FOTOT: E fotografoi në një ditë të tmerrshme… 11 shtator. E fotografon përsëri në një ditë të lumtur… dasmën e saj

12 Shtator 2018, 15:17Lifestyle TEMA
FOTOT: E fotografoi në një ditë të tmerrshme… 11

11 shtatori i vitit 2001, ishte si çdo ditë tjetër për Joanne “Jojo” Capestro. Edhe pse nuk ndihej mirë, vendosi që atë ditë të shkonte në punë në katin e 87 të Kullave Binjake. 

Pak minuta pasi kishte mbërritur në vendin e punës, Capestro, që asokohe ishte 39-vjeçe, po planifikonte të shkonte një kat më poshtë me një koleg por ishte ndalur pasi i ra telefoni. 

Dhe teksa po bisedonte në telefon, njëri nga aeroplanët goditi njërën nga Kullat Binjake gjashtë kate mbi zyrën e saj, ku ajo punonte si asistente. 

Pasi arriti t’i gjejë shkallët, Capestro zbriti poshtë. I gjithë ky “proces” i mori 22 minuta, ndërsa disa momente më vonë kulla u shemb. 

E mbuluar me pluhurin e rrënojave, Capestro ishte fotografuar nga fotografi Phil Penman i cili mori aparatin dhe vrapoi në vendin e ngjarjes ku aeroplanët kishin goditur Kullat Binjake 

Ai shumicën e kohës atë ditë e kishte kaluar duke fotografuar të mbijetuarit, si dhe ekipet emergjente që bënin të pamundurën t’i nxjerrin gjallë mijëra punëtorë që punonin tek kullat. 

Por Phil Penman ishte edhe fotograf i një çasti të gëzuar për Capestro, momenti kur ajo po martohej. 

Kështu gjashtë javë më parë, me kërkesën e saj Phil Penman u ftua si fotograf në dasmën e saj.  

Gjatë një interviste dhënë për Daily Mail, Capestro ka pranuar se si përvoja në Kullat Binjake i ka ndryshuar jetën. 

“Mbajtën kontakte gjatë gjithë këtyre viteve. Para gjashtë javëve ai ishte i ftuar si fotograf në dasmën time. 

 Ai ishte me mua në ditën më të vështirë të jetës time por edhe në të mirën”, ka shtuar ajo.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje