Nga Ronaldo te Marcelo, 18 madrilenë rrezikuan burgun prej mashtrimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marcelo përmbyll për momentin një listë të gjatë të “madridistas” (madrilenëve), deri në 18 vetë, të cilët kanë pasur probleme me Thesarin në Spanjë. Kështu shkruan në numrin e sotëm gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”. Pra, kanë fshehur të ardhurat dhe kanë bërë evazion fiskal. Anësori brazilian i Real Madridit ka pranuar një dënim prej katër muajsh burg dhe pagesën e 753.624 eurove për mashtrimin e Thesarit, sipas “El Mundo”.

Në fakt, ky është vetëm rasti i fundit në këtë drejtim, që përfshin madrilenët (lojtarë e drejtues aktualë, apo ish) në probleme gjyqësore, si pasojë e mashtrimit financiar në Spanjë. Kryesisht bëhet fjalë për shmangie të tatimin mbi të drejtat e tyre të imazhit.

Ndryshe nga lojtarët e tjerë në një situatë të ngjashme, Marcelo menjëherë e njohu fajin e tij dhe do të paguajë gjobën e mashtrimit, plus 66.340 euro interes për pagesa të vonuara. Të tjerë ish-bashkëlojtar të tij te Real Madridi, si Cristiano Ronaldo, ishin në pozita të tilla delikate, me gjyqe të hapuara dhe kërcënimin për burg.

Yllit portugez, që kësaj vere u transferua te Juventusi, edhe për shkak të problemeve të tilla në Spanjë, iu desh të kalojë një kalvar gjyqesh, duke mos i pranuar akuzat fiskale nga organet përkatëse shtetërore, deri sa më në fund arriti një marrëveshje me Thesarin Spanjoll, duke evituar burgun. Në rastin e CR7, sipas “El Mundo”, shuma e paguar ndaj organeve tatimore duhej të ishte 18.8 milionë euro, por kjo shifër ka rënë në 16.7 milionë euro.

Organet fiskale dhe më pas prokuroria spanjolle e akuzonin sulmuesin aktual të Juventusit për katër krime tatimore midis viteve 2011 dhe 2014. Sipas tyre, Ronaldo kishte shmangur taksimin mbi të ardhurat milionere nga të drejtat e imazhit gjatë kohës së tij në Madrid. Përveç dëmshpërblimit të majmë, të cituar më lart, CR7 u dënua edhe me dy vite burg, të cilat  i kompensoi me një gjobë prej 350.000 euro.

Po nga radhët e Real Madridit, kolumbiani James Rodriguez pati probleme të tilla me Thesarin Spanjoll. Ai u detyrua të paguajë një tjetër gjobë të madhe prej 11.6 milionë euro, ashtu si ish-trajneri i “Los Blancos”, Jose Mourinho. Ky i fundit pranoi dënim me burgim për një vit dhe kryerjen e dy krimeve fiskale, që bartin mashtrimin prej 3.3 milionë euro.

Edhe trajneri i njohur portugez bëri marrëveshje me organet tatimore spanjolle, duke paguar 4 milionë euro në formë gjobe, shumë e cila tashmë është disbursuar. Luka Modric, nga ana tjetër, i pagoi Thesarit Spanjoll rreth një milion euro për të shmangur një dënim të mundshëm me burg. Të tjerë ish-madrilenë, si Angel Di Maria dhe Fabio Coentrao ranë dakord të paguajnë Agjencinë Tatimore me 2.2 dhe 1.7 milionë euro, respektivisht, për dy vepra penale fiskale, secili.

Edhe Mesut Ozil është kapur me shkelje në këtë drejtim për dy nga sezonet e tij në Madrid, ashtu si Ricardo Carvalho, një tjetër ish-lojtar i “Los Blancos”. Ata janë dënuar me nga shtatë muaj burg, por kanë paguar rreth 544.000 euro secili, duke evituar shkuarjen në qeli.

Sidoqoftë, ata nuk janë të vetmit e të kaluarës së Real Madridit, të cilët kanë pasur probleme me Thesarin Spanjoll, si Pepe, Roberto Carlos, Mijatovic, Xabi Alonso, Casillas, Figo, Salgado dhe Suker. Target i organeve tatimore spanjolle ka qenë edhe ish-presidenti Lorenzo Sanz, për të cilin prokurori kërkoi pesë vite e gjashtë muaj burg, sepse u provua se kishte fshehur gjashtë milionë euro taksa për vitin 2008 dhe 2009. (Telesport)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *