie qe te kete qene krye armik e super tradhetar.
    Prandaj merreni me shtruar dhe mos kerceni perpjete pa ditur asgje.
    Kam pershtypjen se ky Agimi qe une kam pas rastin ta takoj personalisht, kurse Albinin e kam pare vetem ne TV, ka me shume hallin e partise se sa te patriotizmit, pasi ashtu si po duken gjerat Kosova do kete zgjedhje te parakohshme dhe Agimi nuk do qe koalicioni i ardheshem LVV-LDK te kete Albinin si violine te pare.
    Isa Mustafa i LDK ka nje te kaluar shume me te dyshimte se Albini, por kjo nuk duket se e shqeteson fare patriotizmin e Agim Vinces.
    Komentuesit qe jane me sinqeritet patriote duhet te dine se Agimi eshte tip zhurmuesi, qe po nuk e beri ai apo grupi i tij dicka patriotike mundohet ti veje bishta, por prape nuk mund te them se nuk eshte patriot, por mund te them se ka konflikt interesi.
    Patrioti i mire del mbi interesat personale.
    Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Edvin Rama, Ilir Meta dhe bashkepunetoret e tyre jane vazhdimesia e zinxhirt sllavo-komunist-hajduto-kriminelo-tradhetare qe ka mare ne qafe Shqiperine dhe shqiptaret ne rajon.
    Albini deri tani nuk ka dhene asnje shenje jo patriotike dhe pervec kesaj eshte politikan dhe figure qe ka nje qasje parimore ne politike dhe jo qasje inatqare apo interesi sic kane shumica e politikaneve shqiptare ne rajon.
    Politikat e orjentuara nga inatet na kane humbur shume dekada ne ecjen tone si komb perpara.

  30. vetshfarosja says:

    Me ne fund e gjete vetveten ALBIN mas kaq vjetesh , gjete njeriun tend te zemres atdhetarin me te madh qe shiti detin dhe qe shkaterroj SHQIPERIN njeriun qe UçKn e donte fort , perfundimish rreshkiti dhe ALBINI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje