FOTOT/ Ish kryeministri i PS Pandeli Majko, përfaqësuesi i vetëm i mazhorancës në aktivitetin e 20 vjetorit të vrasjes së Hajdarit

Në aktivitetin përkujtimor të zhvilluar në sallën qëndrore të një prej kullave afër memorialit të Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, ka qënë dhe Pandeli Majko, ministri për Diasporën në qeverinë e Ramës.

Ish kryeministri socialist i cili hyri në zyrën kryeministrore pas largimit të Fatos Nanos që dha dorëheqjen si pasojë e grushtit të dështuar të shtetit pas vrasjes së Azem Hajdarit, ka qënë i vetmi nga qeveria e Ramës në aktivitetin përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së Hajdarit.

Majko ka qënë në radhët e para të sallës dhe është takuar dhe me shume pjesemarres, mes te cileve dhe me ish kryeministrin demokrat, njëherësh ish kryetar të PD Sali Berisha.(TemA)

                 Loading...