Kinë, makina futet në një shesh me këmbësorë: 9 të vdekur e 43 të plagosur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 43 tjerë janë plagosur kur një makinë u fut në trotuar dhe shtypi këmbësorët në qytetin e Kines jugore Mishiu në provincën Hunnan.

Shoferi i veturës i cili ka një dosje penale raportohet se është arrestuar nga autoritetet, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist.

Ai ishte futur në turmë më veturën “Land Rover” ngjyrë të kuqe, kurse në videon e publikuar më poshtë shfaqet masa e kapluar nga paniku pasi që vetura ishte futur mes tyre.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe hetimet vazhdojnë, lexohet.

Videoja nga skenat në mediat kineze tregon se njerëzit po largohen nga një shesh i mbushur.

Një tjerët person gjunjëzohet për të ndihmuar dhe për të mbajtur të plagosurit, pasi trupat shihen të shtrirë në tokë.

Policia thuhet se e quajti të dyshuarin si një burrë 54 vjeçar, Yang Zanyun.

Mediat lokale thonë se dokumentet kriminale tregojnë se Yang shërbeu kohë në burg për veprat penale të zjarrvënies dhe drogës.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *