Duka mbron Panuçin: Humbjet nuk duhen trajtuar si tragjedi, t’i japim kohë trajnerit

Skuadra Kombetare e futbollit eshte duke kaluar nje moment te erret pasi rezultatet kane qene teper zhgenjyese ne ndeshjet e fundit.

Kuqezinjte e Panucit u munden me shifrat 2-0 ne takimin kunder Skocise per Ligen e Kombeve, ku perveç humbjes edhe loja e ekipit ishte e dobet.

Kritikat ndaj tranerit Panuçi kane qene te shumta si nga tifozet ashtu dhe nga mediat dhe ekspertet e futbollit.

Por, presidenti i FSHF-se, Armando Duka, i ka dal ne mbrojtje duke u shprehur se trajnerit i duhet dhene ende kohe, ndersa nga sulmuar dhe kritiket.

“Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe  difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të  mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!”, shkruan Duka ne rrjetin social facebook. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...