FOTO: FSHF fshin kritikat e tifozëve dhe mundohet t’i shpërqendrojë me… stadiumin

12 Shtator 2018, 13:37Sport TEMA
FOTO: FSHF fshin kritikat e tifozëve dhe mundohet t’i

Humbja me Skocinë dhe ndeshja e dobët që zhvilloi kombëtarja shqiptare, nuk u prit aspak mirë nga tifozët të cilët ashtu si në takimet në shtëpi, ishin prezentë edhe në transfertë.

Kjë postimin ku FSHF njoftonte për rezultatin e takimit dhe kishte shpërndarë foto nga ndeshja, tifozët nuk hezituan që të nisin me kritika ku ndër të tjera, kërkohej shkarkimi i Panuçit.

Por, mesa duket FSHF-ja nuk është2 mësuar me kritika duke qenë se postimi i ndeshjes është fshirë dhe nuk ekziston më në “Facebook”.

Kjo mund të verifikohet shumë lehtë, mjafton një kontroll në faqen zyrtare.

Sakaq, punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” janë aktualisht krenaria e vetme e FSHF-së dhe nuk ngurron që herë pas here të postojë foto nga ambientet e stadiumit, ndoshta edhe për të treguar se humbja me Skocinë “u harrua”.

Është bërë e zakonshme që gjithmonë pas një “stuhie” në futbollin shqiptar, FSHF mundohet “të sjellë” diellin me foto nga punimet e stadiumit. /Vipsport.al/

2 komente në “FOTO: FSHF fshin kritikat e tifozëve dhe mundohet t’i shpërqendrojë me… stadiumin”

  1. Fshf says:

    Stadiumi leshi mbas 10 vjetesh do te jete kot per tironen1milion bandire plus qe duhej te ndertohej ne periferi

  2. morra-listi says:

    Ky stadiumi u be legjende.Ka filluar qe ne vjeshte te 2016 dhe u premtua te perfundonte ne vjeshte te 2018. Jo vetem qe nuk ka perfunduar por duket qe as pas nje viti nuk do te perfundoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje