Halli i arkitektit me WC-të e klienteve të tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga ARSEN  HOXHA

Hidri eshte nje miku im kendshem.   Ne pamje agresiv, por ne te vertete teper miqesor.  Eshte nena e fantazive edhe e zgjidhjeve praktike.  Nuk ishte i pasur sepse “kapitalet” i treti per shkollimin e femijve. Me mimiken e nje te pervuajturi, shpesh leshonte pasthirmen, ah sikur te kisha ndonje leke, te gjitheve do t’u jepja nga nje birre korce.

Kur Vasili i kujtonte se preferenca e tij ishte Birra Gjermane, – Hidri i thoshte, – sa te jeme gjalle do te pij vetem Birra Shqiptare.  Duhet te ndihmojme biznesmenet tane.

– Me fjale, – i tha Vasili, – edhe une jam i gatshem te ndihmoje gjithe boten.

Por nuk kaloje shume dhe Hidrit, endra ju realizua.  Fitoje nje lloto shume te madhe dhe vendosi qe te bente nje vile madheshtore ne nje nga zonat e preferuara nga te pasurit.

Si paralli, projektin ja besoj njerit prej arkitekteve me ne emer te vendit, qe ne shtatevjecare kishin qene shoke bange.

Arkitektit nuk ju desh te lodhej, sepse kishte shume modele te gateshme nga vilat e ndertuara per politikanet dhe pushtetaret. Kam planifikuar, – i tha ai Hidrit, 6 dhoma gjumi me ballkone , 3 holle, dy vende gatimi, tete ballkone dhe 15 wc.

-Mos te degjova gje gabim i tha Hidri.

– Jo pse c’fare te cuditi, e pyeti arkitekti .

– Sikur degjova te flitej per 15 wc i tha Hidri.  Edhe nje dite qe te gjithe pjestaret e shtepise u helmuan nga nje ushqim i skaduar, banja e vetme qe kemi ne shtepi, na i plotesoje me se miri nevojat. Prandaj mendoj se 4 WC maksimumi, jane te mjaftueshme.

-Mos u cudit , i tha arkitekti, – se une kam projektuar shtepi edhe me 20 WC  dhe nuk kane qene njerez sidokudo, por personalitete.

-Mos jane nga ata qe na bejne edhe per qare, kur flasin per varferine? – e pyeti Hidri

– Zakonisht ata jane klientet e mij, por eshte detyra partiake qe u’a kerkon, te flasin sa me shume per te varferit, madje dhe te qajne neper fjalime per hallet e tyre.                                                                                              –

Atehere, – i tha Hidri, – me qe une nuk kam mbajtur asnjehere fjalim per te varferit, ndertesen time do ta projektosh vetem me kater WC.  Leket e 11 te tjerave do t’ia kalojne fondacionit qe ndihmon te varferit, dhe nuk do t’i harxhojme per nevojtore te pa nevojshme.  Nuk e kuptoj se si ka mundesi, qe nje arkitekt qe vjen nga shtresat e varfera, si puna jote,te projektoje kaq nevojtore ne nje shtepi, c’kodosh gusto na qenka kjo? – tha me nje fare habie Hidri.

– Zoti Hider, Keshtu  kam menduar edhe une dikur, por mesimin e mora nga Hysniu. A te kujtohet ai  qe bjondi qe vazhdimisht Vasili i jepte kopje ne provimet me shkrim te matematikes, tani eshte bere deputet,- i tha arkitekti Hidrit. Si ish shoke feminie me kerkoi qe projektin e shtepise qe do te ndertonte, t’ia beja une, por me kushtin qe ajo te ishte me e vacanta ne ate bllok te pasurish.

– — Sa e ke buxhetin? – e pyeta une.

–  Degjo dhe mbaje mend mire. Deputet dhe pushtetaret, kur mos i pyet per buxhetin.  Puna jote eshte vetem t,i bindesh se projekti eshte si i askujt tjeter, e ata te japin parate, madje kesh te tera.  Tani hyme te projekti im, – me tha teper serioz deputet Hysniu. -Mbasi me numeroje te gjitha kerkesat qe kishte , ne fund ai me tha se shtepia nuk duhet te kishte me pake se 10 nevojtore!

-Hajde ,hajde ,- i thash me te qeshur.  Me kujtohet si sot, ajo shtepia jote e vogel ku banonit 9 veta dhe kishit vetem nje WC ku edhe gatuanit.  Me sa duket, prandaj koleget e tu e paskene kaq frik vettingun ndaj politikaneve.

-Miku im arkitekt, ajo kohe ka mare fund, – me tha me nje lloj krenarie Hysniu.  -Tani shume gjera kane ndryshuar ne jeten time. Nuk e di, a eshte ambijenti ku punojme, cilesia e jeteses qe bej apo votuesit qe asnjehere nuk ankohen, por na jane shtuar shume pordhet, dhe jo vetem mua e pjestareve te familjes, por edhe te afermeve te mij!?

–  U jane shtuar gazrat, mos akoma vazhdoni si dikur me fasulet – e pyeta une.

–   C’gazra thua ti mo, pordhe or pordhe biles pordhe katundi, – keshtu qe 10 nevojtore, jane te domosdoshme, por nuk i shton edhe 2 te tjera , qe te jemi brenda, – me tha ai.

– Keshtu bera. Sot ai ka 12 WC dhe nuk eshte budalla si puna jote, qe te beje donacione per te varferit.  – Me tha me njefare trishtimi miku im arkitekt.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Halli i arkitektit me WC-të e klienteve të tij”

  1. Gaqi Demi says:

    Je i modh shume o shoku Arsen Bytha-hoxha, do te cojme sekretar te pare ne Cerrik qe te ta kruajne biçen mire qe te mos hsash me mut?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *