Gjiknuri: Bashkia Shkodër të japë dritën jeshile për bypass-in, projekti i dakordësuar tashmë duhet të zbatohet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur në aksin rrugor Shkodër-Murriqan.

Që prej fillimit të javës, në këtë aks rrugor kanë nisur punimet për rehabilitimin e plotë të 12 kilometrave me një vlerë financimi prej 1.48 milion euro në kuadër të programit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të rrugëve.

“Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë si guardrails, vizim termoplastik, sinjalistikë vertikale/horizontale dhe ndërtim të sistemit të drenazhit”, u shpreh drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro.

Aktualisht, në drejtorinë verilindore të Autoritetit Rrugor është duke u ndërhyrë edhe në segmentet Melgushë-Mjedë 7 kilometra, Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi 17.2 kilometra dhe Lezhë –Shengjin (Knalle). Vlera totale e investimit në këto akse shkon në 3.56 milion euro ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë rehabilitimi edhe në aksin Qafë Çelë-Fushë Arrëz me investim 9 milion euro.

Ministri Gjiknuri tha se fokusi i përmirësimit të infrastrukturës është në dy fronte, së pari tek ndërtimi i rrugëve të reja dhe përfundimi i atyre të zvarritura prej vitesh dhe së dyti tek mirëmbajtja. Më tej, ai kërkoi nga Bashkia e Shkodrës që të bashkëpunojë dhe zhbllokojë investimin e qeverisë për bypass-in e qytetit.

“Ne në Shkodër kemi investime tjera të rëndësishme siç është përfundimi i unazës së Shkodrës. Unë i bëj thirrje Bashkisë së Shkodrës që ti japë përfundimisht dritën jeshile të zgjidhjes dhe vazhdimit të atij projekti, në bazë të projektit të rishikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjetëm dakordësinë dhe tanimë shpresojmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për bypass-in duke eleminuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytetit. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të vazhdojë zbatimin e kontratës”, nënvizoi Gjiknuri.

Ndërkaq, Ministri Bushati në cilësinë edhe të drejtuesit politik të Qarkut Shkodër, u shpreh se ky projekt është pjesë e buxhetit që qeveria ka përcaktuar për bashkinë dhe Qarkun Shkodër në tërësi. “Muriqani është një pikë që gjatë sezonit të verës ka goxha fluks dhe ka goxha trafik. Shpresojmë që me këtë ndërhyrje të lehtësohet një pjesë e trafikut. Investimet nuk kanë të majtë apo të djathtë por janë investime për qytetarët. Duke ju bashkuar thirrjes së ministrit dhe drejtorit, shpresoj të gjejmë bashkëpunimin e duhur me autoritetet vendore këtu për ti zbatuar projektet një orë e më parë”, vlerësoi Bushati.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Gjiknuri: Bashkia Shkodër të japë dritën jeshile për bypass-in, projekti i dakordësuar tashmë duhet të zbatohet”

  1. Nje qytetar says:

    Ai bypass eshte nje objekt i gabuar (qofte dhe i rishikuar nga ajo drejtori e rrugeve) Ai bypass vetem do zgjase kohen e permbytjes se Shkodres.

  2. mik says:

    Sa fjalor i “ kuptueshem “ asht perdor ne kete artikull !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *