Kreu i grupimit “Dhjetor ’90”: Ja pse e vranë Azem Hajdarin, tani na ka mbetur “trimi” Lulzim

Kryetari i grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj, ka përkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit, 20 vite më parë.

Ai tregon edhe arsyet, që sipas tij çuan në ekzekutimin e Hajdarit.

“Azem Hajdari u pushkatua se nuk u përkul, nuk u shit, nuk bëri kompromis në kurriz të lirisë dhe demokracisë së qytetarëve për interesat e tij personale.

Azem Hajdari u pushkatua, pasi nuk e mbylli gojën për asnjë moment, duke denoncuar kriminelët, kondrabandistët e zullumqaret e pushtetit që erdhën në pushtet me grykën e pushkës pas revolucionit punisto-mafioz të mars-qershorit ’97.

Azem Hajdari u pushkatua se denoncoi skenarët e lidhjeve të Tiranës zyrtare me Beogradin dhe veglat e tyre në Kosovë”, shprehet Ahmetaj.

Ai ndërkohë thumbon kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Kjo ditë është dhe duhet të jetë një apel i fortë jo vetëm për ne bashkidealistët e tij të Lëvizjes Studentore, jo vetëm për demokratët dhe të djathtën shqiptare, por për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që i është dhunuar liria, shpresa, i është cenuar jeta.

Po jetojmë në vendin ku alternativa që i afrohet shumicës së qytetarëve nga qeveritaret është një derë e hapur burgu, uria dhe skamje ose braktisja e atdheut.

Po jetojmë në një kohë kur ligjet bëhen për mafiozët, mafiozët janë shtetarë, kohë kur kufiri midis mafies dhe shtetit është shuar.

Po jetojmë një kohë të ligë, ku qeveria ka dhunuar çdo grup interesi dhe opozita është shndërruar në zgjatim të saj.

Veprimi më i ‘guximshëm’ i kryetarit të opozitës deri sot ka rezultuar të jetë dalja para kamerave brenda gardhit të partisë së tij si edhe denigrimi e ndjekja kundërshtarëve brenda partisë që sa vijnë dhe shtohen”, shkruan ai.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...