Ish-ministri i Bujqësisë: Dyshoj nëse mishi i bllokuar nga AKU asgjësohet vërtet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore.

Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU.

Në momentin që është sekuestruar sigurisht diku ruhet, ruhet në frigorifer, ka shirit bllokimi të verdhë, ka vula, është aty sasia e sekuestruar apo ka firuar dhe duhet parë ku ka shkuar, është groposur apo ka shkuar larg qoftë në ndonjë sallameri.

Prandaj këto janë probleme shumë serioze dhe kërkohet seriozitet në të gjitha hallkat që nga moment ku kryhet analiza, kur bëhet bllokimi, procesverbali vendosja, ruajtja, sekuestrimi dhe agjësimi janë çështje jashtëzakonisht serioze. U asgjësua s’u asgjësua, të gjitha këto duhen sqaruar në një konferencë për shtyp nga AKU dhe jo thjesht një dispeç në media, bllokuam aq hodhëm kaq dhe të lihet historia me aq.

Unë nuk e di që të qarkullojë, ke pare ndonjë flet analize ti nga institucione të referencës kombëtare apo ndërkombëtare ku të identifikohet lloi i salmonelës, tipi i saj, sasia për gr produkt, kjo nuk ekziston dhe për sa kohë nuk ekziston, për mua është një moment i errët se duke u bërë publike analiza tipi dhe lloji i argjendit bakterial, sqarohet dhe natyra e problemit.

Nëse ky mish është i ndotur që në origjinë, që në Brazil, që në stallë, apo ndotja ka ndodhur gjatë transportit, ose në momentin që ka hyrë në Shqipëri. Dhe në këtë mes duhet të kishim dhe ndarjen e përgjegjësisë.

Në rastin e pare akuza duhet të ishte për shtetin brazilian dhe ne duhet të ngrinim padi ndërkombëtare për një shtet i cili infekton Europën dhe Shqipërinë si pjesë e saj me produkte të ndotura”, deklaroi Panariti në një reagim për TemA TV.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ish-ministri i Bujqësisë: Dyshoj nëse mishi i bllokuar nga AKU asgjësohet vërtet”

  1. salmonela says:

    Shumë e drejtë!

  2. Kalec Dega says:

    Hhahahahahahahahaha, ndotja ka ndodhur gjate transportit???…o zot, keta kriminela te lidhur me mafjen jane te pashpirt dhe duhet te eleminohen me voten e popullit ……keta maskarenj kujtojne se te gjithe e hane sapunin per djath….


    ka te drejte se militei shqiptar nuk ka “dekoder” te mesoi te verteten dhe beson keto ndyrsira qe vete hane ne hotele e restorante luksoze …..nuk e dine shqiptaret qe mafja braziliane kete punen e mishit te kalbur ka kohe qe e praktikon….e lajne me sace e pastrojne dhe e shesin…….
    po kujt i thua, milet qe beson besnikerisht dhe bar te haje nuk i tradheton keta kriminele por i ngre buste….

  3. says:

    Vegetarian është zgjidhja problemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *