Një panoramë e Vasilit mbi mazhorancën: Qeveri më mizerabël për shkak të paaftësisë nuk është parë

12 Shtator 2018, 12:54Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj qeverisë Rama pjesë e së cilës ishte vetëm një vit më parë. 

Në një shënim në facebook Vasili thotë se kjo është qeveria më mizerabël dhe se dekoderat ishin thjesht turpi i pamasë i paaftësisë dhe hajdutllëkut. 

“Nga dekoderat tek teatri, kjo është trajektorja e banditizmit qeveritar. 

Qeveri më mizerabël për shkak të paaftësisë nuk është parë. 

Dekoderat ishin thjesht turpi i pamasë i paaftësisë dhe hajdutllëkut. 

E filluan turpin, s’jua mbajti dhe u kthyen mbrapsht. Këta vazhdojnë t’i japin në mënyrë te shfrenuar para’ koncesionarëve te rruga e Kombit, ndërsa pensionistëve të varfër u rrjepin lekët e fundit për dekodera kur mund tua jepnin të gjithëve pa lekë. 

Po teatri? 

Paaftësia dhe kusaria bashkiako qeveritare prodhuan turpin e radhës ligjin special apo turpin special që u shpartallua nga BE. 

Këta që për 40 ditë do të valëvisnin votat e turpit në parlament dhe do rrëzonin dekretin e presidentit tani po na thonë që janë gati ta ndryshojnë ligjin. 

Po 40 ditët ku mbeten? Po votat, që do të valëviteshin ku janë? Apo mund të gjenden në Sharrë edhe 40 ditët e turpit, edhe votat si letra higjienike edhe ca gjëra të tjera mund të gjenden atje… 

Nga dekoderat tek teatri kjo është trajektorja e banditizmit te qeverise.”- shkruan Vasili. (TemA) 

5 komente në “Një panoramë e Vasilit mbi mazhorancën: Qeveri më mizerabël për shkak të paaftësisë nuk është parë”

  1. Dekoderhumburi says:

    Rana e ktheu signalin kurse ketu ne Itali e prene dhe me se kthyen analogjikun .Te besh politike per dekoderat eshte budallallek me brire,eshte te biesh
    ne nivelin e femijeve, eshte si sì qe hakmerrej dhe i permirrte hunjte e gardhit.Rritu Vasil,rritu!!

  2. Jimi says:

    S’behet vreshti me urata (te shara), por me shata me lopata!

  3. ce says:

    Sa mire do ishte Cilo te kishim Kryeministre Baxhellen, minister shendesie Cili Shkolleshumin,
    Minister arsimi Kejdi dhembcakallen, minister i brendshëm Elmaz Hamutin e Gramshit, minister integrimi Klajda surrattepsia, minister i naziskineve te Mamurrasit Belind kërriçi, vetëm kjo qeveri plotëson kërkesat tuaja o shkolleshum

  4. X says:

    Ku zbedesi perfaqeson presidencenper ligjin per teatrin
    Isi kerkonte mos te rezohej godina e teatrit dhe mos ndertimin e kullave apo kerkonte mos ta ndertonte firma ” fusha” se ky vetem fjalet vulgare di te perdore se te tille kulture dhe edukate eshte kultivuar ose keshtu i interesonte shfaqet qe te fsheh moshen , moralin, intrigat , bagabondizmin dhe injorancen.
    Ne greqi para disa vitesh dekoderat u blen deri ne 50€

  5. Joel says:

    Vazhdo avazin ore plak dhapaqen se nuk te ka mbetur gje tjeter. Pergjighen do e merrni ne qershor per zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje