Në Shqipëri kemi mbetur vetëm ne që bërtasim:"Kam vendosur të jetoj këtu!", ngaqë s’ikim dot

12 Shtator 2018, 09:32Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ikën ata që shpallën pavarësinë, madje iku edhe Haxhi Qamili.

Iku Selam Musai, vate koha edhe për Themistoklin.

Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë, dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë, i vetëbërë mbret shqiptar.

Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad, mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane.

Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore.

Gjithçka në tru ka zënë skorje.

Mall rrethinash Elbasani.

Prodhim shkretëtire e Gobit, me etiketë anglosaksone.

Ose edhe ca të tjerë dru me pre!

Ikën gjeneralët, mbetën kapterët.

Ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet.

Ikën traktoristët, ikën kombajnerët!

Madje ikën edhe shoferët të skodave Albania, kontrabandistët,

Mbetën analistët.

Ikën ata që dinin latinisht.

Ikën dhe osmanologët.

Ikën ata të greqishtes së lashtë, ikën përkthyesit e kinezces.

Ikën për bela edhe ata që dinin rusisht.

Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer veprat e mëdha të artit botëror.

Tani mashtruesit përkthejnë rrëmbimthi me google translator.

Ikën ata që hekurudha dinin të ndërtonin.

ikën edhe ata që operonin.

Ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg.

Ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehur.

Ikën dhe besimtarët, mbetën ne nga vdekja frikur.

Ikën dashnorët e serenatave, ikën vajzat që kishin frikë mamatë, ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë.

Mbetën T-shirt-et uniseks.

Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat.

Mbeti preshi.

Dhe kastraveci i rritur në furgone me hormone.

Iku dhe Bulevardi i Korçës, mbetën kërnackat korçare, me kullën idiote.

Iku velenca prej leshi.

Iku edhe guna e grrisur mbi tela.

Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi: uuuu sa vapë, ne llotaxhinjtë, që në dimër ankohemi nga të ftohtit, ne që ruajmë votat që kemi vjedhur, ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!”

Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave.

Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim: “Shqipëri të kam lënë pendët!”

Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot!

Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim:”Kam vendosur të jetoj këtu!”

Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta.

Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.

Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh!

Dhe ne që na kafshojnë qentë!

Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpara!

16 komente në “Në Shqipëri kemi mbetur vetëm ne që bërtasim:”Kam vendosur të jetoj këtu!”, ngaqë s’ikim dot”

  1. Mimi says:

    Shpartalloheni kete popull z.Profesor mbase kushedi ku do arrini

  2. NAIMI says:

    Pash zotin ,nese vertet ke pak dinjitet ,te lutem mos shkruaj me se na e shpife ooooo AKADEMIK.
    Le nam , i bere njerzit te peshtirosin edhe njerzit e nderuar qe kane dy gram mend. Nese matesh te shkruash, shkruaj, po thuaj dy fjale te mencura. Ti e fillon nga Lufta ne Vjetnam e hidhesh te nderzimi artificial. Te lutem mos me se perdhos dhe akademiket e tjere.

  3. xhemal says:

    ore cfare ha ky profesori .qe vetem m…t
    nxjerr nga goja e po ben Los gjithe at a qe e botojne

  4. Alidemsi vjeter says:

    Mbetet dhe ju “AKADEMIKET” e leshit…..

  5. greece is shit says:

    e ke qendisur bukur, sidomos kur flet per delet e tufat e deleve qe rrijne urte nga karvani i qenve qe ulerijne si kafshe te egra ne pyllin e kullave te Tiranes. Por delet jane e keqja e vogel duke menduar tufen e shkerdhatave qe duartrokasin mjerimin e tyre, shkerdhatellikun e tyre per kryeshallvarexhiun i cili dje na u duk se i qau shpirti per Shqiptaret qe nuk shikonin dot fushatat e tij pushtetore, vete e ideoi, vete e miratoi, vete i shet dekoderat e vete ben sikur qan, sikur i hapet barku per delet, se AMA paska bythye ti kundervihet ketij pikturisti qe peshon sa nje kokerr veze e prishur, bebebebe o dele, apo shkerdhat shkerdhat shkerdhat, ik edhe ti ik, ik se nuk dua telashe, dua Lulin te PD se ashtu eshte nje pune……………se meqenese kemi natyre te bukur e kam meriten une, me brekushet e shallvaret e mia…………ka maruar……..sot i thashe nje olici bashkiak se perse e lejon makinen te parkohet te vizat e bardhe, beri gjoja sikur beri foto, nuk thirri karroatrecin, sepse makina eshte e bashkise, i vajta nga mbrapa dhe i thashe se dua te kaloj ne anen tjeter dhe meqenese vijat e bardhe jane te zena te lutem me ndihmo te kaloj matane se mund te me godasin makinat, me pa sy te zgurdulluar, te cuditur, sikur po vija nga hena………i thashe se eshte i paafte dhe se nuk ben per kete pune, qeshi dhe tha, jam gjysem dele e gjysem shkerdhate, kontigjent per brekushorin dhe laviren e tij te Tiranes……e keni pare se si Sala eshte aktivizuar kohet e fundit……bisha qe del nga strofulla e dimrit te gjate politik po permendet………

  6. Sara says:

    Kush eshte ky qe flet ne emer te ne qe jetojme ket? Si guxon dhe merr persiper arsyet se pse ne kemi vendosur ta kalojme jeten ne kete vend? Mjere ata studente, te cileve iu jep mesim ky lunatik dhe toksik.

    1. Lee lee says:

      Ai thote ate qe shikon.Brezi qe ndryshoi kete vend vdiq.Vlerat qe la ai brez u perdhunuan.Metaforike eshte skam ku iki.Cdo brez i le brezit .E thjesht Sara vazhdo te jetosh aty ku je me gezimet dhe hallet jetes Shiko Rama tv dhe punen e palodhur te Veliajt.Sali dinosaurin dhe Lulzim bozen.Dhe Dako betonin.Shijo eliten e ketij kombi….analistat e gazetave dhe te tv.Shijo prodhimet bio te nitratit.Shijo detin ..po gjete vend te vesh nje peshqire dhe nje cader..

  7. dru me pre says:

    thjesht faleminderit

  8. je i madh fuga says:

    O sa kom qesh respekte profesor , e verteta nuk i pelqen njerezve sot , por ky esht realiteti SHQIPTARVE shkrim i goditur teper i vertet brravo.

  9. Zigur Qarri says:

    Edhe Enver Hoxha dhe Edi Rama ikën në Francë e u kthyen me xhepa bosh,por me një barrë mend ama!

    1. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

      Te githe ato qe kane shkuar ne France kur jane kthyer i kane ***** Shqiperise dhe Skiptareve. Nuk ka qene as Dulla dhe as Dulla gjate sot te paret.
      Vete franca e ka **** Skiptarin disa here ne shekuj.

  10. Kosovari says:

    E shkelqyer !

    Iken, por ksuh mbeti?
    Vaj vatani e mjere mileti !

  11. MOTOJA JONË POLITIKE: E GJITHË VËMENDJA TEK JU says:

    Tek ju kanakare socialiste te FRESSH-shit te mbetur ketu, te organizuar nga Elisa Spiropreshi.
    Tek ju ithetare seksualist te Partise Demokratike te mbetur ketu, te organizuar nga Ervin Salihanji.
    Tek ju partizanet e Monikes te mbetur ketu me grushtin lart, te organizuar ne kampin veror te Jales.

  12. shoku says:

    Prof Artani,
    Qe ketej ( nga Shqiperia) duhet te ikin ( nese akoma nuk kane ikur) te gjithe ata qe besuan se ky vend do te behej, te gjithe ata qe jane te ndershem, te sinqerte, intelektual, qe duan te rrisin femijet te qete, ti edukojne sic duhet, ti shkollojne, ti ushqejne, ti edukojne me ndjenjen e solidaritetit, te respektit ndaj ambientit, ndaj njeriut, ndaj dashurise. Duhet te largohen te gjithe ata qe nuk duan te ushqhen me helme, te pijne uje te ndotur, te thithin ajer te piste, qe nuk duan te paguajne drejtesine te gjykatesi, shendetin te dokori, diplomat te privati ( pa qene ) e shume e shume shembuj te perditshmerine tone.
    Dhe te ngelin ata qe profesori i permend.

  13. FIZIKA 84 says:

    E ka qare ket shkrim profesori im i nderuar Fuga. E ke shprehur thjeshte dhe bukur realitetin. Te lumte pena! Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje