Këshilli i Ministrave miraton vendimin për “Air Albania”!

12 Shtator 2018, 17:51Ekonomia TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e ortakëve për statusin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, SH.P.K. Vendimi është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare duke marrë fuqi ligjore.

Marrëveshja përmban të detajuar përqindjen e aksioneve të secilit ortak në marrëveshje si dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në themelimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve.

Marrëveshja e plotë:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË ORTAKËVE PËR STATUTIN E SHOQËRISË “AIR ALBANIA”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndyshuar, të ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.309, datë 16.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë “Air Albania”, sh.p.k., me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe “Turkish Airline” e “MDN Investiment”, sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Autorizohet shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, në regjistrin tregtar.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.(TemA)

4 komente në “Këshilli i Ministrave miraton vendimin për “Air Albania”!”

  1. Daja says:

    Air anadoll albanistan baraz katran

    1. Kelyshat e Car Llazarit says:

      Plas nga Inati Vdeksh nga Veremi, te Fala Nullos.

  2. Shqopa says:

    Air anadoll albanistan nuk zgjat asnje vit se eshte komplet korrupsion Rama erdogamut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje