Ema Andrea: Sikur mama të mos kishte hipur në atë kamion…

12 Shtator 2018, 19:09Dossier TEMA
Ema Andrea: Sikur mama të mos kishte hipur në atë kamion…

Nga Suadela Balliu

Ishte një fëmijë, vetëm një vjeç e gjysmë, në krahët e nënës, kur kamioni, që transportonte të internuarit, marrë prej shtëpive vetëm me teshat e trupit, u përmbys… Ema Andrea, së bashku me një grup njerëzish u ngjitën në atë kamion që kish transportuar gra e fëmijë drejt kampit famëkeq të përqendrimit, shumë vite më pas, në ditën kur Europa përkujtonte të gjithë ato jetë të shuara nën regjimet totalitare. Ishin vetëm dy kilometra mbi “Zis”-in, me rimorkio të hapur, por sa jetë ishin shuar prej të ftohtit e urisë mbi atë makinë vdekjeje?!

Për një ditë, Ema Andrea nuk ishte më aktorja, që brendësonte një rol në skenë, por u bë zëri i të gjitha dhimbjeve, i të gjitha vuajtjeve, trupi i të gjithë atyre shpirtrave që duruan mizorinë e një sistemi, që desh ta zhvishte humanizmin si një rreckë e vjetër për t’i kthyer njerëzit aparatçikë, ingranazhe kokëzbrazët që besonin tek ndërtimi i një ideali të ri, që do të lypte pamëshirë sakrificat e veta, në mënyrë që të ndërtonte “njeriun e ri”, që do adhuronte zota të rinj, hipur mbi frone të autoritetit totalitar.

“Nuk mund të veçoj as historinë e një nënë që kërkon t’ia vrasin djalin që të shpëtojë nga vuajtjet, nga një nënë që zhvarros të birin për ta kthyer në vendlindje që ta varrosë me nder, prej nënës që i kanë vdekur fëmijët se s’ka pasur ushqim, prej fëmijëve të mbetur pa nëna, të poshtëruar e të torturuar, prej grave që janë përdhunuar, prej atyre të varrosur të gjallë…”, kujton Ema Andrea, disa prej historive rrëqethëse që ka dëgjuar prej kohës kur mori jetë MEMO, nisma e një grupimi qytetarësh që synon ballafaqimin me të shkuarën përmes së vërtetës, ku ajo është një prej ideatorëve dhe themeluesve.

Tragjeditë e jetuara ditë pas dite të mijëra familjeve, kumbuan edhe njëherë në atë fushë të Tepelenës, përmes zërit të aktores, “Vizita në atë fushë, e cila mori përmasat e se vërtetës së dhimbshme njerëzore e historie, vetëm pas rrëfimeve , ishte tronditëse.” –kujton Andrea, ndërsa shton “Ishte një nga ato momente të jetës ku ndihesh krejt i pafuqishëm për të ndryshuar diçka, për të luftuar padrejtësinë, të lehtësosh dhimbje a shpëtosh një jetë”.

Më shumë se zemërimi apo indinjata, aktorja thotë se u pushtua nga një ndjenjë turpi. “Ndjeva turp për krimet që janë bërë në gjuhën time amtare, nga bashkëkombës të mi. U ndjeva në faj se, dashur padashur, kam qenë pjesë e atyre që nuk kanë folur, apo nuk kanë ngritur pyetje për këtë të kaluar.”Koha mund të ketë fshirë gjurmët e asaj që ishte dikur eksperiment njerëzor i shfarosjes së ngadaltë, por nuk ka mundur të shuajë tragjeditë njerëzore, që edhe pse me zë të mpakur e të pafuqi, kanë mundur t’i sjellin të gjalla përjetimet- urinë, mundimet e trupit e të shpirtit, izolimin, të ftohtët, punën e rëndë, lotët dhe britmat e pashpresa drejt qiellit, asaj fuqie të padukshme, që dukej se i kishte braktisur, por jo në mëshirë të fatit. As mëshira dhe as fati nuk ishin më pjesë e atij absurdi.

“Mitet e kohës moderne, u shpërbënë në atë fushë, bashkë me konceptet e së mirës dhe të së keqes, besimit e mosbesimit, kufijve të qenies njerëzore, përkatësisë, dimensionit njerëzor, historisë së vendit tim, energjisë së kësaj toke. U ndjeva e vogël dhe e pamundur.”Rrëfen se angazhimi në këtë projekt ishte një ndjenjë detyre , “përballë vetes e fëmijës tim, për të bërë diçka, aq sa qenia ime mundet.”

Si një lloj zbulimi që vjen nga lart, vijon të rrëfejë, se ajo ditë e bëri të kuptojë se kjo kohë nuk bën veçse sajon heronj modernë, patetikë e sipërfaqësorë, “heronj që bërtasin si enët bosh dhe viktima që bërtasin po njësoj. Kuptova pse nuk kemi sy me pa vepra njerëzore, me dallu’ shembujt e vërtetë, dhe pse e ardhmja e këtij vendi është e rrezikuar të mos ketë vërtetësi. Këtu thuajse asnjëherë, askush nuk ka marrë përgjegjësi për asgjë dhe koka ulet përpara çdo padrejtësie.”

Pranon se vetë procesi i ideimit dhe vënies në jetë të këtij projekti, ishte dhimbje. “Kjo dhimbje më ka naltësu’, në dimensione të tjera shpirtërore, ndaj është dhimbje që i ka bà nder shpirtit tim”. Sqaron se, ideja e përjetimit në vetë të parë të rrëfimeve nga kampi i internimit në Tepelenë, përmes projektit artistik “Sikur Mama”, mund të kuptohet në dy forma: “ Len me u kuptu’ “Ashtu si mama” apo “Sikur mama të mos kish hipur në at’ kamion”. Është sërish një formë provokuese apo ftesë për të ngritur pyetje nga realiteti i sotëm.”

A mundet dhimbja, e rijetuar përmes këtyre projekteve, këtyre ditëve përkujtuese që i bëjnë protagonistë ata viktima, shpesh të harruar, të kthehet në katarsis? A munden të tilla nisma të shkundin shpirtrat e mpirë të njerëzve që jetojnë në ritmet pafre të botës konsumeriste, që e ka harruar shpejt të shkuarën apo në rastin më të keq as e ka njohur fare?

Sipas aktores, dhimbja do i bënte nder shpirtit, por katarsisi nuk ka nevojë vetëm për të ndjerë në lëkurën e empatisë dhimbjen e atyre mijërave viktimave, por më shumë se për të gjitha, ka nevojë për të drejtën. “Të gjitha aktivitetet e MEMO-s janë ndërtuar si akte konkrete në ndihmë të sensibilizimit, por edhe njohjes e ballafaqimit të ndërgjegjes së sotme me të shkuarën e afërt.” -përgjigjet Andrea “Besoj se akti më i rëndësishëm, apo fara me e rëndësishme, e jetëgjatë, që ka ndërmarrë MEMO, është kontributi për ndërtimin e Memorialit të fëmijëve të vdekur, në kampin e internimit në Tepelenë, i iniciuar nga AIDSSH dhe znj.Gentiana Sula.”

Është e bindur se shoqëria nuk mund të bëjë përpara pa u përballur me vërtetësi me të shkuarën, në të gjitha dimensionet. “Nuk besoj se mund të ketë paqe me krimin, por besoj se pas ballafaqimit, kjo shoqëri do të dijë të vendosë me ndërgjegje se në cilën rrugë do të ndërtojë të tashmen dhe të ardhmen e saj”, thotë ndërsa nënvizon disa prej aspekteve ku, as shoqëria e as institucionet, nuk kanë bërë aq sa duhet për t’u dhënë vendin e duhur të gjithë viktimave të regjimit diktatorial, në Shqipëri.

“Për aq kohë sa periudha e diktaturës komuniste, nuk ka hyrë e plotë në sistemin e arsimimit, për sa kohë shumica e brezit që e ka lindur afër viteve ’90, nuk kanë as idenë se për çfarë bëhet fjalë, për sa kohë brezi që e ka përjetuar atë periudhë, nuk flet, përderisa ka ende njerëz që pyesin për të shuar dyshimin se ajo periudhë ka qenë e mirë e ka të tjerë që thonë se, edhe pse mungonin të drejtat elementare të njeriut ajo periudhë ka qenë “me të mirat e veta”, deri kur persekutorët do të mbrohen ende me shprehjen “ashtu ishte koha”, besoj se ka shumë për të bërë.”

Sipas Andreas, ai regjim nuk ndëshkonte thjesht ata që i etiketonte si të “pabindurit”. “Ka qenë një luftë e gjatë, e përditshme dhe e përbindshme për të shkatërruar gjenin e për të ndërtuar njeriun e frustruar e pa identitet, pasojat e të cilit ende i vuan kjo shoqëri.” Jo vetëm viktimat, thotë ajo, por ndrydhjen dhe depersonalizimin që ai sistem i bënte individit, e kanë ndjerë të gjithë që kanë jetuar nën atë regjim, edhe kur nuk ishin të ndëshkuar drejtpërdrejt në burgje apo kampe internimi.

“Është një shumicë shqiptarësh, që kanë mbyllur sy, veshë e gojë e duan ta fshijnë nga kujtesa atë periudhë, a thua se është një tundim diabolik!”Andrea shton se të gjitha ato nisma që janë marrë me kauzën e viktimave dhe komunizmit dhe të shkuarën si; Autoriteti i Informimit për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit si edhe shumë iniciativa të tjera personale si kujto.al, Jozef Radi e të tjerë, do të gjejnë tek MEMO, një aleat më shumë për ta çuar përpara kauzën.

“Një nga pikat më të forta, në të cilat mbështetet kjo nismë janë veprat dhe aktet konkrete.Nuk është e lehtë, sepse pas shumë vitesh heshtje -nuk mund të them e rastësishme – përpjekjet vështirësohen jo vetëm prej kohës, por edhe prej reagimeve direkte e indirekte nga grupet shoqërore, të cilëve po u tronditet rehatia e heshtjes, përmes së cilës kanë mundur të jetojnë e të forcojnë pozitat e tyre.”

Ballafaqimin me këta të fundit, mendon se nuk do ta kenë aspak të lehtë, sepse “kanë pasur kohën e duhur për t’u bashkuar e për të siguruar mjete të forta, mbrojtjeje dhe sulmi. Por kanë filluar të tremben, ndërsa rruga drejt nxjerrjes në pah të së vërtetës ka bërë bashkë shumë elementë. MEMO nuk është vetëm! ”Edhe pse e vështirë, mendon se rruga drejt së vërtetës dhe gjetja e së drejtës, është e domosdoshme për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Megjithëse pranon se ka pasur njerëz, të afërm dhe të njohur, që kanë vuajtur përndjekjen nga regjimi diktatorial, Ema Andrea thotë se nuk ishte kjo arsyeja që e shtyu të përqafojë këtë kauzë duke i dhënë zë, përmes artit dhe qytetarisë “Personalisht, ka qenë dhe mbetet përgjegjësia sociale. E ndiej detyrim social për të qenë pjesë e kësaj kauze apo çdo të tille, që mbron dhe lufton për të drejtat e njeriut dhe bën ndryshimin në shoqëri.”

Revolta e fillimit, reagim gati-gati instinktiv kur përballesh me ato rrëfime të vuajtjeve dhe trajtimeve çnjerëzore, u shndërrua në dëshirë për të bërë diçka konkrete. “Kur dëgjon reagimin e atyre që kanë pësuar kalvarin e vuajtjeve ekstreme, se si flasin për persekutorët e tyre, kur sheh fisnikërinë me të cilën ata përballen me historinë e jetës se tyre të shkatërruar nga sistemi, forcën e besimit e dashurinë për këtë vend, kupton që zemërimi nuk të çon askund përveç zvogëlimit të përmasës njerëzore e sociale. Zemërata do të ishte pikënisja më e gabuar në këtë mision, si për çdo akt të thjeshtë në jetën e gjithsecilit.”

Arsyeja pse shoqëria shqiptare nuk gjen dot paqen, mendon Ema Andrea, duke cituar thënien e Nënë Terezës, që është edhe lajtmotiv i nismës, është “se kemi harruar se “I përkasim njëri-tjetrit”. Paqja merr kuptimin e plotë vetëm nëse ke kurajën të dëgjosh deri në fund këto histori e ta lejosh veten të rritet përmes së vërtetës, cilado të jetë ajo në raport me veten.”

Thirrja apo ngacmimi brenda ndërgjegjes njerëzore përmes shprehjes “Kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit” është sipas Andreas një motiv që bën bashkë qytetarë dhe organizata, tashmë pjesë e rrugëtimit të MEMO, duke dhënë edhe kontributin e tyre. A do t’i përfshijë ajo të gjitha ato histori që ka dëgjuar në një projekt teatror? “Patjetër, do të jetë bukur kur dy misione bëhen bashkë’, përgjigjet aktorja.

Janë të pafund ato histori që ta gërvishtin shpirtin e ta bëjnë plagë, duke zgjuar empati edhe tek ata më indiferentët. Në atë fushë, që sistemi i dikurshëm totalitar e vendosi ta shndërrojë në një kamp internimi, kthehen sërish shpirtrat e atyre që vuajtën. Ka dëgjuar aq sa nuk di t’i ndajë, cila i ka lënë shenja më të mëdha. “Nuk di të veçoj mes atyre që u kanë vrarë babanë përpara syve, prej atyre që i kanë lënë zhytur në ujë derisa u kanë rënë thonjtë, prej atyre që i kanë torturuar deri në vdekje e ua kanë zhdukur familjet, prej atyre që s’kanë pasur dot as shokë, sepse ishin reaksionarë, prej klerikëve që janë torturuar e vrarë, prej djaloshit që tërhiqet zvarrë në qytet, prej atij që lidhet në shtyllë për t’u pështyrë, prej atij që gjen vdekjen si shpëtim prej poshtërimit, prej atij që mbetet cung për një kapriçio perverse të persekutorit. Të gjitha janë, të shprehem tronditëse nuk mjafton.”

Sipas aktores, muze si ai i Tepelenës, duhet të ishin ndërtuar në këta 27 vjet pas përmbysjes së regjimit, por sipas saj, edhe nëse debati i madh, i munguar i ballafaqimit me të shkuarën, do të ndodhë njëherë e mirë, kjo nuk do të ishte e mjaftë që ata shpirtra të harruar të shkonin në paqe. “Nuk mund të ketë paqe për shpirtin e një fëmije, që as emër nuk arriti të ketë. Nuk mund të jetë harresa paqe për ata shpirtra…”

32 komente në “Ema Andrea: Sikur mama të mos kishte hipur në atë kamion…”

  1. Kalec Dega says:

    mama apo mamaja?nena, thua?
    mama? ????lol mama mia

  2. asd says:

    Me siguri qe ema i shkruan vete keto recensione kaq pozitive.

  3. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Emes do i kshllioja te vishte pantallona ti hypte tragetit dhe te shkonte tani rrugve te Athines,Londres,Romes e Brukselit qe te mblidhte informacione sa femna shqiptare jane perdhunu,jan detyru te kurverojne metropoleve te Evropit.
    Sa goca shqiptare jan zhduk pa nam e pa nishan moj Ema.
    Ato nenat qi hypnin ne kamion dhe internoheshi ishte nje TRAGJEDI E MODHE,por femijet e tyne shkolloheshin njesoj si femijet e vendalive
    Komunizmi ishte i eger,por kapitalizmi osht ma gjakatar.

    1. ELIOT says:

      HA HA HA HA HEJ COBANE E ENVERIT JETOJ NE KAPITALIZEM NE DEMOKRCIE .. E DIN CDO TE THOTE COPE DEBILE … DHE AS MOTRAT E MIJA AS UNE ANUK BEJ KURVEDHIK …ATO GOCA QE BEJNE E BEJEN PER LEKE COPE IDIOTE …PRANDAJ KUR SKE JETUAR NE PARIS NE ROME NE BRUKSEL MOS JA FUT PORDHES …. ANALFABETE … KAPITALLZMI ESHTE I EGER HA HA HA HA HA HA HA HA ..HEJ DEBILE SA MAR UNE NE NJE MUAJ ..PRNNDERT E MIJ SI MOREN PER NJE VIT …E KUPTON COBANE … SHKO MERR LOPE DHE MOS NA CAJ BYTHEN ME PERRALLA SE SJEMI NE VITET 50 //// MERCI ….. MES HOMAGE MADAME EMMA PER NENEN TUAJ DHE FAMILJEN ///

      1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

        T,besoj qi ti dhe motrat e tuja nuk i hapni shalet,por e kisha per satom,ajo morri rruget ne 91,dhe ju po gzoni djersen e saj qi i karrjedh krue .
        Kamunizmi ishte i vshtri por ather shkollat dhe shendetsia ishin falas.
        Kishte pune per te gjith,dhe shteti funksiononte me shum te meta ,por skishte as drog as,kriminela,as hajduta qi te vrisnin .
        Dhe njerzit si puna jote i dergonin ne pavlionin e te çmendve ne Elbasan ose ne Vlon,jo per terapi por per tu sherby femnave si Ema.

        1. joel shkodra says:

          Nuk mund te quhen “falas” arsimi e shendetesia, sepse ishin parate tona qe nuk na i jepte shteti.

        2. ELIOT says:

          MORE ZGJEBS KATUNAR … PLAKA IME KA VDEKE ME KOHE MORE ZGJEBS ..POR NJE KOMUNIST PA KULTURE PA EDUKACION … NUK DIN TE FLASI NDRYSHE SE JU EDUKOJE ENVER ZGJEBSI …NDOSHTA MAMI IJOT JE THITH KOMUNSTAVE PER TI MARRE NE TIRONE …… DHE SHKOLLAT GRATUIT HA HA HA DEBILE ANALFABETE …ME DOLLARET QE MERRE NE DEMOKRACINE KAPITALISTE TE DALIN TE SHKOSH NE SHOLLE EDHE TE VIZITOSH BOTEN ME RROGEN QE MERRE MOR KACABU ..MORE KRIMB …. RROGAT E VOGLA QE I JEPTE KOMUNIZMI IISHIN MJERIMI DHE ENVERI JA MBANTE NGA RROGAT PER SHKOLLAT SPITALET DHE RRUGET E QELBETA ….MORE MUT MYTI EDHE GZIM KULLUFI KA ME TRU SE TY MORE QEN ZGJEBS ….SKISHE 2 LEKE ME BLE NJE PALE BREK JEVG MUTI DH NA BRON KOMUNISTET PISA …. KUR BOTA NE KAPITALIZEM I MBUSHNIN FRIGOT MAMI JOT E KALONTE DITEN NE RRALEN E VAJGURIT …. KRIMB HALESH ..HEJ KACABU I PISET ..PO BICIKLETEN QE TA LA DJA ENVER E KE AKOMA APO TA KANE VJEDHUR… HA HA HA NJA COBAN QE ENVERI E LA NE GROTE PO NA JEP MEND ..NE NE EUROPE …. IK ORE COBAN IK FSHIJE BYTHEN ME GISHTA SE EDHE LETRA PER ///.. SKISHE .. DEBILE MENTALE ….

      2. Illyria-Shqiperia says:

        Nuk ka madheshti, atje ku ska thjeshtesi, miresi dhe te vertete (Tolstoi). Ky citat eshte per Eliotin, qe me perdorimin e fjaleve cobane dhe idiot ndaj komentuesit me lart, pas cdo fjale, shkronjat e medha e paret qe merr, mendon, qe e ka kuptuar kapitalizmin, e ka kap per fyti si I thone, dhe tani I ka ngel vetem ti turret komentuesit, per te treguar madheshtine e tij.

        1. ELIOT says:

          HEJ COBAN KOMUNIST … WISTON CHURCHILL THA .. KRISTOFOR KOLOMB NUK E DINTE KU SHKONTE …..NUK E DINTE KU ISHTE . NUK E DINTE C BENTE … DHE CDO GJE E BERI ME LEKET E POPULLIT SOCIALIST .. .. …SA PER ELIOTIN E STUDION HISTORINE NE GJUHEN E MOLIERTI VOLTERIT VIKTOR HUGO … TETE DE BITE … PRANDAJ SHQIPEN E KA HARRUAR PAK CAPISHE … BOLE GOMARI .HEJ COBAN E DIN TI SI PERFUNDOI TROCKI VELLAI I TOLSTOIT …… E VRAU STALINI ME SOPATE NE KOKE EN AZIL KU ISHTE ….MESO GJERA BAJGE KOMUNISTE PARA SE TE ZHGARRAVITNI …. SHURRAT E DEMOKRACISE MUTRTAT E LIBERTESE BAJGAT E EGALITESE ….. HEJ COBANE E DINI CDI TE THOTE DEMOKRACIE …SE HITLERI E HOQI NGA FJALORI …..MESOJENI PUSHTA TADHETARE TE POPULLIT NAZISTA KOMUNISTA …

    2. Thanasi qe ta plasi says:

      Te lutem mos e thuaj kete. Po sikur Ema te frymezohej prej tyre?

  4. Klodi says:

    Si çdo gje,edhe ky shkrim kujtim me ngreh nervat sepse prap nuk thuhen gjera te sakta ose ASGJE per te krijuar nje emancipim,perveç, kur behet fjale per femijet…?
    Ke te ndeshkojme o ti zonje e o ti ema?!?!
    Te ndeshkojme ata te cilet ishin te bindur se benin punen qe u kishin caktuar apo te ndeshkojme ” idene”?!
    Te ndeshkojme?!?!
    Jo mi zonje jo!!!
    Te FALIM DUHET!!!
    Ke zot nderruan shqiptaret moj e paide ????
    “Zotin”e nderruan te gjithe… si te krishtere dhe mysliman…boterisht.
    Ja,tani qe do mesojne femijet e mi e te shqiperise se çishte regjimi komunist,do kene shkolla me te mira,mesues me te mire e edukim te persosur.
    Populli gjitheashtu,do kete nje jete me te mire.Doktoret do i sherbejne si asnjehere me pare,istitucionet do jene gati tu!,makinat nuk do nxjerrim me dioksid karbon,rrogat do rriten,deti do pastrohet,etj.
    SOT ZONJE JETOJME!!!
    Sot me kerkojne femijet kushte
    Sot me kerkojne vllezrit dhe motrat te shpenzojme kohe bashke
    Sot me kerkojne priderit dinjitet
    Gangrena e shqiprise eshte se flasim ne te tashmen per te shkuaren,ndesa vendet e ” mencura” flasin ne te tashmen per te ardhmen.
    Edhe nje here qe ta kuptosh Ti dhe Ata qe se kane kuptuar………
    NA DUHET FALJE!!!

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Bravo Klodi. Na plasen me keto artikuj. Kemi 28 vjet qe bejme lufte me mullinjte e eres. Dhe me e forta eshte qe asnjeriu pervec atyre qe humben te dashurit nuk u Plas. Partite e bejne per pr. Na ka Dale gjithe shqipetaret te internuae, Deri dje kendo in kenge Enveri. Komunizmi e gulaget, ka qene kudo, me te eger bile, 4 mln u zhduken ne Rusi, po nuk bejne si histerike edhe pas 30 vjeteve. Dine te respektojne te vdekurit e fatkeqet.

  5. Shqupi says:

    Ne ket foto duken te gjith te gzum zizi i ri fringo ,ne ziz hipnin te ter ne at koh ballist komunist zogist aksionist ku esht e keqja ,kur shkoje ne internim diç kishe ber , ose kishe shqetesuar komunitetin me prapsit e tua dhe ishin ata pra komuniteti qe kerkonin te hiqnin qafe se i kishe merzit . Te vetmit njerez te ndergjegjes ishin ish familjaret e ish qeveritarve qe nuk kishin te benin as me tradhti as me munges kulture ,te internuarit e tjere e din vet çfar kan katranosur.

    1. ELIOT says:

      IK O KATNAR NGA SHKUPI I? SE SMERRE VESH TI NGA JETA ….. ENVERI TRADHETOI QEMAL STAFEN KE DEGJUAR NDONJEHERE COBAN … ENVERI ISHTE KRIMINELI ME I MADH QE SHQIPERIA KA PARE GJATE SHUME SHEKUJSH … E FILLOI ME QEMALIN E MBAROI ME MEHMETIN ME KADRIUN .PER 50 VJET VETEM VRAU INTERRNOI DHE PLACKITI POPULLIN PR INTERESAT EVETEA DHE TE NEXHMIJE KURVES ….PRANDAJ KOQE KATNARE MOS FOLNI KUR SI DINI GJERAT HEJ KATNAR NGA SHKUPI E DIN TI SE NE NE SHQIPERI I BLENIM USHQIMET ME COPA LETRASH DHE ENVE ZGJEBSI I MERRTE ME KAMIONA PATATETE PULAT QINGJAT ..HE COABN …E DIN TI DEBILE NGA SHKUPI SE ENVERI I URRENTE KAPITALISTSTAT PO PER VETE KISHTE 5 SHTEPIA ME PISHINA NE VLORE E PASHE ME SYTE E MIJ TEK UJTI I FTOHTE NE POGRADEC KISHTE EDHE NJE MOTORSKAF SI SARKOZI KAPITALIST ….. IKNI MOE IDIOTA SE LATE NAM ENVERI THONTE BENI SIC THEM UNE POR MOS BENI SI BEJ UNE ..NJE MUT MUTI ISHTE … QE U BE VELLAH ME SERBET DHE JA DHA KOSOVEN GRATUIT TITOS PER INTERESAT E TJE PERSONALE … MERCI ….

  6. NNP says:

    Kjo emushka eshte nje hije e mocme apo zhurme e ererave te dikurshmeMos harxhoni lohe me lajthitjet pleqerishte te saj

  7. NNP says:

    Kjo emushka eshte nje hije e mocme apo zhurme e ererave te dikurshmeMos harxhoni kohe me lajthitjet pleqerishte te saj

  8. Xhaxhi says:

    Mama do hipte ne ziz se zbon se do shkote dhe ne aksion ,nuk ishte me e mir se ne te tjeret.

  9. Babale says:

    Keshtu sic ti si femije, sjell ne vemendje te njerezve se cfare kane hequr prinderit e tu para shum vitesh, kane qene disa femije te tjere para teje, qe kane sjelle ne vemendje te njerezve, se cfare kane hequr prinderit e tyre nga “prinderit e tu”!

  10. Atdheu says:

    Thjesht nje hartim. Na lodhet dhe sthat asgje.

  11. Korabi says:

    Kjo eshte ajo liria dhe demokracia staliniste qe na clirune sorrat partizone nga fashizmi , qe sic me tregon nja xhaxha i vjeter i fshatit ngrente qeni petulla ne kohen e fashizmit , ndersA NE SHQIPET e lumtura buke kallamoqe dhe gruri me ca vaj ulliri edhe ate dhe me racion …a per komentuese KATERINEN kjo eshte pra rezultati i clririmit dhe fitores mbi fashizmin qe ne shqiptart fitume at te nocrrokut pat thene edi rama nje here dhe drejte e ka pas …….

  12. Everteta says:

    Znj Ema gjithkush ka opinioni e vete dhe ju zbeni perjashtim, por pikerisht ju nuk duhet ta beni kete. Ju mendoja grua te mencur dhe me vizion,por me zhgenjeve shume keq.Vendi ska nevoje per me shume urrejtje .Mos harro ti ke qene pjese e nje nga familjeve ne pushtet qe ka urdheruar ato menxyra,prandajdo beje mire te heshtje dhe thuaj vetem me fal dhe mos bej rolin e persekutorit. Po sa gjera te tilla dhe me keq u bene gjate te ashtuquajtures demokraci 27 vjecare??? Sa nena hodhen velin e zi , sa djem e vajza u vrane sa enden rrugeve te botes pikerisht bga kjo” demokracia” e kulluar e jona. E gjithe inteligjenca qe po lulezon vendet ku ata u mirepriten per trurin e tyre dhe qe nuk gjeten vleresim vec ne vendin e tyre. Pse nuk te bejne ty pershtypje keto???!!! Do beje mire te luaje ato rolet per te cilat je specializuar se te besh kete qe ben.Lexoi keto rreshta ne menyre konstruktive dhe nxirr mesim.

    1. ELIOT says:

      HEJ E VERTETA QE QENKA NASTRADIN …KJO GRUA NA TREGOI HISTORINE E VET ..TE FAMILJES SAJ TE SHKRETE CFARE HOQI NGA BOLE CHEVIKET DHE TI N A FLET PER DEMOKRACINE E BERISHES NANOS … JE DEBILE APO SKUPTON SHQIP … NENA E KESAJ U VRA NGA ENVERI NGA KOMUNISTAT NDERSA MBAS 90 GRATE DHE VAJZAT QE U VRAN ..QE U MBYTEN NE DET ….NUK DETUROI NJERI TE HYPNIN NE ANJE TE SHKONIN NE ITALIE JO IKEN VETE NGA MIZERJA QE LA ENVER PEDERASI .. KAQ GJE TE THJESHTE SE KE KUPTUAR …. CFARE KOQESH QE KANE NGELE NE SHIPERI ….MOS I NGTERRONI GJERAT COBANE … KAM NJE HSTOIR QE MU KUJTUA … KISHA NJE MIK TE NGUSHTE CUN SPIUNI KOMUNISTI …KISHTE NJE SHOK QE E KISHTE FAMILJEN NE INTERNIM SE EN NE FAMILJE SE CANIM PER KOMUNISTAT E DINTE LAGJA …. DHE MIKU IM NJE DITE IKU ME SHOKUN E TIJE TE NGUSHTE NE NJE FSHAT KU ISHTE FAMILJA E SHOKUT TE TIJE ….. U TMERROS CUNI I KOMUNISTIT …. I THASHE CFARE KE ….. ME TREGOI ME HOLLESI . ATJE HANTE PULA GURE …. SKETERRE …. VETEM KUR I PA ME SYTE E VET JU MBUSHE MENDJA SE CFAR MASAKRASH BENTE ENVERI KOMUNIZMI …MEGJITHESE BABI IVET KOMUNIST I FLAKT ..PRAPE SI BESONTE SYVE …. POR UNE E DINJA E IMAGINOJA TORTURAT E BOLSHEVIKEVE … ISHIN RRACE E EGER RRACE MUTI RRACE PA KULTURE PA CIVILIZATION …. KANIBALE MERCI …. HEJ E VERTETA NUK JE NE GJENDJE TE DALLOSH NJE DEMOKRACIE ME RAMEN BERISHEN NANON QE JANE KORRUPSIONI …LMOS I NGATERRONI DEMOKRACINE ME KORRUPSIONIN …. BLEJ SYZA OSE … ..LEXO E SHUME PER DEMOKRACINE . E VERTETE ..

  13. BISHANI says:

    PO SHOH VAJZEN E DOKTORR LAZES DHE DOKTORRESH OLIT BASHKE ME EMA ANDREAN PRA KJO BJONDJA.PRA EDHE KJO PASKA VUAJTUR NGA DIKTATURA E VEROS????????FYTYRE E SHPELAR.ME DUKET SI GRUA QE NUK GJEN DOT VETEN E SAJ PRA GRUA PA BITHE.KA MARRE PERSIPER PERCARJE DHE VETEM PERCARJE MIDIS SHQIPTAREVE.HERE HERE ME DUKET SI SERBE.

  14. ts says:

    Bukur e ke mbyllur o Klodi ,por ktu falja ka kaluar kuptimin e saj ! Vall kush u denua per ate cka u be dhe po vazhdon te behet ne Shqiperi ! Nu po dim kush kish te drejt e ka te drejt !!!Per fat te mir apo te keq i provuam te dy sistemet dhe nese do flasim per “falje ” ,ky popull shum ka falur e ska cte fal ma ! Ata qe hiken jan te falur se lan dicka ,dhe tani shum nga ky popull qe fali e mori ruget , jan zhgenjyer e del pyetja -mos vall esht gabim te falesh ?? Kta hajdut e kriminel qe kan zen Shqiperin per gryke ,qe shkaterruan e vodhen pa meshir ,qe u shtuan si lepujt ne ter qelizen shteterore , vall nuk jan te falur deri tani ??? Falja esht nje utopi qe koha e tregoi dhe pasojat ky popull po i paguan ! Kta te falurit po shijojn Parajsen e te mirat per te cilat flet dhe po te them me siguri qe pa ndeshkim , asgje nga cka thua nuk do ndroj,se i keqi i till mbetet se grykesia e tij nuk ka kufi ,se ato cka thot me lart Katerina e Saukut jan pasojat e mos ndeshkimit e kur themi ndeshkim ,jo tip Kanuni Lek dukagjini por ligjor te nje shteti qe nuk e drejtojn hajdut e tradhtar te pandeshkuar………..

  15. Peza says:

    Eh moj Ema Andrea!
    Ke qene aktore mediokre,ndaj kurre nuk kam prere nje bilete per te te pare ty di jargavitesh ne skene!
    Ndersa me kete nisme,je treguar AKTORE e madhe njelloj sic ben Berisha ne pervjetoret e Hajdar manelles!
    Tutpi te mbulofte se po mbron nje shtrese qe para se te vuanin vete,kishin bere te tjeret te vuanin me keq se ata!
    Le te thone pse u denuan,pse prinderit,burrat etj te tyre vrane njerez te pafajshem,mesues,vullnetare ne hekurudha,femra qe luftonin per emancipimin e grusas mirditore qe trajtohej si kafshe pune,qe vrisnin police te rendit apo me pare u kishin bere prite partizaneve clirimtare!
    Qe kishin ardhur si diversante per te rrezuar pushtetin e popullit te dale nga gryka e pushkes per clirimin e vendit vetem se ishin antikomuniste!
    Dhe kush ishin keta kriminele?
    Kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit!
    Ne se mendojne se jane denuar padrejtesisht,atehere pse nuk kane kerkuar pafajesine me gjyq,pse nuk kane paditur ata qe i paskan torturuar?
    Keto njk i kane bere e nuk i bejne se e dine se kane vuajtur pasojat e krimeve te shumta we kishin bere te afermit e tyre!
    Tani heshtni se vetem perbuzjen e shumices se shqiptareve shtoni ndaj jush!
    Ndersa ler Emen kam nje keshille:
    -Ne se ke marre persiper rolin e antikomunistes,do ta realizoje me sukses te plote ne se do grumbulloje te gjitha te mirat qe ks bere demokracia kapitaliste keto 28 vjet per shumicen e popullit shqiptar!
    Te ketij sistemi qe u krijoi kushte te beheshin miliardere vetem nje grusht horrash,ndersa shumica e popullit nuk kane buke te hane!
    Realizo nje shfaqje per 97-ten tragjike,per marshimin popullor te mijra e mijra refugjateve per ne Greqi,per skafet me refugjate per ne Itali,per miljra e mijra te ngujuar nga gjakmarrja ne veri,per mijra shqiptare qe kane mbushur burgjet e botes,per analfabetet,lypsat,te pa punet,te droguarit,prostitutat,te vetvraret e te vraret,kancerozet e shkaktuar nga buka me miell kanceroz serb nga qe qeverite kane heshtur ose jane pjese e ketij krimi shteteror,etj,etj!
    Sic shihet,moj Ema mos u merr me vogelsirat e para 70 vjeteve,por merru me keto te fundit qe po i vuan nje popull i tere nen masken mashtruese demokrstiko-fashiste,aq za vetem vitin e fundit aplikuan per tu syrgjynosur nga Shqiperia rreth 500 mine shqiptare!
    Sic duket sukseset e sotme jane “spektakolare “,prandaj padronet e tu antishqiptare te paguajne qe te hedhesh tym per te shkuaren e jo per te sotmen tragjike te nje populli te tere i mashtruar totalisht!
    Komunizmi harrohet vetem ne se ju e beni jeten e popullit me te mire se sa e kishte bere socializmi!
    Te tjerat jane dokrra te kota se do jene bumerang per ju sic edhe jane bere deri me dot!
    Nuk luftohet socializmi me shpifje,sharje dhe urrejtje me mireqenien e popullit.
    Me pasurite kolosale qe ka Shqiperia,sot shqiptaret duhet te ishin bere si Zvicra ne se ne krye te shtetit do ishin lidere idealiste e jo antishqtare!

  16. Agron says:

    ……………persekutori qe hiqet i persekutuar!

  17. peter says:

    Problemi i shqiptareve eshte se u linden njerez te lire, dhe nuk jane ne gjendje te kuptojne qe sot e gjithe shqiperia , eshte kethyer ne nje kamp sklleverish dhe gladiatoresh, qe luftojne per te jetuar ne arenat e ndryshme te shqiperise per te entertenur nja dy skllavepronare, me emer te ri {oligarke} Ose jane detyruar te kerkojne arena skleverie kudo qe jane ne bote .. E verteta eshte qe njeriu i lindur i lire e kupton skleverine por ska cfare ben, dhe mundohet te qeje te keqiat e jetes se lire.. Kush e beson se kuksiani duhet te paguaje ne token e kuksit qe ka qene e tija den baba den, Ky eshte shqiptari i skleveruar sot si asnjehere ne ate vend . As ne kohen e turqise, . Vashdoni germoni te qeni te keqiat qe populli shipetar beri per 45 vjet,qe e riti jeten e popullsise shqiptare , edukaten aresimin. mjekesine. ..Nuk beri keq se vuri te punonin 5 hajdute {oligarke}te punonin,Brenda shqiperise si gjithe te tjeret…. Rinia esotme e lindur ne sklleveri , e beson se jeton ne demokraci, Se kur lindesh ne skleveri nuk di cfare eshte liria.. Dhe shkruajne dhe lecojne cfare thote oligarku.. Nuk kane asgje, vetem jetojne ne ender se jane ne demokraci, ne nje vend qe eshte republikedhe kontrollohet me kushtetute…..Nuk i kishte keto dhe diktatura e fameshme…qe u mundua tu hapte syte dhe nuk ju a hapi dot prandaj vashdojne dhe ecin me sy te mbyllur……

  18. mirel says:

    Hahaha Ema Andrea ne rolin e nenes qe shkon me te birin
    Me gjoks perjashta….Live
    E rrethuar nga kjo sydala qe shkruan historine e nenes qe vdes mbi kamion.
    Oo Tempora o Mores.
    Po zhgarravina te percudnuara si ju jane ofeze per vuajtjen.
    Lerene vuajtjen ta respektojne populli i varfer.
    Ata e ndane varferine me tragjedine e perditshme te persekutuarve. Me urine extreme dhe ndarje e nje cope buke.
    Respekt per popullin e Tepelenes, per kedo qe e dha nje kore per te uriturit.
    Respekt per Enverv Hoxhen qe i shkolloi femijet e armiqve.
    Pa po te ish per keto kyrva qe shlruajne dhe aktrojne, edhe kockat do jya kishin shitur viktimave.
    Dp jua kishin bere vatese e byzylyke.
    Prandaj u duhen viktimat qe ti ti rrjepin akoma, per se vdekuri e per se gjalli

  19. alphade says:

    Me kete kamion kam shkuar edhe une ne njefshat bregdetar si mesues.
    E pra, c’ka ketu per t’u “hargalisur” ?! Keshtu ishte e gjithe Shqioeria ne
    vitet 49-50-te ,nje varferi e tejskajshme per te gjithe shqiotaret padallim.
    Sigurisht, interrnimet kane qene nje plage e rende e shoqerise shqiptare,
    qe identifikohesh me famekeqen lufte-klasash dhe qe eshte denuar nga
    mbare populli shqiptar sepse me barin e thate digjesh edhe i njomi. Dhe
    kjo dihet nga te gjithe . Krahasimi i burgut te Tepelenes me Ausvicin eshte
    teper e eksagjeruar dhe hiperbolike. Kete nuk e besojne as vete ata qe kane
    jetuar ne kete vend. A e dini zoterinj c’ishte Ausvici,Buhkenvaldi……etj.etj.??
    Kur i vizitoi keta kampe nazis Ajzen Hauer la mend e kokes ……! Vetem cifute,
    6 milion te bere shkrumb e hi ne furrat e djegjes te Rajkut te Trete.,,.!!!

  20. bujari says:

    Jam nje person qe denoj reprezaljet dhe internimet e bera ne ate kohe, por nje hiperbolizim kaq i madh sa te krahasosh kampin e tepelenes me kampet hitleriane te cfarosjes ne mas, me duket se eshte nje mashtrim per qellime te mbrapshta. Po a e di ti moj Ema, se ne ate kohe, pjesa me e madhe e tepelenes (dhe e shqiperise ) jetonin ne kasolle me dysheme te lyer me bajga lopesh, ndersa te persekutuarit kishin te pakten nje garnizon ku fusnin koken. Simbas deshmitareve qe kane jetuar ne ato kampe , mernin 500-600 gr. buke, kur edhe ne qe jetonim ne ate kohe ne tirane, mernim 400 gr buke sepse ishte kohe krize buke ne shqiperi(por edhe ne evrop) pas lufte se ll boterore. Thuhet se punonin ne menyre cnjerezore! kur ne tepelene ska pas pune per vendalinjte. Mund te jete e vetete se kane vdekur edhe femije ne ate kamp nga kushtet e keqija apo semundje infektive, por duhet te kemi parasysh kohen kur semundjet infektive benin kerdine(turbekulozi, malarja sifilizi melitensa semundjet virale e tj.) Simbas disa bashkemoshatareve te tyre ne tepelene,b femijet e te persekutuareve benin shkollse bashku me tepelenasit.Te gjitha keto qe permenda nuk dua te justifikoje persekutoret, por ama te besh krahasime te pakrahasueshme, me duket se eshte anormale

  21. mik says:

    Dje, ne nje artikull te kesaj gazete on line, Tema , “kush na spiunon te te huajt “ nga Ylli Cabiri, me terhoqi vemendjen nje pjese e ketij shkrimi, ku shkruhej : Ne vitin 1991, ministri Gjerman i Kooperimit, Readel, erdhi ne Tirane.
    Te nesermen u zhvilluan bisedime ne pallatin e kongreseve.Ne pushim te bisedimeve, autori i ketij artikulli , e pyet me mirsjellje ministrin Gjerman , nqs ai ka nevoje per dicka qe ky mund ta ndimoje . Ministri Gjerman pergjigjet : Po ! Te mos shtremberoni ne televizion thanjet e mija, ju komuniste te paftyre qe keni lene Shqiperine ne kete gjendje.

    Thelbi i ketij komenti asht : Na i dhimbemi ma teper botes se njeri-tjetrit.
    E ju kotherexhinj, kotherexhinj do pjellni.

  22. Dod Gjinari says:

    Sikur mamma tè mos kishte hypur nè atè ” ZIS ” ! Eh ! E shkreta do ta kishte bèrè nè kèmbè ! Fjala e urtè e popullit thotè : – Kush nuk ka mènd, ka kèmb ! E gjithè bota èshtè e mbushur me thimbje, vuajtje, sakrifica etj. Tè paktè janè me fat, qè nuk njohin gjèra tè tilla…. Si kèto pèralla qè kjo zonjè po na tregon, shqipètarèt kanè me mijra tè tregojnè dhe tè dhimbèshme vèrtetè, qoftè tè kohès sè sundimit turk, serb fashist e aq mè tepèr pas ’90, saqè kèta tè Andreas ngjajnè si karamele. Ju jeni pesè mace tè ndèrsyera kundèr shqipètarève, qè nèn ombrellèn e luftès kundèr komunizmit shkatèruar gjithè mundin dhe djersèn e shqipètarit….. Morèt dhe dèmshpèrblimet qè ato para janè pjesè e djersès sè kètijè populli. O njerèz e kuptoni se pèrse kanè dalur kèta kèrpurdhat e velenosura ? Sepse nuk ka asnjè person qè ti demaskojè me fakte atè qè kanè bèrè pèr tè merituar e kè atè zisin ! Sa e sa shqipètarè tè ndershèm e punètorè kanè pèrdorur ato makina pèr tè shkuar nè punè, shkolla apo edhe nè spitale….. Duhet t’ju vijè turp juve spekullatorè tè historisè, gjakpirsit e shqipètarit, egoistè tè pafund qè keni fèlliqur kètè vènd qè u ngrit me shumè sakrifica. Ah sikur tè mos kishin hypur vèllezèrit nè atè tragetin e Otrantos. Ah sikur tè mos ekzistonte njè fshat me emrin Gèrdec. Ah sikur Janari tè mos kishte njè datè 21. Ah sikur Andrea tè kishte bole !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje