Letra e KE, Shalsi: Të gatshëm të përmirësojmë ligjin për Teatrin e ri, thirrje të hapur për garë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi deklaroi se maxhoranca nuk është dakord me disa pika që përcaktohen në dekretin e presidentit për ligjin për ‘Shembjen e teatrit kombëtar’.

Në një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit, Shalsi tha se qeveria kërkon që t’i japë Tiranës një teatrër të ri dhe ftoi të gjithë subjektet që duan të marrin pjesë në garë për ndërtimin e godinës së re.

Është thënë se është në godinë me vlera të veçanta, ndërkohë që asnjëherë askush se ka marrë mundimin që ta klasifikohet në kontingjentin e godinave të veçanta. 

Debati ka qenë; duam një teatër të ri dinjitoz, apo do mbajmë ekzistuesin. Ekzistuesi përveç anës emocionale që ka tek disa personazhe, nuk përfaqësojnë vlerë. 

Ne kemi marrë një vendin që t’i japim Tiranës një tjetër godinë. Morën një qasje duke bashkëpunuar me një biznes privat. Një biznes i anatemuar pa të drejtë nga opozita shprehu interes. 

Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne morën në shqyrtim kërkesën. Sot që flasim, sapo dola nga një takim dhe në fillim të javës tjetër do të kristalizojmë idenë që të pranojmë ligjin.

Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë ligjin, thuhet që shkelet konventa ndërkombëtare e trashëgimisë, me të cilat ne nuk jemi dakord, kurse pika që do ndërhyjmë është që të mos jetë një subjekt, por të kemi thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt”, tha Shalsi. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *