Fitorja me Shqipërinë, skocezët i janë mirënjohës… Balajt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bekim Balaj është kthyer në protagonistin e ndeshjes mes Skocisë dhe Shqipërisë, pasi vetë vendasit cilësojnë gjuajtjet e tij drejt katërkëndorit si vendimtare për fatin e takimit të së hënës në darkë.

Sulmuesi shqiptar kishte një mundësi shumë të mirë në pjesën e dytë, kur u shfaq i vetëm para portës, por gjuajtja e tij u neutralizua nga portieri kundërshtar, Alan MekGregor, i cili blindoi në këtë mënyrë formacionin titullar pasi i rrëmbeu vendin Kreig Gordon.

Vetë portieri e cilësoi thelbësore pritjen që i bëri Balajt në këtë sfidë.

“Ajo pritje ishte e rëndësishme, pasi na mundësoi të vazhdonim dhe të fitonim ndeshjen. Por ka shumë gjëra të tjera të rëndësishme në këtë takim pasi djemtë luajtën mirë dhe na ndihmon që të jemi në pozita të favorshme për vazhdimësinë e grupit”, tha 36-vjeçari.

Edhe një legjendë e futbollit skocez si Gordon Straçan, i dha shumë rëndësi paraqitjes së portierit në një ndeshje ku Balaj krijoi rastet e vetme të rrezikshme për kuqezinjtë.

“Mendoj se ajo pritje është specialiteti i tij. Ai është një portier shumë i mirë, por një nga gjërat më të mira që ka është loja një kundër një”, theksoi Straçan për shokun e skuadrës së Eros Grezdës te Rejnxhërs.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *