Kërcënimet e Yllit të Kuq të Beogradit, Shaqiri: Nuk ia kam frikën askujt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Futbollisti i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri i është përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga Beogradi. Të kuqtë do të përballen me skuadrën e Yllit të kuq në kryeqytetin serb në takimin e fazës së Grupeve në Ligën e Kampioneve.

Në Serbi vazhdon që të jetë e madhe mëria ndaj zvicerano-shqiptarit i cili jo vetëm u shënoi serbëve në botërorin e Rusisë golin që u shkaktoi humbjen, por edhe festoi me shqiponjë. Kjo u konsiderua provokim i madh.

Ndeshja do të luhet më 6 nëntor në Beograd në stadiumin “Marakana” dhe në Serbi e kanë të qartë se presioni do të jetë i madh ndaj mesfushorit me tipare sulmuese të Liverpool-it.

Por Shaqiri pak ndikohet nga kjo. Ai e ka bërë të qartë se nuk ia ka frikën askujt, as pas paralajmërimeve edhe të drejtorit të përgjithshëm të klubit serb, Zvezdan Terzic, i cili disa ditë më parë deklaroi se mesfushorin shqiptar e pret një natë e vështirë.

Por në Beograd zotohen se siguria do të jenë në maksimum dhe sfida do të luhet sipas rregullave.

“Unë nuk frikësohem aspak. I kam lexuar ato që janë shkruar, por nuk ia kam frikën askujt.”, u përgjigj Shaqiri shkurt në lidhje me interesimin e medieve për këtë çështje.

Por ai nuk e ka të sigurt nëse do të do të jetë në fushë në këtë sfidë speciale. Gjithsesi do të vazhdojë që të bëjë maksimumin, që në fund trajneri Jurgen Klopp ta hedhë në fushë.

“Jam i lumtur për aq sa luaj, kur shoh çfarë lojtarësh nuk ia dalin të futen as në stol. Duhet të punoj fort çdo ditë në stërvitje për ta treguar veten. Kam marrëdhënie të mira me trajnerin dhe gjithë të tjerët”, deklaroi Shaqiri.

Ndërkohë që fakti që kundër do të jetë Ylli i kuq i Beogradit është një motivim më shumë për mesfushorin që të stërvitet fort e të mund të jetë në fushë më 6 nëntor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Kërcënimet e Yllit të Kuq të Beogradit, Shaqiri: Nuk ia kam frikën askujt”

  1. undefined says:

    Rrasja pataten edhe ne Beograd qe te fillojn te flasin me vete me keq se ne Rusi kopilat e Stepave te Uraleve

  2. shkurt 2014 says:

    SHaqirit serbet e dhier ti hane ate shokun,ate kane hake kriminelte serbe,se bashku me gjakatarin vucic,pasardhesin e midho flliqsires,kasapi i ballkanit.

  3. Lumi says:

    Keta serbet Jane te semure. E urrejne pse u beri gol; po ne futboll per golin luftohet. Kjo zhurme eshte ne favor te tij dhe te Liverpulit. Trajneri mund ta shfrytezoje taktikisht urrejtjen serbe, po dhe karikimin e lojtarit per nje gol tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *