Jari i shqetësuar nga afrimi i Idrizit me PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas deklaratës së Idrizit se do të bashkohet me PD, Jari u shqetësua seriozisht për fatin e Dules.

Siç dihet, Dulja iku nga Rama, se ai bëri nënkryetar parlamenti Idrizin.

Tani që Idrizi po vjen tek PD, mund të iki Dulja, dhe kjo ju duk e dyshimtë:

“Merkato politike e shtatorit duhet parë me kujdes, që të mos duket si tregu çam”.

Dhe më poshtë vazhdoi sqarimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Siç e dini, Shpëtim Idrizi ka shprehur dëshirën të vijë me PD.

Kjo është gjë shumë e mire në dukje, pasi PD ka qenë gjithnjë e gatshme për çështjen çame.

Deri këtu është i mirëpritur.

Por çudia e parë është se deputetët e tij do të rrijnë me Ramën.

Kjo nuk më pëlqeu.

Siç e dime, Idrizi kur shkoi tek Rama, shkaktoi probleme, pasi zboi andej Dulen.

Tani pas katër vitesh, Rama na dërgon ne Idrizin që të zbojë Dulen nga ne, dhe ta marrë ai, ndërkohë që ka dhe deputetët e Idrizit.

Kjo është shumë e rrezikshme.

Ajo që unë dyshoj, është se Idrizin na e ka dërguar Rama që të zbojë Dulen nga ne.

Ndaj duhet të jemi vigjilentë.

Jo se ne e shkëmbejmë  çështjen çame me Dulen, por ne dalim dy herë të humbur, se marrim vetëm Idrizin, dhe humbasim dhe deputetët e tij, dhe Dulen.

Kurse Rama del dy herë i fituar, merr dhe Dulen, dhe depetetët çamë.

Ndaj kjo situatë duhet sqaruar.

Nga ana tjetër, faktori kryesor politik i Idrizit është ish- deputeti i Peqinit.

Kur ai piu një kafe me Patozin dhe Boden, Luli e goditi duke thënë se ata pinë kafe me njerëz të inkriminuar.

Tani ai po erdhi tek ne, Lulit i digjet kauza kundër njerëzve të inkriminuar.

Po ndenji me Ramën, ne ç’e duam Idrizin!

Ndaj kjo lojë është shumë e rrezikshme.

Mua më duket se ky pazari i Idrizit, është si tregu çam, që të ngopin me lug bosh.

Duhet të jemi vigjilentë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *