Shpërtheu në akuza të forta, Berisha pajtohet sërish me “guvernatorin” Donald Lu

Edhe pse adresoi një sërë akuzash të forta ndaj rolit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, Sali Berisha përsëri ka bërë paqe me Donald Lu. 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri shkruan se sot priti në zyrë për herë të fundit para ikjes diplomatin e lartë amerikan. 

Berisha dhe Lu kanë pasur një histori të gjatë përplasjesh në distancë që nga koha kur ky i fundit nxiti implementimin e reformës në drejtësi.

 Në prag të ikjes së tij një muaj më parë, ish shefi i qeverisë e konsideroi Lu-në si “guvernator” të Shqipërisë që po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë më shumë se sa duhej ku në fakt ishte vullneti i ndërkombëtarëve që reforma në drejtësi kapërceu pengesat e shumta që i lindën nga politika shqiptare.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...