Johnson: May po i vendos një ”rrip eksplozivi” Britanisë së Madhe

12 Shtator 2018, 10:18Bota TEMA

Nga Alessandro Logroscino  

Një ‘’rrip eksplozivi’’ përreth integritetit territorial të Britanisë së Madhe, ku detonatorin e mban në duar Michel Barnier.

Boris Johnson hedh poshtë tabunë e fundit në betejën e tij të pakufi në gjirin e Partisë Konservatore kundër lidershipit të Theresa Mayit duke hedhur akuza për dorëzim të Brexit përballë Bashkimit Europian.

Krahasimi me horrorin e terrorizmit vetëvrasës të Johnsonit shkaktoi një valë reagimesh, ndërkohë që mediat njoftojnë se përgjigjja e Downing Street mund të nxjerrë nga sirtari një dosier kompromentues kundër ish-ministrit së Jashtëm, i zvogëluar me shpalljen e divorcit nga ana e bashkëshortes, Marina pas 25 viteve martesë dhe tradhëtish të supozuara, përfshirë jetën e tij seksuale dhe historitë në marrëdhëniet me gratë.

Politika britanike rrezikon të zhytet kur mungojnë 2-3 muaj nga momenti kritik për të gjetur një marrëveshje ”divorci” ose jo, përpara datës së daljes nga Bashkimi Europian, përcaktuar si ‘’e zeza mbi të bardhë’’ nga Londra, në fund të marsit 2019. Dhe grindjet mbeten aty sidomos mes konservatorëve.

Goditjen e fundit Johnson, i dorëhequr dy muaj më parë lidhur me polemikat për daljen nga BE, me zgjedhjen e butë nga ana e Tereza Mayit në negociatat me 27 vendet e BE-së , e dha në një artikull të publikuar nga ‘’Mail on Sunday’’.

Ish-titullari i Ministrisë së Jashtme i kujton sërish Mayt dorëzimin në tavolinat e Brukselit duke vënë në dukje në veçanti kompromisin që qeveria duket se është e gatshme të pranojë mbi të ardhmen e kufirit të hapur midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut (Kapitulli i Historisë së Marrëveshjeve të Paqes të së Premtes së Mirë) dhe kundër mekanizmit të frenave të emergjencës që BE rezervon ta vëjë në zbatim në rast  të mosruajtjes së mëvonshme të rregullave aktuale.

Një zgjidhje, që sipas Johnson është e destinuar ta çojë Mbretërinë e Bashkuar në një situatë të pakëndshme dhe të lejojë që Brukseli  të vërë në diskutim hapësirën territoriale të Britanisë së Madhe dhe sovranitetin mbi Irlandën e Veriut.

Prej këtej vjen edhe krahasimi me ’’brezin e eksplozivit’’ që mund të copëtojë vendin. Një krahasim që shkaktoi menjëherë protesta dhe replika të padenja. Së pari, brenda Partisë Konservatore, prej të cilës militantët edhe vetë Boris mbetet sot për sot si pretenduesi më shumë i preferuar pas Mayt.

Ministri i Brendshëm, Sajid Javid, potencialisht rival i moderuar, i bëri thirrje Johnsonit nga ekrani i BBC, që t’i matë fjalët.

Ndërkohë Alan Duncan, më herët zëvendësi i tij në Ministrinë e Jashtme theksoi se Johnson këtë herë ka qenë “i pështirë” dhe besoj se ”për të do të jetë fundi i tij politik”.

Një epilog i gjithi për t’u provuar, në të vërtetë, te i cili mund të ketë kontribut arma e ‘’makinerisë së baltës’’ më së paku sa lexohet në ”Sunday Times”  të Rupert Murdoch, që rrëfen për ekzistencën e grumbullimit të informacioneve me natyrë seksuale, për qëllime shantazhi, kundër ish-kryetarit të bashkisë së Londrës.

Në atë kohë, kjo dosje nuk pati vlerë sepse Boris Johnson u distancua, por edhe u tradhëtua nga aleati euroskeptik Michael Gove.

Në të ardhmen, kjo gjë mund të rezultojë për mirë./ATSH-DPA/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje