Ironia e kreut të Konfederatës Sindikale: Zoti Basha, pse s’ja beson Vettingun aleates Kryemadhi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Kol Nikollaj

Në një kohë kur vendi përballet me mijëra probleme, kryesisht ekonomike, politika vijon të qajë hallin e saj. Ndërsa mazhorancën po e mbysin “sukseset” kryedemokrati Luzlim Basha pas “Babales”, ka gjetur kauzën e re Vettingun në politike.

Ai përmend lidhjen e të fortëve me politikën si shkakun kryesor 28 të humbjes së tij, ndonëse të fortët këto 28 vite tranzicion kanë mbajtur në pushtet si PS edhe PD.

Ti Lulëzim kur flet për Vettingun e politikanëve, shmang qëllimisht familjarët, e këtu më duket se ke bërë sërish autogol, siç je mësuar të bësh këto vite në drejtim të PD.

Historitë e tua me kunetër janë kthyer në barcoleta në Tiranë, por kanë një të përbashkët, miliona euro fitime, se si e së qysh, nuk më takon mua të zgjatem por organeve që do realizojnë Vettingun.

Madje un habitem se si këtë proces nuk ja besove aleates tënde kryesore në opozitë, Monika Kryemadhit, e cila duhet të ketë informacion të bollshëm, pasi ka qenë për tetë vite me radhë në pjesën qendrore të tepsisë qoftë me PS e qoftë me PD.

Kush më mirë se ajo i njeh mëkatet e përfaqësuesve të dy forcave politike kryesore në vend.

Madje ajo në këtë proces mund të këshillohet edhe nga kreu i shtetit që për fat është bashkëshorti i saj dhe është një njohës i mirë i abuzimit me pushtetin, pasi gjithë karrierën e ka të lidhur me shtetin.

Ose mund të pyesësh aleatin e ri, Shpëtimtarin e çamëve, që e ka njërën këmbë ende në tepsi.

Pasi ta finalizosh me sukses Vettingun e politikanëve Lulzim, na vër në dijeni kur do flasësh për taksat, për çmimin e ushqimeve të shportës për pagën minimale që është më e ulëta në rajon, për korrupsionin në arsim, për monopolet.

Këto janë sot shqetësimi i shqiptarëve, e jo Vettingu në politike, pasi të gjithë e dime se asnjë prej jush nuk e do diçka të tillë.

Vettingun në politike nise njëherë si proces brenda opozitës, ku ke njerëz që u ke besuar këtë mision që s’u ka thënë kush puna e mbarë, e të vijnë në selinë tende me makina 90 mijë euroshe. 

Zgjedhjet lokale janë pas darës, e uroj që Vettingu në politikë të mos jetë vetëm justifikimi për humbjen e radhës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ironia e kreut të Konfederatës Sindikale: Zoti Basha, pse s’ja beson Vettingun aleates Kryemadhi”

  1. politikani says:

    NE PROJEKTN E PD QE DO SHKOJE NE PARLAMENT PER FIGUREN E PSTERTISE SE POLIKANEVE TANE ,TE SHTOHE EDHE KJO FRAZE: VERTETIMET E PASTERTISE SEFIGURES SE POLITIKANEVE TANE, LESHOHEN NGA PARtIA DEMOKRATIKE ME FIRMEN E SALI BRISHES

  2. Pa ironi fare, keta do i bejne vetingun njeri tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *