Një panoramë e Vasilit mbi mazhorancën: Qeveri më mizerabël për shkak të paaftësisë nuk është parë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj qeverisë Rama pjesë e së cilës ishte vetëm një vit më parë. 

Në një shënim në facebook Vasili thotë se kjo është qeveria më mizerabël dhe se dekoderat ishin thjesht turpi i pamasë i paaftësisë dhe hajdutllëkut. 

“Nga dekoderat tek teatri, kjo është trajektorja e banditizmit qeveritar. 

Qeveri më mizerabël për shkak të paaftësisë nuk është parë. 

Dekoderat ishin thjesht turpi i pamasë i paaftësisë dhe hajdutllëkut. 

E filluan turpin, s’jua mbajti dhe u kthyen mbrapsht. Këta vazhdojnë t’i japin në mënyrë te shfrenuar para’ koncesionarëve te rruga e Kombit, ndërsa pensionistëve të varfër u rrjepin lekët e fundit për dekodera kur mund tua jepnin të gjithëve pa lekë. 

Po teatri? 

Paaftësia dhe kusaria bashkiako qeveritare prodhuan turpin e radhës ligjin special apo turpin special që u shpartallua nga BE. 

Këta që për 40 ditë do të valëvisnin votat e turpit në parlament dhe do rrëzonin dekretin e presidentit tani po na thonë që janë gati ta ndryshojnë ligjin. 

Po 40 ditët ku mbeten? Po votat, që do të valëviteshin ku janë? Apo mund të gjenden në Sharrë edhe 40 ditët e turpit, edhe votat si letra higjienike edhe ca gjëra të tjera mund të gjenden atje… 

Nga dekoderat tek teatri kjo është trajektorja e banditizmit te qeverise.”- shkruan Vasili. (TemA) 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...